Kulturë
Agim Gashi: Pa titull
E shtune, 22.01.2011, 08:57 PM
Agim Gashi
PA TITULL
21 Janar 2011-të
Ah moj nanë e lumja nanë
U derdh gjaku sot n´Tiranë,
U derdh gjaku e u derdh loti
Ndërroi koha e u ngrys moti
Engjujt n´qiell e filluen vajin!
Qan Rugova me Adem Jasharin
Qajnë engjujt e lirisë
Nëna Terza me vaj si t´fëmisë
Loton me lutje për tokë t´shqipënisë
Shkrihem e shkrihem si Anteu
Kur shoh që qan dhe Skënderbeu!
Ah sa keq të ndodhi moj Shqipni
Banda t´zeza ta kanë mësy,
Kanë zanë sheshet në Tiranë ,
Të të vrajnë Ty Shqipëni moj nanë,
Të ngulfasin e të djegun
Të të bajnë edhe më të mekun
Me aktorët psikopatë
Që ndjenja kombëtare nuk kanë aspak
Vishen keq, zhvishen cullak,
Shqipënisë të i vejnë lak!
Kur e pashë se çka po bahet
Në Shqipëri e Tiranë
Qita foton e Dr. Rugoves
Të lutemi bashkë për Shqipëni Nanë,
Që t´kalohet kjo sa ma parë
Që të lëviz shteti shqiptar
Me mbrojt nderin dhe Vatanin
Me ia mbrojtur Arbënisë namin
Mos të qeshin bota mbarë
Me ne si popull e si shqiptarë!
Ndeza qirinjët moj Nanë Shqipëni
Ia nisëm lutjet për Ty,
Babi im dhe Ibrahim Rugova,
Me ne bashkë shumë nga Kosova,
Luteshim engjujt nga qielli jonë
Rueje Zot Shqipninë tonë,
Mos na e ndez këtë Nanë si kashtën
Mos e kthe natëdhjeteshtatën;
Me ndjell tmerr e anarhi
Me i veshë nanat me t´zi,
Me sundue bandat e terrorizmi
Këso gjana ban karrierizmi.
Mblidhni mendjen o shqiptarë
Ju sa jeni njerëz kombëtarë,
Poet, shkrimtarë e atdhetarë
Ngriheni zanin për bashkim kombëtar
Leni të keqe e leni hasmëni
Të shtrimë duar, t´lidhim miqësi,
Ta bajmë Zojë nanën Shqipni
T’i shrimë duert e t’i shrengojmë,
Kurr të keqen mos ta mbrojmë,
As për poste as për para
Se Shqipnija neve na ka!
T’ia dimë hallin e ta mbromjë
Amanetet n´vend t’i çojmë
Që na i la dhe Skënderbeu
Të ruhet e të duhet atdheu!!!