E hene, 29.04.2024, 12:51 PM (GMT+1)

Kulturë

At' Ndue Toplana: Kishes se Shna Ndout, Ja si i bahen padrejtsit nga pushtetaret shqiptare

E hene, 24.01.2011, 07:49 PM


Kishes se Shna Ndout, Ja si i bahen padrejtsit nga pushtetaret shqiptare

 

Nga At' Ndue Toplana, ofm

 

Jam tuj e shkrue ketë artikull, që t'shohin të gjithë shqiptarët; se sa padrejtsi i bahet Kishës së Shna Ndout, në të cilën e për të cilën ka rrespekt çdo shqiptarë padallim fejet. Duhet ta imagjinojmë dhe të mendojmë, po njerëzit e thiesht: sa vuejn me Drejtsin tonë në Shqipni! Due me i lirue të gjithë Politikanët e Pushtetarët tanë Shqiptarë, se nuk due me jua marrë pushtetin, por due me thanë: "Se kështu nuk ecet ma".

E di, se zemrohet nji shumicë e madhe pulitikanësh, sepse në përgjegjsi kanë sundue në kohen e Komunizmit e sundojnë edhe sot dhe nuk e dijnë: çka asht vuejtja, as burgimi, as internimi dhe as privimi prej çdo të drejte njerëzore. Kisha ka vuejt pse e ka luftue ideologjinë ma të egër Komuniste dhe po vuen edhe sot. Sot mbas njizet vjetësh Demokraci, edhe pse thomë asht Lirija e Fesë. Kjo Kishë aq shumë e njofun për popullin Shqiptarë kudo që gjindet, deri sot nuk ka pasë mundësi me i gëzue të drejtat e Pronsisë dhe të nji zhvillimit normal në strukturat e saja, për nji pritje sa më dinjitoze të Pelegrinve që e frekuentojnë këtë vend të Shejt nga padrejtsitë e pushtetarve të vendit tonë.

Mjerimi i Drejtsisë dhe i zbatimit të Ligjit në Shqipëri, arrinë deri këtu. Tuj u lodhë e sterlodhë na Fretnit Françeskanë për njizet vjet, nëpër Gjykata me fitue nji të drejtë që na takon me Ligjë dhe tuj mos lanë Zyre Shtetënore pa hy dhe pushtetarë pa takue, dhe pa asnji rrezultat. Unë kur kam lexue porositë e Shokut Ramiz Alisë në fjalimin e tij, kam thanë se keta janë ndjeksit e tij të vertet, po i citoj: "Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve, do t'u japim nga një leter në dorë, që "t'u njihet prona", por asnjëherë nuk do t'ua japim Pronen e Tyre, dhe në forma të ndryshme, do t'i ngatërrojmë me njeri-tjetrin. Ata do të kalojnë nëpër Gjykata, ku do të zbatohet Rotacioni, nga Gjykata e Shkallës së Parë në të Dytën dhe, "difekte teknike", do të kthehen përsëri në të Parën". Kjo porosi e shokut Ramiz, asht realizue në të gjitha rastet me Pronësinë e Provincës Françeskane në Shqipni dhe në veçanti në Kishën e Shna Ndout, tuj ba Rotacionin, Gjygj në gjygjë e zyr në zyrë dhe besoj se kështu bahet edhe me të tjerët që nuk janë në Pushtet, a nuk na kanë ngatërrue edhe me të tjerët, ku na shajnë publikisht dhe na kercënojnë edhe me jet dhe pushteti i mbron.

Publikisht, bahen Ligjet shum të mira për kthimin e Pronësisë dhe në favor të Besimeve në Shqipni, që Europa ti konsiderojnë Demokrat, kështu bajnë edhe me popullin në luftë për Korrupsionin, por në realitet e vetmja Drejtsi që funksionon asht: "mbrojtja e Korrupsionit dhe ligji i Maliqit".

Deshiroj me ju ba të ditun dhe njikohësisht me ju habitë për funksionimin e Shtetit Ligjorë që kemi, kur t'ju prezentoj Dokumentat dhe hapat që kemi ba për njizet vitet e fundit e deri tash për të drejtat e Kishës së Shna Ndout, ku due me i prezentue Shtetit Shqiptarë dhe të gjithë shqiptarve: "Deri ketu ka ra vendi i jonë dhe Drejtsija Shqiptare".

Këtu po i prezantoj, emnat e dokumentavet, datën e dokumenteve dhe numrat e dokumentave dhe disa letra, që lehtësisht verifikohen:

1. Dokumenti i marrë nga Arkivi i Shtetit Tiranë 24. 10. 2006 Inventari i dy shpive Laç-Sebaste përmbajtja në këtë inventarë e mora simas rregullit që më është lanë nga P. Shtjefen Gjeçovi ofm. Famullitarë e President. P. Lorenzo Miletto Famullitarë, ky dokument i rishkruem në 1905. që përfshinë nji territor të saktë me nji Dokument që i kalon ma se njiqindë vjetë dhe asht i rishkruem dhe tregon me emna kufit e Kishës së Shna Ndout tuj fillue: tek kripshta që është rreth 500m sipër Kishës, deri tek Kalaja përballë Kishës dhe deri tek vorret sipër Laçit.

