E marte, 30.04.2024, 03:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Engjëll Koliqi: Yll lajmëtar i Dardanisë

E diele, 23.01.2011, 08:32 PM


Engjëll Koliqi

 

YLL LAJMËTAR I DARDANISË

 

Nëna Sofë ti Qofsh bekuar

Edhe atje në amshim

Për Yllin lajmëtar që i ke dhuar

Dardanisë, këtij vendit tim

Njeriun e madh

Dhe shumë të urtë

Me emrin e shenjtë

Ibrahim

 

Ibrahimin, të madhin Yll

Jo vetëm që na e dhurove

Por e bëre shumë trim

Me patriotizëm

Dhe me mençuri të madhe

E edukove

 

Edhepse pa baba

E pa gjysh

Që pushtuesi gjakatar

Sa ishte foshnje – ia kishte vrarë

U rrit Ibra

E u kalit

Me besën e fortë të lirisë

Dhe të ribërjes së Dardanisë

Me vështirësi

Me sakrifica

Ia solli lirinë

Dhe lumturinë

 

Sot pesë vjet më parë

U kthye Ibra në amshim

Dhe na u duk – na la jetimë

Por na e la porosinë

Që të mos mërzitemi, se s’jemi jetimë

Kemi Nënëloken tashmë të lirë

Ta bëjmë të fortë dhe të përjetshme

Loken që Ai na e la n’kujdes

Dardaninë

 

Gëzuar o Ylli im

Me emrin Ibrahim

Na prit bashkë me Loke Dardaninë

Në parajsën e lumturisë

Atje

Në amshim

!!!



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora