Mendime
Besnik Prishtina: Pse u emërua dhe pse u shkarkua Fatmir Sejdiu, do ta marrim vesh më vonë?
E merkure, 29.09.2010, 09:57 PM
PSE U EMRUA DHE PSE U SHKARKUA FATMIR SEJDIU, DO TA MARRIM VESH MË VONË?
EDHE EMRIMI EDHE SHKARKIMI I PRESIDENTIT KA ARDHUR NGA BRUKSELI
Nga Besnik Prishtina
Fatmir Sejdiu është jurist!
Nëse si jurist nuk e ka dite se nuk mundet me u ule ne dy karrige, do me than se duhet me ia marr edhe titullin e DR. të shkencave juridike, sepse nuk paska dije elementare mbi te Drejtat e Obligimet e Presidentit.
Nëse respektohet e Drejta, Fatmri Sejdiu nuk mundet të behet as kryetar i LDK, si njeri që e paska shkel kushtetutën.
Kjo vlen edhe për të gjithë persona tjerë në institucione publike që janë ndesh me vepra kundër ligjore.
Por kjo far kushtetute duhet të ua ndalon edhe tjerëve (si kryeparlamentarit, kryeministrit, ministrave e deputetve etj.) qe ti mbajnë nga dy funksione dhe ti marrin nga dy - tri rroga, edhe në parti edhe ne institucione, edhe në firma edhe në universitet etj. e etj.
Por, nëse merret parasysh se kushtetutën e ka miratua një parlament i cili nuk është dal nga zgjedhjet e lira, qe është dashtë te mbahen në Korrik të 2008 as ky parlament dhe as kjo Gjykatë qe i kanë emërua institucione te tilla, nuk kanë legjitimitet.
Dihet se këto institucione të përkohshme kanë dal nga zgjedhjet e 17 nëntorit 2007, me mandat deri në shpalljen e pavarësisë! Tre muaj pas shpalljes së pavarësisë është dashtë të mbahen zgjedhje e para nga të cilat do të dilnin institucione me mandat të rregullt edhe për nxjerrjen e Kushtetues e ligjeve përcjellëse. Zgjedhjet e 17 nëntorit 2007 të mbajtura si pas ligjeve të UNMIK-ut dhe të bojkotuara nga 70% e votuesve, edhe ashtu ju ka skaduar mandati në Korrik 2008. Nga ajo kohë mandatin e tyre ua ka vazhdua diktatura e Brukselit me direktiva të Sollanës. Prandaj këto institucione nuk janë as legjitime dhe as demokratike.
Duke marrë parasysh këtë fakt të gjitha vendimet e marrua nga këto institucione pas 17 shkurtit 2008 janë jo legjitime. Prandaj, aktet e tilla, që nga Kushtetua e deri te dhënia e dekoratave nuk kanë legjitimitet dhe nuk janë as vlera as obligime për as një qytetar. Vendimet dhe marrëveshjet të dala nga këto institucione nuk e obligojnë Kosovën as në marrëdhëniet ndërkombëtare. Këto institucione kanë pas dhe kanë edhe sot vetëm karakter të përkohshëm mercenar.
Prandaj të gjitha pasojat juridike, politike dhe ekonomike të shkaktuara nga këta persona dhe këto institucione duhet të trajtohen nga gjyqet e ardhshme. Për pasoja ekonomike atyre duhet të ju konfiskohet pasuria brenda dhe jashtë vendit, ndërsa për pasojat juridike e politike ata duhet të përgjigjen para bankave të zeza! Ata duhet mbajtur ne burg derisa të e kthejnë ter pasurin e vjedhur që e kanë deponuar jashtë vendit.
Gjykata Kushtuese e tanishme është me shumicë ndërkombëtare - joshqiptare, prandaj si një gjykatë e huaj duhet të shpërbëhet dhe të zgjidhet një Gjykata Kushtetuese në përbërjet të të cilit nuk mund të është më shumë se një minoritar joserb!
Tani duhet të shpërbehet edhe koalicioni dhe të thirren zgjedhjet që nuk janë mbajt me kohe! Ato duhet të hartojnë Projekt Kushtetutën e re e cila do të miratohet me referendum.
Prandaj Presidentin duhet t´a zgjedh gjithmonë populli dhe jo, kurrë më, partitë politike!
Presidenti i partive është ai që e zgjedh partitë për nevoja të veta manipuluese. Presidenti i vendit është vetëm ai që e zgjedh dhe e shkarkon populli.
Po e përsëris se padituria elementare juridike e DR. Fatmir Sejdiut se nuk ka mundur ta di se është shkelje e se Drejtës mbajta e ma shumë posteve për njëherë për pasojë, përveç të shkarkimit, duhet të ketë edhe marrjen e titullit shkencor.
Tituj shkencor te DR. e MR. në Kosovë duhet anuluar në tërësi sepse ato janë shpërndarë në rrugë korruptive dhe pa kritere shkencore. Në të ardhmen kriter për tituj shkencor duhet te jetë mbrojtja e titullit para një komisioni shkencor ndërkombëtar. Dhe që ai të anulohet nëse titullarët nuk janë në gjendje që për çdo vit të nxjerrin nga një punim shkencor. Përndryshe përsëri do të kemi për president të tillë që me tituj janë Dr. të Shkencave Juridike ndërsa me dije janë traktorë të shkencave malore!
Ajo që tani është urgjente, është marrja e pasaportave e të gjithë politikanëve që kanë pas qasje me paranë publike dhe përgatitja e burgjeve speciale nga ku ata nuk do të mund të arratisen me as një lloj korrupsioni ndaj gjyqësisë e policisë te EULEX-it apo të atyre vendore.