Mendime
Albert Shabanaj: A ishte dorëheqja e Presidentit Sejdiu vullnetare apo arbitrare?
E premte, 01.10.2010, 09:58 PM
A ISHTE DORËHEQJA E PRESIDENTIT SEJDIU VULLNETARE APO ARBITRARE?
Nga Albert SHABANAJ
Presidenti i Kosovës, Sejdiu dha dorëheqje me arsyetimin se kam qene i ndërgjegjshëm ne punën time duke respektuar parimet e mia. Nuk kame besuar se kame shkelur Kushtetutën ,pasi qe kame mbajtur pezull detyrën e kreut te LDK-se.
Nder te tjera vazhdon ai,kemi shume pune për te bere për te ardhmen e vendit,kemi shume sprova para nesh etj. Presidenti Sejdiu si përfundim arriti qe ne ecjen e tije te kalon sproven e demokracise se vërtetë,një diçka mjaft madhështore dhe leksion politikave Shqiptar. Presidenti Sejdiu, arriti qe me trenin e fundit te shpeton diçka nga e kaluara e ndritshme e paraardhësve te Sejdiut si pjesëtar te NDSH-se, respekt! Ndonëse dorëheqja e Sejdiut është mjaft enigmatike për nga karakteri dhe logjika. Sepse sipas mendimit time,pas shpalljes se pavarësisë se Kosovës, Kosovës, i nevojiten kuadro te mirefillta qe kërkon sovraniteti meçe ngërthen ne vete zhvillimin ekonomik,juridik dhe mirëqenien sociale etj. Nga ana tjetër Kosovën e pret edhe një duel i rende me Serbinë. Nga kjo logjik e zhvillimeve kapitale ne Kosove,ashtu si ne t’kaluarën po përfaqësohet Kosova pa kuadro te mirëfillta ... Unë mendoj se asnjëherë e sidomos tani ,Kosova nuk ka nevojë që të hyjë në negociata me Serbinë për ardhmërinë e saje. Nuk duhej te kishte kuptim nëse Qeveria e saje, futen në negociata me Serbinë,qe ne fakte janë ARBITRARE, ne kurrizin e Kosovës. Unë besoj fuqishëm se nëse e bëjnë një gjë te tille për momentin, atëherë vërehet dhe shihet qarte se këto negociata i nevojiten qeveris tone, sepse krerët institucionalë e partiakë të Kosovës kanë nevojë për këto negociata, por për llogarit e tyre,e jo per interesat e popullit te Kosovës. Nese ne ketë rast Kosova shkone ne negociata,atëherë Kosova po merr kaheje te shtetit privat …
Per ketë situate evazive te krijuar ne Kosove,mundemi te flasim shume..meçe edhe dilemat janë te shumta… Disa nga to: Arrestimi i Haradinajt, ribisedimet me Serbine,doreheqja e Presidentit, dhe mesiguri mbajtja e zgjedhjeve ne Kosovë etj... Pra ka mjaft levizje evazive ne Kosove,qe te detyrojne per dyshime. Nga negociatat eventuale me Serbine,fitojne vetem Beogradi dhe Lidershipi i Kosoves nga barbuti enorm qe dot luhet. Dihet boterisht se pasuria tyre s’vjen nga “Miradi” I grave te tyre,por ata janë me nje fjale abuzues dhe te korruptuar. Ndonese BE-ja i ka dosjet e tyre, por nuk ka vepruar dhe nuk do te vepron deri aty ku nuk ju futen ne pune,rrespektivisht per shantazhim.Sepse BE-ja e do me qdo kusht stabilitetin ne Ballkan, destabilizatori i madh në rajon veqohet Serbia dhe parakushti i stabilitetit ne rajon konsiderohet Serbia,gjithnje nga agresiviteti I saje ne Ballkan. Me sa munde te parashikohet ketu politikanet Kosovar si te shantazhuar bien pre e negociatave me Serbinë. BE-ja e do Serbinë demosmerisht në gjirin e saj, si te perkdhelur drejt Brukselit. Ne keto ecje dhe zhvillime mesiguri se Kosova dhe fati saje perseri do te neperkembet dhe abuzohet. Fiset dhe klanet Negociatore kosovarë, të shantazhuar detyrohen te jane te degjueshem dhe lehtesues të këtij prioriteti te BE-se, ku Serbia me siguri se dot ngallnjen përballe Kosovës. Negociatat me Serbinë dhe bumi tyre,sipas mendimit time, janë mënyra klasike e te mbijetuarit te fiseve politike ne Kosovë ,duke tkurrur,abuzuar dhe poshtëruar Kosovën ne pafundësi.
Veshtirsit dot jen te mëdha me te cilat Qeveria e Kosovës futet pa koke ne pazar me Serbinë,sipas mendimit time, mos guximi dhe mos aftësia e tyre te kundërshtojne çfarëdo vendimi qofte edhe Armagedom te jete ai për Kosovën ,qe për një pozicionim te tille te faktorit Kosovar, faktorët janë te shumt dhe aspak te ndershëm. Njeri dhe aduti kryesor i tyre është se, pasuria e tyre e pa ndershme dhe jo ligjore mendojnë ata “LIDERUCA”i ka bërë te pa prekur përballe popullit të mjeruar te Kosovës, por te pa kurriz dhe palaço përballe ndërkombëtarëve...! Politikani i Kosovës se sotëm nuk dine se sa duhet të jetë i nënshtruar përballe ndërkombëtarëve... sipas mendimit time, këta politikan te sodit pergjithemone do te mbesin te dëgjueshëm dhe te nënshtruar edhe me te pa parashikuar...!
Çka është me e keqja e punës dhe fare e moralshme se, te gjitha lëshimet ndaj Serbisë, politikajt kosovarë i karakterizojnë si lëshime ndaj miqve ndërkombëtarë dhe përfundon e tera ... Qe në fakt, këto shitje dhe tradhti ndaj atdheut bëhen vetëm për hir të vetë këtyre klaneve te korruptuara, duke dhënë sa me shume nga kurrizi i Kosovës, fitojnë favore ne mbajtjen e dhunshme te pushteti te tyre.
Si përfundim mendoj se,nëse stabiliteti ne ketë rajon nuk është i vendoseshem për qytetare,për interesin dhe drejtat e tyre,atëherë krimet ,abuzimet dhe marifetet e errëta dot lulëzojnë për deri sa despotet tone varesojne ATEDHEUN përballë varësive te tyre te shëmtuara!!!