E shtune, 27.04.2024, 01:47 PM (GMT+1)

Mendime

Xhavit Dalloshi: Adem Demaçi duhet të jetë Kryetarë i Kosoves!

E merkure, 29.09.2010, 08:59 PM


Adem Demaçi duhet të jetë Kryetarë i Kosoves!

 

Nga Prof. Xhavit Dalloshi

Anëtarë i – CDU-Gjeramni

 

Prof. Dr. Mehdi Hyseni qe dy here jep Opinionin e tijë se Adem demaqi duhet te jetë Kryetarë i Kosovës!

  

Dhe Thotë:

 

Ata (qoftë në qeveri, qoftë në kuvend të Kosovës) që në forma të ndryshme kanë luftuar për pavarësinë e Kosovës dhe, ata që e duan dhe e kanë në zemër Kosovën shqiptare, moralisht, kombëtarisht, atdhetarisht, ligjërisht, politikisht dhe demokratikisht janë të obligueshëm që, urgjentisht ta apelojnë Z. Adem Demaçi që ta marrë postin e kryetarit të Kosovës derisa nuk është bërë vonë!!!

 

Pajtohem plotësishtë me Prof.Dr.Mehdi Hyseni!

 

Është momenti që baca Adem duhet të jetë  në krye të udhëheqjes së popullit.

 

Baca Adem e meriton ,sepse 28 vjet  u sakrifikua për atdhe dhe për këtë popull që të ketë lirinë e vetë.

 

Baca Adem, nuk ju përkulë asnjë rezhimi ,as rezhimit të Titos as rezhimit të Millosheviqit!

 

Baca Adem,nuk ju përkul as Unmikut as Eulexit, eshte njeri i popullit dhe nuk perkrahu as një Parti Politike.

 

Jo  të zgjidhen Kryetarë ata qe ishin kundër Luftës së ushtrisë Çlirimtare, jo ata qe shajtën UÇK-në!

 

Jo të zgjidhen ata që bëjshin sehir nga fotelet e tyre të buta kurë –UÇK- bente luftë kundër forcave Çetnike sërbe!

 

Jo ata që janë bërë servilë i të huajve që qëllimin nuk kishin dhe nuk kanë shtetin e kosovës po qëllim kane pushtetin,karrigen dhe nuk ju interesojne kombi,atdheu i tyre!

 

Jo ata qe luftuan dhe perbuzen deshmorët e Luftës Çlirimtare,

 

Jo ata qe  thirren  në emër të  luftës dhe tradhtuan shokët e luftës,tradhtuan betimin që dhanë në luftë dhe harruan amanetin e deshmorëve të Luftës.

 

Jo ata që në emër të Luftës naj hiqen Kombin dhe na bënën Kosovarë,ata të cilët naj hiqen Flamurin Kombëtarë dhe naj qiten një flamur të hiqit që edhe sërbët e pranuan dhe e propozuan.

 

Jo ata qe janë të korruptuar dhe vjedhin ndjersën e popullit për qdo ditë!

 

Jo ata që janë pasuruar për një natë dhe shitën intersat kombëtare dhe skanë të ndalur!

 

Jo Komunistët Titistë që denuan dhe distancuan vëllezërit dhe motrat tona sepse këta kerkojshin Kosovën Republik,mos ndryshim të kushtetutës së vitit 1974.

 

Jo ata që në emër të mbrojtjes së Jugosllavisë,sërbisë burgosën dhë Izoluan familje të tëra vetëm se këta vëllezërit tonë,motrat tona,prindërit tonë kerkojshin që popuilli Shqiptarë të ketë të drejta të barabarta me popujt tjerë në Jugosllavi.

 

Baca Adem e meriton te jetë Kryetarë i Kosovës sepse tërë jetën ja kushtoi Popullit e jo pushtetit.

 

Baca Adem nuk e dashti pushtetin edhe pse kishte oferta nga rezhimi serbë ,ai nuk pranoi që të bëhet vegël  i atij rezhimi Gjakatarë.

 

Baca Adem kishte Oferta edhe nga UNMik - EULEX që të jetë në pushtet po nuk pranoi që të jetë vegël e tyre që të punoi kundër interesave te popullit të tijë.

 

Baca Adem nuk pranoi që të jetë vegël e ndonjë Partie servile qe për Interesa personale shiten interesat kombëtare.

 

Momentalishtë baca Adem është i vetmi person qe meriton të jetë Kryetarë i Kosovës ,sepse ky ka dijeni ,guximin dhe aftësinë që të nxjerrë vendin nga kjo krizë që e futën njerëzit  te pa përgjegjshëm dhe të shitur për një kockë që ja japin të huajt!

 

Ne Prishtinë u takova me njërin nga ambasadorët Gjermanë dhe me pyeti !-?

 

Pse! më tha populli dhe deputetët nuk zgjedhin Adem Demaçin Kryetarë të Kosovës !

 

Ku dihet që ai ka vuajtë më së shumti për këtë Popull! Dhe ka mbajtur 28 vjet burg!

 

Më tha ndryshe kishte ndikuar Adem Demaçi te Bashkësia Ndërkombëtare ndryshe kanë ndikim ish komunistët.

 

Më tha? pse nuk e rrespektojnë këtë njeri qe aq shumë ka vuajt për të drejtat e këtij populli!

 

Unë mbeta i shtangun!,kurë pashë se sa rrespektë kishin për Adem Demaçin të huajtë e ne jo!

 

Pra duhet që Deputetët adthetarë të propozojnë bacën Adem për Kryetarë të Kosovë,e vetmja shpresë që të dalim nga kjo krizë që na ka kaplua!

 

Baca Adem do të dijë dhe do t,ja dalë që të na nxjerrë nga humnera që na kanë futur njerëz të pa pergjegjshëm dhe antikombëtarë.

 

Deri sa të huajtë e rrespektojnë këtë njeri, pse ne të mos rrespektojmë dhe të mburremi që kemi një njeri të tillë si bacën Adem!

 

Baca Adem është krenaria e Popullit shqiptarë!

 

Baca Adem është Mandela i dyte në Botë dhe evropë!

 

Pra duhet që baca Adem të zgjidhet Kryetarë I Kosovës!

 



(Vota: 25 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora