E marte, 30.04.2024, 11:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Sevdije Rexhepi: Baladë mbi Balad

E diele, 11.07.2010, 05:15 PM


Poezia është vokacion krijues për Sevdije Rexhepin. Poezitë e saj janë botuar e publikuar kudo nëpër shtypin e kohës. Kjo poetesh është prezantuar mjaftë mirë edhe nëpër portale interneti, poezia e saj është pritur mjaftë mirë dhe si rezultat i kësaj është në mesin e krijueseve dhe krijuesve të shumtë edhe në tri antologji të ndryshme që janë publikuar vite më parë në Tiranë.

Në vazhdën e këtyre sukseseve, sivjet Sevdije Rexhepi doli para lexuesit të saj me përmbledhjen më të re me poezi në gjuhën shqipe që mban një titull karakteristik në mes baladës si një krijim lirik dhe vendit të quajtur Balad, si sinonim i një realiteti tragjik, ku Sevdije Rexhepi vitet e saja në këtë vend i ka ngjizur si një krijim artistik në librin më të ri “BALADË MBI BALAD”.

Poezitë e këtij libri shquhen për një inovacion tematik e motivor pak më ndryshe se sa që jemi mësuar të lexojmë nga kjo autore. Ajo lexuesit i sjell një stil të ri të poezisë, të paktën në qasjet tematike ka shënuar një invencion cilësor. Pa dyshim poezitë e këtij libri janë më të përpunuara në aspektin estetik, (si tërësi gjithsesi), por ajo ka dëshmuar një përpjekje të saj për t’i  dhuruar lexuesit një poezi më artistike në njërën anë, kurse në anën tjetër vërteton se krijimi i poezisë për te është një vlerë estetike e letrare në kuptimin më pozitiv të kësaj fjale.

Kjo përmbledhje me poezi ndahet në  shtatë njësi ciklike ku përfaqësojnë të 104 poezitë më të reja të këtij libri, ndoshta ndonjërën prej tyre e kemi lexuar të publikuar nëpër gazeta a faqe interneti, si do qoftë tematika dhe motivi i këtyre poezive pak a shumë japin një tablo të konceptit poetik të ndarë nëpër këto njësi ciklike: “Bëhem hija jote”, “Ritual përditshmërie”, ”Shpirt i trëndafiltë”, “Formula vjetore”, “Hipotenuzë mungese”, ”Nata hipokrite”,dhe cikli “Udhëtimi pa itinerar”.

Si strukturë, përmbledhja e poezive “Baladë mbi Balad”, është sajuar si një lloj ditari i përjetimeve të saj në një zonë lufte në Irakun qendror. Gjithsesi vargu i saj ka shënuar një ngritje artistike, kurse mendimi poetik është më i përpunuar, gjë që na jep për të besuar se kjo poetesh poezinë e ka dhunti natyrore që posedon një lloj sensiviteti i cili më shumë pasqyron anën tjetër të shpirtit të saj krijues.

Përmbledhjen me poezi “Baladë mbi Balad”, është botuar nga Shtëpia Botuese “Faik Konica” në Prishtinë 2010, kurse libri i ka 150 faqe.

Libri është i regjistruar edhe në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë:  ISBN 978-9951-06-309-8.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora