Kulturë
Mahmud Hysa: Poetika njerëzore dhe emblematike e N?n? Terez?s
E diele, 23.01.2011, 08:59 PM
Poetika njerëzore dhe emblematike e N?n? Terez?s
(Ibrahim Kadriu: Qerrja e dritës, Nositi, Prishtin?, 2010)
Ajo e b?n jet?n shpirtërore n? bot?n e amshuar dhe jet?n edukative n? bot?n reale duke na drejtuar, këshilluar, udhëzuar, p?rmir?suar, ndihmuar, porositur, mësuar, se si t? veprojm?, si t? mendojmë dhe si t? gjykojm?, për t’u b?r? ajo, N?n? Tereza, shembull unikal i idealeve m? pozitive p?r çdo njeri, pa dallim race, feje, kombi, gjuhe.
Nga Dr. Mahmud Hysa
Titulli sinjalizues i romanit
Për nj? krijues, një veçori e r?nd?sishme n? poetik?n letrare, paraqet edhe zgjedhja dhe formulimi i titullit t? veprës letrare, (poezie, romani, drame). Ai kërkohet t? jet? i shkurtër, i kondensuar, dometh?n?s , por edhe sinjalizues, shprehës dhe kuptimor, mund t? jet? transparent, i thjesht? dhe i kuptueshëm, por edhe metaforik, alegorik dhe satirik. Gjith? kjo varet nga fabula e romanit dhe nga poetika letrare e shkrimtarit. Titulli mundet pjes?-pjes?, n? vende t? caktuara, t? identifikohet brenda veprës letrare, por edhe t? mos përmendet fare dhe t? jet? si rezultant? e poetik?s letrare q? ndërton autori brenda strukturës kompozicionale. Titulli i romanit t? Ibrahim Kadriut, Qerrja e dritës, i ka t? gjitha epitetet e përmendura, por ?sht? vështir? i kuptueshëm pse ?sht? metaforik q? kondenson n? vete esencën e konceptit t? autorit për poetik?n emblematike, por edhe shum? njerëzore t? personazhit kryesor. Autori i largohet n? m?nyr?n m? mjeshtërore panegjerizmit psikologjik dhe metafizik, p?rq?ndrohet kryesisht n? empirizmin e dhuntive natyrore dhe t? ideve themelore q? ia ka imponuar modestia e saj konstante jetësore, ashtu siç kemi pasur rastin ta njohim edhe vet?, duke i mbetur besnik procedimit realist roman?sor q? ?sht? tipar i individualitetit t? tij krijues.
Edhe sipas këtij autori, apologjetizmi dhe glorifikimi e dëmton personazhin letrar, e largon nga realiteti, e hedh n? sfera imagjinare, e b?n m? pak t? besuesh?m pse veprat humanitare duhet t? jen? dhe janë ato q? flasin, q? bindin dhe q? e karakterizojnë personazhin kryesor, n? k?t? rast N?n? Terez?n dhe kësaj poetike i ?sht? përmbajtur edhe Ibrahim Kadriu duke na dh?n? nj? roman realist për nj? figur? me pesh? botërore. Natyrisht, kjo shkon edhe me konceptin e autorit dhe besoj se ia ka arritur qëllimit q? t? dëshmoj?, t? pakt?n para nesh, se kjo figur? kaq madhore, q? i ka shërbyer t?r? bot?s, ka dalur nga gjiri i këtij populli, se ajo na takon ne dhe ne i takojmë asaj. Autori, k?t? komponent?, n? m?nyr? eksplicite asnj?her? nuk e vendos n? gjuh?n e asnj? personazhi pse at?her? do t? ishte roman me tez?, siç kanë vepruar shum? t? tjer? edhe n? veprat letrare, por ky autor e l?n lexuesin q? n? m?nyr? implicite t? nxjerr? konluzionin e krenaris? komb?tare. T? ndërtosh nj? personazh njerëzor nga nj? figur? emblematike kulmore duke e peshuar dhe e saktësuar çdo fjal?, çdo lëvizje e çdo mendim t? saj, duke e ruajtur nga devalvimi dhe prozaizmi dhe duke e treguar gjithashtu krenare, meritore dhe vizionare, me t? gjitha veprat, sukseset dhe famën botërore q? e arriti për t? gjall? t? saj, po m? tepër n? bot?n e amshuar, kjo ?sht? pun? jo vetëm e kreativitetit, e invencionit dhe e aktit krijues t? autorit, por edhe e aft?sis?, e prirjes dhe e dispozitave psikologjike q? disponon ky autor q? t? perfeksionoj? tipologjinë romaneske dhe t? jap? prova gjithnjë e m? t? mbinivelizuara t? kësaj gjinie letrare, apo jo vetëm t? kësaj.
Metafora e titullit t? këtij romani p?rb?het nga dy kategori t? ndryshme emrash: nominativit t? nj? emri konkret (qerrja) dhe gjenitivit t? nj? emri abstrakt (e dritës). Nga kompozita e këtyre dy emrave krijohet nj? metafor? q? shpreh idenë kryesore t? romanit: gërsheton nj? personazh real, t? p?rditsh?m, t? dal? nga mjedisi yn? dhe t? af?rt me mentalitetin dhe me mend?sin? kombëtare q? mundohet, punon dhe siguron ekzistencën e vet e t? familjes (qerrja) me nj? personazh q? ka nj? mision t? veçant?, specifik dhe kozmopolit q? t? tjer?ve t’u dhuroj? diçka shum? t? vlefshme (dritën) t? cilat si kompozit? krijojnë nj? figur? t? kapshme, t? mundshme dhe t? pranueshme, nj? figur? sakrifikuese, emblematike dhe ideale, nj? figur? t? mbar? njer?zimit q? e ushqen ate me drit?n, me shpres?n m? t? madhe për jet?.
Shtresimet kompozicionale
Nga titujt e shum? romaneve t? Ibrahim Kadriut, ashtu edhe nga titulli i romanit Qerrja e dritës, nuk mund t? përcaktosh tipologjinë e romanit. Edhe n? k?t? rast, kur e zb?rthejm? metaforën e saj dhe e p?rfundojm? s? lexuari romanin, shohim se kemi t? b?jm? me tipin e romanit t? karakterit apo t? personazhit, kryepersonazh ?sht? N?n? Tereza, edhe pse autori nuk i përmbahet kryekëput këtij tipi. Biografin? e kryepersonazhit nuk e parashtron hap pas hapi, e abstrakton faz?n e paralindjes, t? lindjes dhe foshnjërisë, për t? mos e monotizuar tregimin fabulativ, po dhe për t’iu larguar momenteve t? mrekullive penegjerike, veçori k?to t? individualitetit t? tij krijues, t? cilave u janë nënshtruar shum? t? tjer?. Pra, Kadriu e nis biografin? diçka me faz?n e f?mij?ris? dhe t? adoleshencës, për ta vazhduar me ate t? rinis?, t? pjekuris? trupore dhe mendore, t? veprimit dhe t? përkushtimit, t? humanizmit dhe t? filantropizmit, t? sakrificës dhe t? vetëmohimit për ta përfunduar me pik?n kulmore t? biografis? s? saj, me shp?rblimin Nobel për Paq? duke iu larguar finales s? jet?s q?, n? m?nyr? implicite, don t? na thot? se ajo e b?n jet?n shpirtërore n? bot?n e amshuar dhe jet?n edukative n? bot?n reale duke na drejtuar, këshilluar, udhëzuar, p?rmir?suar, ndihmuar, porositur, mësuar, se si t? veprojm?, si t? mendojmë dhe si t? gjykojm?, për t’u b?r? ajo, N?n? Tereza, shembull unikal i idealeve m? pozitive p?r çdo njeri, pa dallim race, feje, kombi, gjuhe.
Shtresa themelore kompozicionale e këtij romani t? Ibrahim Kadriut mbetet roman?simi apo transponomi letrar i biografis? s? nj? personaliteti t? r?ndomt?, q? b?n jet?n reale dhe normale me anëtar?t tjer? t? familjes dhe t? rrethit shoqëror, q? ka em?r t? zakont?, si gjith? t? tjer?t, Gonxhe Bojaxhiu, e cila n? momente shpreh prirje për jet? shpirtërore, ashtu siç mund t? shprehin t? tjer?t prirje për l?mit? kulturore, shkencore apo letrare, n? nj? personalitet t? veçant?, me përcaktime t? devotshm?ris? fetare si misionare, me emrin kishtar Maria Tereza e Krishtit t? Vog?l e popullarizuar si N?n? Tereza q? ka shprehur afinitete si altruiste e filantrope me përmasave botërore, për t’u b?r? N?na e t? s?mur?ve, e t? varfërve, e t? gërbul?rve dhe n? fund edhe N?na e t?r? bot?s. Mir?po, edhe pse kemi t? b?jm? me dy psikologji t? ndryshme t? nj? personazhi q? n? veprat e kësaj tipologjie personazhesh ekziston nj? hendek i thell? q? dallon k?to dy psikologji, ?sht? veçori e këtij krijuesi q? ta kap?rcej? k?t? ndarje, por edhe t’i vendos? k?to n? nj? rrafsh, n? ate natyror dhe normal, t? kapsh?m dhe t? pranueshëm, t? mundsh?m dhe t? bindsh?m duke na dh?n? nj? rezultant? reciproke, se pjesa e par?, ajo njerëzore, ka dh?n? si produkt ate emblematike, dhe e dyta, ajo emblematike, nuk mund t? ekzistonte pa t? par?n. Autori, n? k?t? aspekt, ka arritur t? tregoj? nj? sens t? përsosur letrar, q? asnjë faz? t? mos e degradoj? dhe t? mos e zbres? nga niveli apo ta prejudikoj? dhe ta mbivlerësoj? nga mjedisi ku ajo jetoi dhe veproi.
Natyrisht se, nga ky sens i matur dhe filigran letrar i autorit, lexuesi panegjirist do t? mbetet i pakënaqur pse kërkon q? gjuha panegjirike e autorit t? jet? m? e pasur, m? e fryr? dhe m? e vrullshme, por lexuesi i romaneve t? tij do t? mbetet mjaft i kënaqur pse romansieri ka arritur ta kaloj? me mjaft sukses k?t? sprov? q? t? tjer?t i mbulojn? me epitete, ndajshtime dhe fjali n?nr?ndit?se. Prirjet, q? shprehen n? pjesët Nd?rkoh? I, II, III, dhe afinitetet, n? ato IV, V, VI, janë t?r?si kompozicionale q? paraqiten dhe gërshetohen me fabulën e romanit si pjes? integrale t? fenomeneve t? natyrshme t? psikologjis? s? tyre. Po veçorit? karakterologjike t? kryepersonazhit, p?r t? mos qen? si t? montuara, autori i vendos brenda kontekstit familjar ku fëmija rritet, edukohet dhe evulon. Familja e Kol? dhe Drane Bojaxhiut ?sht? m? e kamur nga shum? t? tjera, por edhe m? humane dhe ate e tregon me shembuj konkret?: shtëpia e tyre b?het konak, i mban dhe i ushqen Filen dhe Lorin t? pastreh?, Kola kërkon q? ta ngulis? te f?mij?t ndjenjën e humanitetit, ndjenj? q? e çmon mbi t? gjitha. Biografia e personazheve ?sht? suksesive, por me nj? suksesivitet fragmentar dhe jo total duke i kondicionuar veprimet me psikologjinë e tyre.
K?shtu, Gonxheja, për dallim nga f?mij?t tjer?, Lazri dhe Ageja, ka psikologji krejtësisht tjetër, k?t? e dallon autori dhe n? momente t? caktuara e thekson q? faza e afineteve t? saja t? mos na duket si e amputuar. Gonxheja ka prirje t’u ndihmoj? t? varf?rve, tregohet e kujdesshme ndaj Files dhe Lorit q? t? mos e ndjejnë veten keq n? familjen e tyre, ajo ka orientime kah kisha q? si f?mij?, q? edukatën për ndihm? ndaj t? varf?rve, jetim?ve, t? pastreh?ve e përfiton nga përrallat q? i d?gjon me kujdes nga Fileja, q? si nx?n?se lexon Dostojevskin, i dëgjon këshillat e mësuesit Llaz?r Mjed?s, ajo si përcaktim jetësor e ka kultin e fes? dhe ndryshe e sheh dhe mediton nga t? tjer?t për reliktet e Letnic?s, p?r shtatoren e Zonj?s, ka psikologji tjetër nga motra, Agia, q? mendon për t? dashurin, Pal Ndreun, p?rcaktimet dhe vendosmërin? për rrug?n q? ka zgjedhur e tregon n? dialog me Belik?n q? e bind Dranen se ajo ?sht? e pjekur për misionare. Megjithate, ?sht? kjo faza kur njeriu shpreh edhe prirje tjera q? nuk i kanë munguar as Gonxhes pse Lorenc Antoni, kushëriri i saj, thotë se ka prirje t? veçanta për soprano dhe n? momentin e ndarjes nga shok?t e shoqet, n? stacion t? trenit n? Shkup, e k?ndojn? t? gjith? s? bashku k?ng?n e Hil Mosit n? komponim t? Lorencit “N? breg t? liqenit”.
Faza e dyt?, ajo për devotshmëri ndaj fes? dhe përcaktimi i saj si misionare, fenomene k?to biografike t? domosdoshme, fillojn? q? nga momenti i ndarjes s? saj nga n?na, motra dhe vëllai dhe hyp n? tren n? Zagreb për n? qendrën e tubimit, n? Dablin, dhe q? andej për n? Indi. V?shtir?sit? dhe impresionet e udhëtimit n? det, ndjenja e saj e përmallimit për natën e fundit n? familje me shok?t e shoqet për t’u b?r? misionare, bisedat e saj me Maria Magdalen?n se nuk duhet harruar kurrë perkat?sia, as t? afërmit q? vazhdimisht luten për te dhe se t?r? jet?n mendjen do ta ketë andej, se ato kujtime n? brend?sin? e saj e tërheqin, Maria Tereza thotë se krenarin? e saj, q? e v?ren Magdalena, e ka t? lindur, t? fisit,nga n?na e babai dhe se po ta nd?rrojm? p?rkat?sin? profesionale, at? nuk duhet ta nd?rrojm?, se misionaret nuk duhet t? frikësohen nga vuajtjet e vdekja, se ato q?ndrojn? mbi nj? bregore nga duhet t’i luftojnë ftoht?sit?, rrebesh?t, por duhet ta ken? edhe bindjen se n? k?t? rrug? q? janë nisur do t? ken? sukses, se si misionare kanë t? drejt? t? çmojnë sjelljen kulturore t? dikujt dhe t? reagojnë ndaj n?p?rk?mbjes s? dinjitetit t? njeriut, siç b?n? disa ushtar? anglez?.
Megjithate, edhe pse Maria Tereza kish lexuar mjaft literatur? për vendin e misionit, Indin?, realiteti i doli shum? m? i vrazhd?, m? brutal dhe m? skamnor, shum? m? tragjik, m? paradoksal e m? hipokrit, q? kërkonte m? shum? ngrohtësi, mir?si dhe liri, me shum? nevoj? për dashuri, sakrific? e përkushtim, me shum? nevoj? për park?dhelje, urat? e net? pa gjum?, me shum? nevoj? për buk?, për barna e për streh?, me shum? nevoj? për shkolla, spitale e strehimore. Rrug?s për n? Darjeling iu b? “sikur dëgjoi nj? z? q? e thërriste, q? ia b?nte me dije humanitetin” q? n? psikologji ?sht? i njohur si halucinacion, sidomos, ate q? pa n? Kalkut?, vendos ta çoj? n? vend z?rin q? e kishte dëgjuar pse skenat e t? s?mur?ve, t? skamnor?ve, t? f?mij?ve, vajet e gj?m?t e tyre, kufomat q? digjeshin, lumin Gang si dëshmitarin e kufomave, luft?n dhe duelet e f?mij?ve me piran?t q? i nxirrnin skeletet e f?mij?ve nga lumi, sikur e lemerit?n, e tmerruan, e shkallmuan, por edhe ia forcuan bindjen, guximin dhe sakrificën për nevojën dhe arsyeshm?rin? e misionit q? kishte zgjedhur me d?shir?.
N?n? Tereza e b?ri natën dit? n? mes pleqve, plakave dhe t? s?mur?ve pa shpres? q? t’i kap?rcejn? dhembjet, ndërsa f?mij?ve u ofronte buk? e barna. Skena lemerit?se pa edhe n? Delhi, Bombej, Karakas, Lim?, Rom?, Palermo, Tanzani, Australi, Pakistan, Jordan, Jemen, Lond?r, Belfast, Etiopi e tjer?. Po N?n? Tereza pati rastin t? shoh? edhe hipokrizinë e njerëzve q? kishin barna e nuk jepnin, ashtu siedhe paradoksin se n? k?t? vend kishte edhe njerëz t? zhytur n? luks e pasuri, q? b?nin gara me kuaj, q? luanin golf, q? kishin sht?pi përrallore. Megjithate, N?n? Tereza, me kapitalin e madh humanitar dhe shpirtëror q? krijoi gjat? jet?s s? vet, 70 shkolla me mbi 10.000 nx?n?s, 250 spitale, 80 klinika me t? gërbulur, 20 sht?pi për f?mij?, 25 sht?pi për t? varfër, disave iu b? sikur “zbriti nga qielli”, ndërsa disave se ishte e pjekur dhe e ardhur për çmimin Nobel q? e mori pse e meritoi m? shum? se kushdo tjet?r. Me shum? r?nd?si janë meditimet e saj për t? afërmit q? kurrë s’i hoq nga mendja dhe kuptimplote janë premtimet q? iu dha t? dashurve q? e prit?n dhe e përcollën n? Oslo :”Do t? vij t? vizitoj vendlindjen, do t? vij e t? bisedojmë m? gjat?”.
Konteksti kohor
Katedrala e kombit Nëna Terezë
Koha historike e veprimeve, mendimeve, lëvizjeve, ndryshimeve, aksioneve, aktiviteteve dhe atmosferës n?p?r t? cilat lëvizin dhe veprojnë personazhet e nj? vepre letrare, veçmas romani, ?sht? nj? komponent? joformale q? duhet t? ekzistoj? dhe ekziston n? çdo krijim letrar, t? cil?n autori duhet ta studioj? mir? n? t? gjitha aspektet. Mir?po, për nj? shkrimtar t? pjekur dhe t? suksesesh?m nuk mjafton vetëm kjo, pse duhet q? t? gjitha k?to fenomene t? kohës historike t’i vendos? apo t’i shkrij? n? kontekste t? strukturës kompozicinale q? t? mos mbesin si fragmente t? amputuara. Kjo arrihet m? tepër kur k?to fenomene na i paraqesin, n? t? shumt?n e rasteve, personazhet p?rmes gjuhës s? vet apo p?rmes aksioneve, aktiviteteve dhe rezonimeve, sintezave, paradokseve dhe absurditete q? krijon koha historike.
Ibrahim Kadriu i ka kushtuar dhe i kushton kujdes kontekstit historik, madje mund t? themi se e njeh historinë pse disa romane t? tij janë historik? (Kalor?si i Karadakut), ose me karakter edhe historik (N? Vajhall, Spirale muzgu, Loja e fundit), por kjo komponent? nuk mungon as te romanet e personazheve(Gloria n? mes, Qerrja e dritës e tjer?). N? mes historis? dhe romanit historik nuk ka divergjenc?, madje konvergjenca duhet t? jet? e plot?, me përjashtim t? faktit se romani historik nuk preferon data, vende dhe statistika historike, toleron gërshetimin e personazheve historike me t? let?rsis? popullore apo imagjinativ? n? m?nyr? q? t? realizohet ideali historik plotësisht, madje lejon q? disa veçori negative, si tradhtia, spiunazhi, disfatat e thella t? shprehen me gjuh? figurative për t? mos ia lënduar lexuesit imazhin historik. E tanishmja historike e kohës s? Gonxhe Bojanxhiut përderisa ishte n? vendlindje , ajo e viteve 1910-1929, konsiderohet nd?r m? t? bujshmet dhe vendimtaret për fatin e kombit, me shum? turbacione, paradokse, absurditete, hipokrizi,invazione,viktima,shkelje flagrante t? t? drejtave dhe lirive personale dhe kombëtare t? cilat autori na i shtron n? momente t? caktuara, n? forma t? ndryshme dhe n? kontekste kompozicionale aq sa lexuesi merr informacione t? duhura për nj? faz? t? historis? s? re.
E tanishmja historike shprehet p?rmes sintezave letrare dhe eseistike për ngjarje dhe fenomene, siç janë uniformat, (ndërrimi, konglomerati, definimi i tyre); atmosfera e luftës n? Ballkan (mbi paradokset dhe absurdet e saj);personalizimi i objekteve joorganike(Ura e Gurit e Shkupit) si dëshmitare flet për stuhitë e kohës; dialogu i brendshëm i personazheve, si veçori e poetik?s s? autorit p?r t? rrahur probleme t? moralit t? kohës si fatkeq?sit? e Ballkanit, ambiciet e disa popujve për t? pushtuar, për t? prishur qetësin? njerëzore; kolonizimi i vendeve shqiptare nga ardhacak?t q? kishin mentalitet, moral dhe karakter t? ndrysh?m nga vendasit q?, edhe pse dhunues, i mbronte pushteti i huaj; atmosfera politike dhe shoqërore e Shkupit e shprehur p?rmes nj? shkupjani, Sabri Qytez?s; personazhe si Kol? Bojaxhiu, q? ishte n? vorbullën e L?vizjes Komb?tare dhe bashkëveprimtar me H. Prishtin?n e B. Currin; puna angari e shqiptar?ve për t? hapur rrug? t? reja n? vende t? huaja ku gjarpri b?het rrezik dit?n dhe obsesion natën; vdekja angari si n? elegjinë P?rtej Ur?s s? Qabes?; rreziku për atdheun nga val?t e detit, si Bajlozi, vranësirat mbi Dajt, streset nga tmerret e luftës, pasiguria e jet?s për ata q? mbronin interesat kombëtare, siç e helmuan n? Beograd deputetin Kol? Bojaxhiu.
Pasazhet lirike
Romani dihet se ?sht? gjini letrare tipike epike, por ekziston edhe gërshetimi i gjinive letrare n? çdo lloj krijimtarie dhe nj? simbioz? e till? preferohet dhe kërkohet edhe n? romanin bashkëkohor, aq m? tepër kur romansieri ka dhen? sprova t? suksesshme edhe n? poezi, siç ?sht? rasti edhe me Ibrahim Kadriun. Vet? tema e romanit, ndarja e nj? anëtari t? familjes për t’iu përkushtuar jet?s misionare n? nj? vend shum? t? largët, sado q? kjo u b? me d?shir?n e plot? t? t? dyja pal?ve, Gonxhes dhe prindërve t? saj, kjo ?sht? nj? tem? q?, n? m?nyr? implicite, ngjall dhembje, mall, sentimente, q? edhe njeriu sado frigid nuk mund t? përmbahet. Shkrimtari,si njohës i veçant? i psikologjis? s? njeriut, i çastit t? ndarjes s? n?n?s nga vajza, nuk ka mundur ta tejkaloj? si moment, n? ate rast do t? tregohej i p?rcip?t e i cek?t, pa e shpalosur shpirtin e n?n?s, jo me lot, melankoli dhe ofshama, por me nj? proz? poetike me nëntekst t? pasur q? vet? autori gjen form?n edhe t? na zbërthej? metaforën e sharmit t? humbur apo kuptimit t? humbur t? jet?s pse edhe kjo tani ?nd?rron si Lokja e Ënd?rr?s s? jet?s se nga f?mij?t mendonte se do t? kishte nipër e mbesa q? ajo do t’i park?dhelte, e mundon fati i Agies q? ka vendosur t? jetoj? me t?, e mundon edhe Lazri q? ka shkuar n? studime, kujton jet?n idilike me burrin e f?mij?t. K?to pasazhe lirike mund t’i kthejmë lirisht n? vargje për t? na dal? nj? poezi e veçant?: Ngadalë-ngadal? po humb sharmi./ Rrug?t po b?hen pjes? e ditës, pjes? e natës./ Po shtrohen me largësi/ dhe vështir? ?sht? t’u gjendet fundi./E kam pak si vështir? qetësin?. .
Një moment tjetër mjaft lirik, i lirik?s imtime, paraqitet edhe n? fillim t? Nd?rkoh?s III, kur autori don ta thej? monotonin? e psikologjis? frigide familjare për t? ndërtuar nj? psikologji krejtësisht reale dhe natyrore t? anëtar?ve tjer? t? familjes Bojaxhiu. N? k?t? rast b?het fjal? për Agien, për bot?n e saj intime, për nevojën e saj q? t? ketë simpati, dashuri dhe raporte intime me nj? t? zgjedhurin e saj për t? krijuar familje. Dhe Agia pati nj? histori t? till?, n? rrug? për Letnic?, u takua shkurtimisht me Pal Ndreun, lindi dashuria n? mes tyre, por ajo nuk u realizua. K?t? dashuri t? parealizuar t? Agies, autori na e zbulon metaforikisht me burimin si vendzgjim t? ndjenjave intime për t? cilin çdo njeri ndjen etje-d?shir? për t? shuar zjarrin e shpirtit i cili kur shuhet krijon familjen. Mir?po, n? rastin konkret nuk u shua etja dhe ajo shkaktoi dhembje megjithëse mbesin t? gjalla gjurmët e etjes. Dhembjet mund t? jen? fizike (t? sh?rueshme) dhe shpirtërore (t? pashërueshme) burimit i humbet kthjelltësia, por nuk i humbasin kujtimet, megjithëse realizimi ?sht? i pamundshëm pse jan? shtat? bjeshk? larg(varg popullor). Edhe Lazri b?n meditime lirike për n?n?n, Agien dhe Gonxhen.
Vij?zimi psikologjik dhe tipizimi i personazheve
Një veçori dalluese e individualitetit krijues t? Ibrahim Kadriut ?sht? edhe ajo se n? personalitetin e secilit personazh nd?rton psikologji vetanake ashtu siç ?sht? edhe psikologjia e secilit individ e veçant?, pavarësisht se ata mund t? jen? f?mij? t? nj? barku pse s’mund t? gjesh dy njerëz q? mendojnë, flasin, reagojnë, veprojnë n? m?nyr? t? nj?jt?. N? k?t? rrafsh, nj? psikologji mjaft antonimike e dallon Agien nga Gonxheja dhe ate për kah karakteri, temperamenti, dispozitat psikike, ndjenjat dhe reagimet. Karakteri, si vija psikike dhe morale m? kryesore q? shpreh vendosm?rin? dhe vullnetin e njeriut për t’ia arritur qëllimit, veçori e përhershme q? nuk ndryshon dhe e shquan nj? individ nga t? tjer?t ?sht? ajo q? e dallon m? s? shumti Agien nga Gonxheja. Agiea ka karakter t? but?, t? luhatsh?m dhe t? mbyllur, ajo shpejt e ndërron mendimin, nuk shqetësohet shum? për fatin e mjer? t? t? tjer?ve, nuk i tregon askujt, as n?n?s, as vëllait, as motrës, për takimin sekret dhe dashurin? q? ndjente ndaj Pal Ndreut, ndërsa Gonxheja kishte karakter t? përmbajtur dhe meditativ, ajo merrej me vetveten, mendonte për vuajtjet e t? tjer?ve. Ato dallojnë edhe për kah temperamenti, Agia ishte me temperament kolerik e sanguinik pse ishte e rrëmbyer, energjike, tip i gjall? e i lëvizsh?m, ndërsa Gonxheja me temperament melankolik e sentimental pse ishte shum? e ndjeshme ndaj t? varfërve, t? s?mur?ve t? cil?ve u ofronte ate q? kishte. Prirje apo dispozita psikike t? dallueshme nuk kishte Agiea, ndërsa Gonxheja tregoi prirje për adhurimin e kulteve fetare, për muzik? dhe lexim t? literaturës botërore; ndjenjat e Agies ishin t? papërmbajtura, por me prirje natyrore: dashuri ndaj familjar?ve dhe dashuri sensuale, ndërsa Gonxheja e përmbajtur, pa dilema dhe me përcaktime t? qarta, por q? mendonte për jet?n familjare t? Agies.
Ibrahim Kadriu n? romanet e fundit na krijon nj? tip t? veçant? t? personazhit, q? e shquan jo pozita, niveli, rangu, por roli i tij sinjifikativ q? me disa paraqitje t? shkurtra zbulon t? vërtet?n jetësore ose ?sht? dëshmitar i saj sublim. N? Vajhall dhe n? Gloria n? mes janë gra, halla Zyl?, q? e kundërvihet zullumqar?ve, dhe halla Tush?, q? dëshmon për masakrat e kriminel?ve, ndërsa n? romanin Qerrja e dritës i till? ?sht? Lori Gozhuri q? ?sht? si dëshmitar i gjall? i t? kaluarës s? hidhur, mediton mjaft kthjell?t dhe objektivisht për veten dhe racionalisht për t? tjer?t pse dëgjon, sheh dhe ndjen ate q? zhvillohet rreth tij, ?sht? dëshmitar i paradokseve dhe absurditeteve t? luftës, t? parakalimeve t? ushtar?ve e t? ushtrive t? ndryshme, i rrugës s? tyre t? pakthim. Jan? k?to personazhe q? t? shtyjnë t? meditosh m? gjat? rreth fjal?s s? tyre, q? t? asocionojn?, q? t? kthjellin dhe ta tregojnë t? vërtet?n lakuriqe.
* * *
Shkrimtari me pedigre krijuese stabile dhe konsekuente nuk i tejkalon veçorit? e individualitetit t? tij krijues edhe kur trajton tema për personalitete markante për t? cilin janë shkruar, rishkruar e tejshkuar vëllime librash tipologjish t? ndryshme, ai i mbetet besnik parimeve dhe kodeve letrare duke i përsosur dhe avancuar artistikisht dhe jo duke ecur kallupeve dhe imitimeve.