Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Mejdi Asllani, komandant- “Plaku”
E merkure, 14.07.2010, 09:49 PM
Kadri Mani
Mejdi Asllani, komandant- “Plaku”
O tek len dielli e praron hana
Mejdi Asllan-o ma nuk ban nana!
Shkon Dragani-o fare hardall
Mejdi trimi po i del përballë!
Ne jemi ardhë Mjedi me bastis
O ju të mjerë keq keni katandis!
Po si hyhet-o në shtëpi t’huaj
Bëni kryq-o me kokë mos luaj!
Po këtu ka ore gra edhe fëmi’
O nama e zezë ka me ju pëbi!
Kam prejardhjen-o prej hasjani
Pse s’ke pyet-o Dragan hajvani!
Shkon Dragani-o bre haparesh
Mejdi Asllanin-o ta rrok për vesh!
Më ka kaluar-o koha e fëmijërisë
Mejdi Asllani është mosha burrënisë!
Amanet-o ia kishte pas lënë baba
N’trojet tona valojnë flamurë me shkaba!
O trobojncën ju çone në Serbi
Këmbë çetniku n’Kosovë s’ka me hy!
Edhe himnin tuaj-o “Ej slloveni!”
Në nevjtore publike-o ju ta veni!
Llogaria e shtëpisë s’del me të pazarit
O jam ushatar trim i komandat Jasharit!
Të mos hyni kurrë n’tuhuajat shtëpia
Ju pati këshilluar mirë Ahmet Delija!
Mejdi Asllani-o Plaku i Emshirit
Për prind t’vet ish djali i dëshirit!
O ish gjykatës-o për kundëravajtje
Dhe gjykatën vuri në mbarëvajtje!
O ish gjykatës-o për ndërtimtari
Shumë malësorëve ju dha leje për shpi!
O Çka i ka thanë-o Cana Periqit
O t’ka ik koha-o bre e Rankoviqit!
Jam kompetent dhe baj çka të due
Fëmijë malësori s’la pa e shkollue!
Turp të keni ju-o shkie të pabesë
Nuk lejoj t’prishet asnjë ndërtesë!
Mejdi Asllani tash shkruan memoare
O ka ba luftë-o dhe s’ka ba hajgare!