2. Në vitin 1992 asht ba nji Dokument nga gjashtë pleqët e dy fiseve Selit-Delbënisht, ku thuhet: "Të hiqet banesa mbi ujësjellsin e Kishës Shnanoit dhe të mbyllet tubacioni që është hapur nga Kol Nrec vlashi, mbasi ishte shtri tubacioni i uijt". Ishte ndertue në tokën e Kishës dhe mbi tubacionin e uijt Kishës Shna Ndout.

3. Në vitin 2002 Gjykata e Rrethit Kurbin Vendosi: Njohjen e pronsisë së para vitit 1945 me nji sipërfaqe 307. 680 m2 pjesë e parcelës kadastrale nr. 40.

4. Komisioni i Kthimit e Kompensimit të Pronave ish-pronarve, Vendosi: Kishës Shna Ndout i kthehet, nji sipërfaqe, 1250 m2 dhe 70. 715m2, tokë pyllë, dhe kufizohet me: veriu Lesterin, nga Jugu shesh Mal-Gjorm, Prendim me Laçin dhe nga Lindja me Seliten. Konfirmohet nga Kryetari i Qarkut Luigj Isufi. Data 09. 10. 2002 Lezhë.

5. Me 11. 11. 2006 Kisha e Shna Ndout paditet prej z. Astrit Vlashi dhe, bashkë me të, Dega e Policisë Ndertimore Lezhë dhe Komuna Milot për (anullimin) e prishjes së lokalit në tokën e Kishës Shna Ndout, dhe në Gjygjë ata vet nuk marrin pjesë. Gjyka e Lezhës hedhë poshtë padin e tij dhe ai vet apelon në Shkoder me 19. 02. 2007 dhe bahet Gjygji me 11. 06. 2007 i cili lenë në fuqi Vendimin e Gjykatës Lezhës, që dmth. me u lirue toka e Kishës Shna Ndout, jo vetem nuk prishet, por ndertohet i riu e pastrohet i vjetri me lejet të pushtetit lokal.

6. Certifikatë për vertetimin e pronsisë lshue me 28. 10. 2004, nr. 2150-2151 Regjistruesi z. Osman Morina. Çertifikatë e rinovueme edhe njiherë me 08. 04. 2008 lshuesi dhe regjistruesi z. Fran Zymaj, Dokumentat i ka Kisha e Shna Ndout, por e gëzojnë të tjerët.

7. Milot me 10. 06. 2010 Kryetari i ksaj Komune z. Vlash Gega, jep Leje Previzore tek Pronsija e Kishës Shna Ndout me të drejt rinovimit, jashta të gjitha kopetencave Ligjore, ku i kemi ba kallzim penal, por kot shkon me ketë Shtet që kemi, dhe i ka ba edhe ai vetit tuj i thanë Shtetit e kam ba dhe nuk kam frigë askend.

8. Kallzim Penal, për keto padrejtsi që po i bahen Kishës Shna Ndout, tuj ju drejtue me 28. 06. 2010, Prokurorisë Përgjithshme, Ankim drejtue: Inspektoriati Ndertimor e Urbanistik Kombtare Kryeinspektori z. Gjergj Bojaxhi, për dijeni: z. Sokol Olldashi, Minister i Punve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit Tiranë, z. Sali Berisha Kryeministrit të Shqipëris Tiranë.

9. Shkodër me 07. 10. 2010 Leter Drejtue: Presidentit të Shqipërisë dhe Kryetari i KLD z. Bamir Topi, Kryeministrit të Shqipëris z. Sali Berisha, Ministrit të Drejtsisë z. Bujar Nishani si dhe Për dijeni: Inspektoriati Ndertimor e Urbanistik Kombtare Kryeinspektori z. Gjergj Bojaxhi, po për padrejtsitë. Shqiptarët, të ishin të lirë me denoncue padrejtsit që i psojnë, nuk e di sa kishte me u ba grumbulli në Prokurori! Por, friga e vendit punës ose e jetës ose e familjes nuk i lejon me folë por rrinë e durojnë çdo mjerim që qeveritarët u sjellin.

Kemi shkrue Letra të gjitha istitucioneve Shtetënore e Nderkombtare, dhe kemi pasë Gjygj mbas Gjygjit deri tash, por kot. Kem letra me shumicë që i kemi shkrue e nisë Istitucioneve Shtetnore, por pa rezultat, dhe besoj se mjaftojnë këto për të vertetue korrupsionin qe i bahet Kishë në Shqipni.

Tuj ndigjue për të gjithë ata që kanë vu dorë në atë vend të Shejt, me prishë ose me vjedh gjatë kohës Komunizmit, se e kanë marrë ndeshkimin. Unë kam nji besim të madhë tek forca e Shna Ndout, se Ai vet edhe sot ka e i shperblye të gjithë ata që i dalin kundra, kushdo kjoshin. Besoj se edhe pushtetarët ka e i prek, tuj i ba mos me vazhdue ma ketë padrejtsi kundra ksaj Kishe, sepse keta pa nji forcë mbinatyrore nuk ndahen prej uzurpimeve.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora