E shtune, 27.04.2024, 02:03 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Relikja e fundit e Nomeklaturës së kuqe që pengon Integrimin

E diele, 05.12.2010, 08:58 PM


Relikja e fundit e Nomeklaturës së kuqe që pengon Integrimin

 

Nga Pirro Prifti, Analist

 

Z. Baleta, në  intervistat e tij të pafund  dhe i mirëpritur çuditërisht nga Tv-Koha për kontributin e tij anti-integrues, vazhdon të marrë nëpër gojë e të ngatërrojë ngjarje, njerëz, e data, historira, të cilat vetëm ai i di se nga cila literaturë  janë marrë, por mesa duket z. Baleta paska disa arkiva të partisë së punës apo më mirë dosje të miqve dhe armiqve të tij të cilat  ka seleksionuar me kujdes për ti sharë apo lavdëruar sa herë i vjen rasti dhe si përfundim pa e ditur as ai vetë , bëhet një nga pengesat e shumta për integrimin e vëndit në BE, sepse sigurisht ka me vehte një barrë të rëndë argumentash e projektesh se si të zbatojë porositë e PPSH dhe të Shokut Enver  për të jetuar e punuar si në rrethim. Doemos ky sistem demokratiknuk i vjen për shtat as atij e as grupit që ai përfaqëson.

 Rasti i pa-precedent i kësaj Relikeje të PPSH, këtij komunisti të vendosur që zbaton dhe sot e kësaj dite 11 `veset`  e komunistit, që zbaton me përpikmëri luftën e klasave kundër  inteligjencës, kulakëve, dhe kundër të gjithë armiqve të Partisë  e të sh. Enver, kërkon një vëmëndje më të madhe të opinionit publik i cili ka harruar se ç`do të thotë  të jesh një ish-nomeklaturist i kuq, dhe se si ai e perception gjëndjen e sotme, kontradiktat e sotme dhe konfliktet e sotme në një Shqipëri krejt tjetër nga ajo ku ka drejtuar ai.

 Të nderuar teleshikues, nëse doni të shihni se si interpreton dhe zgjidh problemet një ish anëtar i nomeklaturës së kuqe shikoni o njerëz TV-KOHA, dhe vetë z. Baleta ,se si  ai spjegon e shan, e bën armiq, krijon histori, kritikon njerëz, spjegon fenomene, duke `harruar`, por në fakt  më shumë duke e vetësugjestionuar vehten - se nuk ka qënë ai në drejtim dhe në përkrahje të punëve më të rëndësishme të jashtme të Shqipërisë së asaj kohe -dhe automatikisht kujton se ka qënë një tjetër Baleta funksionar i PPSH, në duare sigurta të  të cilit vazhdonte  lufta e paepur e dhëmb kundër SHBA dhe BRSS, kundër tregut të përbashkët europian, si dhe  kundër revizionizmit Kinez.

E sot të duket çudi se si një njeri i tillë merret për të interpretuar e  analizuar e për pasojë duke lavdëruar SHBA(!?), dhe BE(!?), duke luajtur rolin e nacionalistit të thekur, e të djegur (!?), duke folur për liritë e të drejtat e njeriut (!?), e duke folur për fenë se sa e domosdoshme është ajo (!?), si dhe duke kritikuar (më mirë sharë) njerëz që mbrojnë komunitetin fetar përkatës (!?).

Për të liritë e të drejtat e njeriut nuk janë ndonjë gjë e madhe për z. Baleta, sepse dhe në kohën e PPSH nuk përbënin problem por zgjidheshin në kuadrin  e luftës së pamëshirshme të klasave që drejtonin njerëz si puna e tij. Duke qënë një nga drejtuesit   dhe punonjësit e besuar të Partisë në Nju Jork, ai ka qënë në skalionin e parë të luftës kundër imperializmit amerikan dhe social-imperializmit sovjetik, si dhe ka bërë luftën më të ashpër ndaj tyre duke dalë fitimtar.

Në këtë rast ai nuk e kupton dhe s`ka nga ta dijë se SHBA e nisi dhe e përfundoi luftën kundër Serbisë në Kosovë pikërisht për të mbrojtur  `të drejtat dhe liritë e popullit Kosovar` dhe jo për të realizuar Shqipërinë e madhe apo etnike siç mendon truri I tij i mplakur nga krijimet  shumë-vjeçare të dis-informimeve të nevojshme pë popullin në atë kohë por dhe sot në demokraci.

 Duke qënë një komunist i thekur që i ka dhënë besën parties, z. Baleta sigurisht mori porosinë nga shoku Ramiz që në 1990 të hidhej në partinë e opozitës së atëhershme duke vërtetuar dhe njëherë thënien proverbiale të Presidentit çek Havek që:  `antikomunistët më të këqinj janë vetë ish-komunistët`( që ndërruan xhakëtën e tyre `kuqe` e  të vjetëruara me modelet perëndimore që tu pëlqenin padronëve të rinj kapitalistë).

Në këtë mënyrë i ashtuquajturi sot antikomunisti Baleta vazhdon përsëri betejën e humbur  të Don Kishotit me mullinjtë e erës duke zbuluar armiq të rinj, duke luftuar me ta, dhe duke fituar në saje të lirisë totale të dhënë me pash nga TV-KOHA  e cila e gjen të arësyeshme që një ish-punonjës i ish- Nomeklaturës së kuqe të flase e tjerrë për net me rradhë historira me armiq, tradhtarë, e grekër apo sllavo-komunistë, dhe se si ai –pra z. Baleta -po shpëton kombin duke zbuluar këta tradhtarë të Shqipërisë.

Me sa duket z.Baleta harron se është duke folur pikërisht për vehten  e tij dhe për shokët e tij që përfituan nga PPSH, drejuan nëpërmjet asaj, zbatuan të gjitha porositë e sh. Enver për të luftuar pa mëshirë armiqtë e kllasës, dhe sot përsëri , pasi kapërcyen ylberin na  u bënë më blu se PD.

Ai ngatërron dhe konfuzionohet kur flet për shkrimet e mija si - shkrime të një armiku të vjetër të Shqipërisë, si të një filo-greku, apo filo-sllavi (nuk e ka gjetur akoma akuzën që është duke përgatirur). Deri këtu nuk e ka keq: unë me të vërtetë jam armik -por jo i Shqipërisë, jam armik i PPSH dhe i nomeklaturës së kuqe që më la 10 vjet në fshatrat  më të largëta të vëndit në të cilat kam punuar me shumë kujdes dhe përkushtim ( si dhe shumë intelektualë të tjerë), i kësaj ish-nomeklature e cila vazhdon të drejtojë ose vetë ose me militantët, bijtë e kushërinjtë e saj, të kësaj ish-nomeklature që e ka zgjatur me qëllim për 20 vjet tranzicionin, të kësaj nomeklature që me pa-aftësinë e saj në drejtim ( nga ky shkak dhe në të kaluarën shkatërruan vëndin me tufëzat e arrëzat),  ka larguar nga vëndi 1.5 milion banorë, të kësaj ish-nomeklature që me rotacionet politike të saj  (të cilat i cilëson brënda partive përkatëse si: `luftë klase` dhe `marrje pushteti`) ka larguar nga drejtimi i vëndit - teknokracinë dhe meritokracinë, me të cilën drejtohen sot vëndet europiano-perëndimore duke e lënë vëndin në mëshirë të çirakëve dhe militantëve, është kjo ish nomeklaturë e kuqe e cila po përpiqet të vonojë integrimin dhe të gëzohet kur ka fatkeqësi,  në vënd që të japë kontribut së bashku me maxhorancën për kapërcimin e vështirësive.

I parë nga ky këndvështrim real mund të vë re me keq-ardhje, që këta relike të PPSH të cilët duhet të ulnin kokën për zullmet që ka bërë partia e tyre e lavdishme e punës, pa pikën e turpit dalin nëpër tv-ra e nëpër media për të shprehur e dhënë opinionet e tyre bajate e pa pikë cilësie për Shqipërinë, Historinë e Shqipërisë, politikat e saj dhe për atdhetarizmin, e për të drejtat e njeriut, etninë apo më keq për rregjistrimin  e etnisë sipas dëshirës. Harron ky komunist internacionalist se etnia është çështje fakti ( pra nuk ndryshon sepse njihet atësia nga farad he jo nga ara). kurse dëshira dhe feja është çështje shpirtrore (e cila mund të ndryshojë).

 Harron gjithashtu kjo relike e komunizmit se nuk ka më internacionalizëm proletar por  në kapitalizëm ka nacionalizm liberal dhe/ose kozmopolitizëm.

 Janë këta njerëz si puna e Baletës që nacionalizmin e zëvëndësuan në kohën e tyre me Internacionalizmin proletar, janë këta njerëz si puna e Baletës që hoqën dhe dhanë kontribut për ta bërë vëndin si shtetin e parë Ateist në botë, janë këta njerës si puna e Baletës që persekutan dhe internuan dhe futën nëpër burgje rreth 180.000 njerëz në kohën e Partisë së punës, janë pikërisht këta njerëz si puna e Baletës që nxisin urrejtjen por ortodoksinë dhe përpiqen të ngatërrojnë ndonjë individ ekstremist të minoritetit dhe të Greqisë - me Kishën Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, kishë e cila sot flet shqip, pavarësisht nga Kryepeshkopi i nderuar Anastasios Janullatos, prania e të cilit në Shqipëri edhe si kryetar i Kishës  është një nga plus-et e  mëdha në pranimin e Shqipërisë në BE, duke qënë një person tërësisht fetar, teolog, dhe me reputacion të madh ndërkombëtar . Nëse do të ishte se BE do të shihte në krye të shqiptarëve një njerëz si Baleta dhe shokët e tij, Shqipëria nuk do të hynte kurrë në Europë dhe jovetëm viza nuk do na jepnin, por do të na linin dhe pa bukë ashtu si na la Partia e tij e Punës për 45 vjet rresht.

Duke mos e zgjatur më tej për analizën e këtij njeriu që nuk e ka për gjë të shtrembëroj fraza e fakte, e të marrë nëpër gojë këdo që nuk e njeh;  ai vetë-sugjestionohet (karakteristikë e ish- komunistëve) nga akuzat që nxjerr vetë nga goja duke i quajtur pak më vonë si të vërteta të kulluara  të gjetura diku në arkivat e `x` institucioni: e në këtë mënyrë konfirmon dhe njëherë që është ish-nomeklaturist i kuq,  të cilët të fusnin në burg për një llaf goje pa prova fare(!?).

Pra ky z. Baleta, i bën vetë të gjitha rolet duke na kujtuar si ustain e tij të vjetër sh. Enver, ashtu dhe servilin e tij sh.Ramiz: rolin e Prokurorit, Hetuesit, Gjykatësit, dhe  të Popullit(?!),  nëpërmjet monologjeve të pafund me vehten dhe me spektatorin, duke imituar dhe na kujtuar  kështu ngjashmërinë edhe me Kryetarin e sotëm të PS z. Rama, i cili gjithashtu monologon me vehten kur del në televizor.

Z. Baleta bën gjithashtu dhe një prapësi tjetër: ai shan të tjerët ( analistë, opinionistë, por  edhe disa politikanë) që dalin pafundësisht duke `mbirë` nëpër televizore me vënd e pavënd, duke mërzitur njerëzit, por harron se dhe vetë bën të njëjtën gjë në tv-Koha.

 Shpresoj që TV-Koha  të kuptojë se cilin merr për të analizuar ekritikuar, por në qoftë se e ka vënë në vënd të ndonjë relikejeapo bufoni, për ta parë njerëzit-dakort.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora