E shtune, 27.04.2024, 09:01 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Miqësisht Fatmir Sejdiut - Kryetarit të ç’ngrirë të LDK-së

E marte, 28.09.2010, 09:59 PM


Fatmir Sejdiut - Kryetarit të ç’ngrirë të LDK-së

Lejoni të forcohet LDKja

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Viti 1989 ishte një vitë që në histori do të mbetet si viti kur shqiptarët të parët në Evropën Juglindore u bashkuan dhe mu para tytave serbe dhe terrorit të tyre formuan një subjekt politik, i cili do të shtronte rrugën për ndarjen përfundimtare të Kosovës nga kthetrat serbe. Atë vit pra të ftohët dhjetori u nxe skena politike dhe u nxeh gjaku i shqiptarëve, se tani e tutje në mënyrë legale dhe demokratike do të fillonte rruga për finalizimin e një detyre sa madhore aq edhe të rrezikshme për shtetësin kosovare, si shteti i dytë në Evropë me shqiptarë dhe për shqiptarë. Të mëdhenjë dhe të guximshëm ishin ata që moren këtë iniciativë, të menqur dhe të dijshëm ishin gjithashtu ngase e kishin parasysh se po marrin në dorë fatin e miliona shqiptarëve të Kosovës dhe besa miliona shqiptarëve të viseve natyrale kombëtare për të ardhmën e tyre. Ishin të shumtë ata që iu futen kësaj detyre jo të lehtë ngase pozicioni ishte shumë i pafavorshëm për kauzen tonë, dhe se mungonin miqët e mëdhenj të kancelarive të mëdha demokratike botërore të cilët ishin disi të pozicionuar ndaj vazhdimit dhe mbetjesë të ish Jugosllavisë.

Dihet se edhe për këtë dikush kishte menduar me kohë, dhe ai ishte shumë i përgatitur që me bashkëpunëtorët e tij dhe me përkrahjen e mbi 90% të shqiptarëve do të arrinte që të kthente rrotën historike, dhe të afrohej me së pari me SHBAnë e më tutje edhe me demokraci europiane, e ai ishte i Madhi i kombit shqiptarë Ibrahim Rugova. Rrjedha e mëtutjeshme është e ditur dhe fatmirësishtë Kosova arriti të formalizoi pavarësin e shpallur me 2 Korrik dhe me Kushtetutën e 7 Shtatorit, që pasoi me njohje formale me 17.shkurt 2008.

Në plejaden e LDKsë kishte me mijëra intelektualë, gazetarë, artistë, politolog, patriot dhe njerëz të tjerë të dijesë dhe shkencesë, në ketë mes ishit edhe ju të nderuar, F. Sejdiu, E. Kryeziu, K. Berisha, N. Kelmendi, A. Gashi, S. Hamiti, më vonë L. Haziri, A. Veliu, R. Manaj e shumë të tjerë që sot jeni pjesë e organeve më të laerta të LDKsë. Dikush do të thot se nuk u përmenden edhe shumë të tjerë por ata i lash me qëllim ngase sot ose nuk janë pjesë e LDKsë, disa kanë ndërruar parti dhe disa kanë vdekur, ndersa për fat të keq nuk e kemi asnjë që është larguar me dëshirë për të u lanë vend forcave dhe njerëzve të rinj si pasardhës të LDKsë.

I nderua F. Sejdiu ju ishit sekretar i përgjithshëm i LDKsë shumë vite, ishit afër me Presidentin Rugova, ishit anëtarë i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dy mandate dhe ishit njeri kyq në LDK e asaj kohe, në ju shihnim një njeri të urtë dhe të dijshëm por kurr nuk e kishim menduar se ju ishit një karrierist i mëshehur në vehten tuaj.

 

I nderuar Z. Sejdiu, ne anëtarësia e LDKsë dhe qindra mijëra simpatizues të saj u tronditem dhe u lënduam mu në zemër dhe shpirt kur vdiq i ndjeri President Rugova, asnjë prej nesh nuk kishim as kohë të mendonim se pas kësaj tragjedie që goditi Kosovën ne LDKistat do të pësonim edhe një goditje fatale, por tani më jo nga natyra por nga vetë veprimtarët dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Rugovës në krye me ju, Dacin, Kryeziun, Luten, Hamitin, Manajn, K. Berishën, N. Kelmendin, A. Gashin e shumë të tjerë.

Ju i nderuar, ende kryetar i LDKsë, gjer me tani ishit të ngrirë dhe vërtet ishit i ngrirë ngase lejuat që të humbasim dy palë zgjedhje, ndersa tani më jeni çngrirë ngase “ miku” i juaj i marrëveshjeve ua la patatën e nxehtë në dorë dhe u detyroi të largoheni nga posti i Presidentit të Kosovës, ai e fitoi edhe betejen e dytë me ju dhe tani më partia e tij e ka në dorë Kosovën( edhe pse thënë haptas ju as nuk e kishit asnjë kompetencë në dorën tuaj), me tri poste.

Ju i nderuar, futet në Institucione njerëzit e LDKsë që i humben dhe vepruan që ti humbin zgjedhjet nepër komuna, në vend që ata të largoheshin nga pozitat ju i graduat, pra e bëtë me qëllim i nderuar, tani më kryetar i ç`ngrirë i LDKs.

 

Ju i nderuar, me veprime të tilla na e shpordhët angazhimin tanë dy dekadash në LDK neve qindra e mijëra veprimtarëve të LDKsë që lam edhe fëmijët dhe familjet tona pa kushte elementare për jetë vetëm e vetëm që të ishim institucionalistë dhe përkrahës e mbajtës të Institucioneve prej vitit 1990 e tutje, ju i nderuar na hodhët si limona të shtrydhur apo si bërllok neve Degët e LDKsë në Zvicerr, SHBA e vende tjera, ju i nderuar e bëtë gati të njejtën që na e bënin marksistë leninistët dhe enveristët e kualicionit tuaj duke na sharë, kërcënuar, rrahur e besa edhe vrarë vetëm pse ishim Rugovistë, pra Institucionlistë.

Ju i nderuar, me ose pa fajin tuaj u futët në kthetrat e klanit pro Thaqistë brenda LDKsë, ju emëruat njeriun që me zor ia përmend emrin Ibrahim Rugovës në pozitën e Nënmkryetarit të parë apo thënë më mirë në pozitën e kryetarit të pa ngrirë, E. Kryeziun, i cili vrante dhe kthjellte brenda LDKsë së ngrirë tuajen.

Ju i nderuar, që dikur vërtet na jepnit shpresë se jeni dora e djathtë e I. Rugovës e katapultuat dhe e degraduat shtëpinë që me vite ishte e para ngase ishte parti e qytetarëve e jo e halabakëve dhe banditëve, ju lejuat së nbashku me degraduesin tjetër athere të LDKsë N. Dacin që të shkatërronit kulmin dhe muret e LDKsë, ju bëtë që kinse për hirë të Kosovës të fundosni LDKnë e më këtë ta ngrisnit partin tjetër që nuk linte gur pa lëvizur vetëm e vetëm ta fshij nga faqja e dheut LDKnë dhe veprimtarët e saj.

 

Ju i nderuar lejuat që Kushtetutën ta bëjnë ata që do të të fusnin në grackë, A. Bajrami e H. Kuqi, ju lejuat që të mos futet në parlament propozimi për flamur dizajnuar nga Presidenti i juaj dhe i yni, ju lejuat pa asnjë kundërshtim hymnin e pa hymn, ju kurr nuk guxuat të flisnit për hajnit, korrupcionin, kriminalitetin ekonomik dhe politik që kryehej dhe kryehet nga partneri i juaj i koalicionit jo parimor.

Ju i nderuar, lejuat që vetëm për hir të kryetarllëkut të merrni resore të dorës së dytë në Qeveri, ku nuk janë të rëndësishme dhe ku nuk ka buxhetë vetëm me arsy që të i degradonit ministrat tuaj.

 

Ju i nderuar, nuk lejuat asnjë analizë brenda LDKsë dhe forumeve të saja se pse humben zgjedhjet radhazi, ju nuk lejuat që të ipej përgjegjësi nga ata që kontribuan në humbje, ju nuk lejuat asnjëher që të mbidhej KP në mënyrë të rregulltë, ju nuk lejuat reformim dhe rinim të partisë, shkurtë ju penguat ardhjet e reja dhe rifreskimin e partisë me të rinjë e të reja që kanë aftësi dhe referenca të ndryshme për të qenë e ardhmja e LDKsë.

 

I nderuar Z. Sejdiu, pas gjitha këtyre që u thanë e janë vetëm sipërfaqësore ngase ka shumë e shumë për tu thënë, ju keni ende mundësi që në LDK të mbeteni për të ardhmën njeri i mirë, nëse ju tani më lejoni që brenda LDKsë të ketë garë të kulturuar dhe demokratike, të ketë vend për energji të reja dhe kuadro të mirëfillta. Ju keni në dorë dhe mund ta luani lojën shumë mirë e menqur nëse vërtet dëshironi që të jeni pjesë e ndryshimeve brenda LDKsë, me qindra dhe mijëra anëtarë dhe si,mpatizues të demoralizuar dhe të fjetur janë duke u ngritur në këmbë që të jenë pjesë e një partie moderne qytetare djathtiste për të mirën e Kosovës dhe ardhmërin e saj. Në bazë të shumë komenteve dhe opinioneve të mjeteve të ndryshme informimi, ku qytetarët marrin pjesë shihet kjartë se shumica apsolute e popullit të Kosovës e dëshiron një LDK ndryshe dhe janë të gatshëm të japin kontributin e tyre, por Zotëri i nderuar pa klanin e të moshuarve, të të lodhurve dhe karrieristëve të përbetuar pra të të sterkequrve që nuk kanë as ide e as kapacitet që të përballen me të sotmen e lëre më të ardhmën, sot jetojmë në kohën e kompjuterit dhe informacioneve brenda sekundave se çpo ngjet në terë botën e lëre më në Kosovën tonë të mjelur dhe të vjedhur nga ata që thirren në patriotizëm, ata të cilët voziten me xhipa, me hamera dhe kanë krijuar pasuri marramendës në kurriz të popullit, fatkeqësishtë një mundësi të tillë ua keni afruar edhe juve me pozicionimet tuaja.

Njerëzit në Kosovë dhe mërgim presin me padurim maturinë dhe aftësin tuaj për të marr përgjegjësi dhe për ta forcuar LDKnë, qytetarët presin nga ju që me faqe të bardh të dilni nga situata që u futet vetë dhe me sygjerimet e atyre që nuk ua deshën të mirën, ju mund të jeni pjesë e një suksesi të ri për dhe me LDKnë vetëm se duhet të punoni me kokë të kthjellët dhe me dinjitet, të largoheni nga të qenit kandidatë për kryetar dhe ti këshilloni ata rreth jush që ta bëjnë të njejtën gjë, e ardhmja e LDKsë dhe ajo e Kosovës e dëshiron këtë për hir të besimit të qytetarëve në emrin LDK- Ibrahim Rugova, ne jemi të sigurtë se ju mbani shumë respekt për Presidentin e ndjerë, andaj edhe presim që këto ditë të bëshë një vizitë te Varri i Presidentit të cilin e le në gjendje të mjeruar edhe pse ishe Kryetar shteti, dhe atje të i kërkosh falje dhe të lutesh për të ardhmene e LDKsë, besoi se ai do të ju fal ngase ishte i Madh dhe bujar  e ashtu din edhe të fal, poër atë që i bëre LDKsë dikur milionshe anëtarësi.

 

Me respekt për Personalitetin tuaj si Intelektual dhe ish veprimtar i Kosovës e njëherit ish Kryetar i Kosovës.

 

Xhevat Rexhaj- LDK-ist nga Cerrca e Istogut



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora