E shtune, 27.04.2024, 06:47 AM (GMT+1)

Mendime

Tërnoci Press: Dorëheqja epokale

E marte, 28.09.2010, 09:57 PM


DORËHEQJA EPOKALE

 

Nga Tërnoci Press

 

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, pas vendimit të gjykatës kushtetuese dha dorëheqje.

Aktin e dorëheqjes së presidentit e quajtën akt të lartë moral, trimërues dhe institucional. Merre me mend edhe bashkëpunëtorët e tij, anëtarët e kryesisë së LDK-së, partisë të cilën e drejtonte qe disa vjet një akt të tillë e vlerësuan si akt i sakrificës.

Opozita kosovare një akt të tillë e ka quajtur akt të rëndë për Kosovën dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Vendi është në krizë institucionale dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Kërkojnë një legjitimitet të ri pushtetare në Kosovë.

 

Paradoksi

 

Askush nuk është ndalur një moment për t’i vlerësuar pasojat që mund të ketë një dorëheqje epokale, të cilën e quajnë njerëzit e posteve të larta në Kosovë dhe përreth saj.

Në vend se punohet për dialogun e mirëpritur në mes Prishtinës dhe Beogradit, tash ka filluar dialogu se kush do të bëhet president i Kosovës pas Sejdiut. Çudi!

Një dialog ne mes spektrit politik në Kosovë për zgjedhjen e presidentit të ri dhe avazet e opozitës për zgjedhje të parakohshme ka qit në rend të dytë dialogun e shumëpritur jo vetëm nga vendorët, por edhe nga ndërkombëtarët në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Nëse merret si model i mirë dorëheqja e ish presidentit Sejdiu, atëherë si do të ndodh me vendet fqinje kur edhe atje qeverisin njerëz që kanë dy e tri poste. Pra duhet të jap dorëheqje edhe Tadiqi kryetar i Serbisë dhe i Partisë Demokratike, pastaj kryeministri Sali Berisha, i cili njëherit është edhe kryetar i PD-së e kështu me radhë.

Po sa kryetar të dyfishtë të tjerë kemi në shumë shtete e mos të flasim për kryetar komunash, të cilët sipas gjykatës kosovare duhet të japin dorëheqje. Kështu që dorëheqjet do të bëheshin të modës dhe vargu i tyre nuk do të ketë fund.

 

Vakumi

 

Vakumi institucional, i cili është krijuar pas dorëheqjes së Sejdiut edhe pse ata e quajnë dorëheqje elegante, do t’i ngrijë proceset për zgjidhjen e problemeve shqiptare jo vetëm në Kosovë, por edhe në krahun e saj lindore: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, pastaj në Maqedoni e Mal të Zi.

Në vend që shqiptarët të merren me vepra kapitale me interes të përgjithshëm, ata merren me vetveten, madje edhe në momentet më historike, kur duhet të zgjidhen problemet edhe ndërkombëtarisht. Një akt i tillë çfarë është dorëheqja e presidentit Sejdi është një shuplakë e fuqishme proceseve demokratike në vend.

Derisa të zgjidhet presidenti i ri përgjegjësitë e njeriut të parë të shtetit të ri të Kosovës i ka marrë kryeparlamentari, tashti edhe ai është ngarkuar me dy poste. Pra, tri postet me rëndësi tashti i ka PDK e Kosovës.

 

Përgjegjësia

 

Partneri i Koalicionit tashti i ka të gjitha përgjegjësitë në duart e veta, në një kohë kur në veri të vendit po ndodhin gjëra shumë karakteristike për ngjarjet politike në Kosovë, pastaj rreth Kosovës në të ashtuquajturën Luginës të Preshevës, Beogradi në heshtje është duke i pastruar duart me forcat progresive shqiptare, duke i vënë para mekanizmave pushtetare me ndjekje e përçarje.

Shqiptarët në heshtje po shpërngulen drejt Kosovës, pastaj diçka e tillë po ndodh edhe me shqiptarët në Maqedoni dhe Mal të Zi.

Një ajet Kur’anor thotë: “Allahu xh.sh nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ai të mos e ndryshoj vetveten”. Tamam ashtu. Ne po kërkojmë ndryshime në momentin kur duhet të jemi unik, parimor dhe pragmatik. Zoti na ndihmoftë! 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora