Kulturë
Neki Lulaj: Botës Sot për pesëmbëdhjetë vjetor
E diele, 11.07.2010, 03:52 PM
Neki Lulaj
BOTËS SOT PËR PESËMBËDHJETË VJETOR
Burim i saktë informativ,
dritare të re për bashkatdhetarë
kafe e mëngjesit në familjet shqiptare,
„Bota sot“ Gazetë kombëtare.
U rezistove baticave dhe zbaticave,
si në Kosovë dhe në diasporë
me përcaktimet e shenjta kombëtare,
duke informue saktë, se çfarë po ndodhë.
Bëre ofensivë të ngjeshur diplomatike
dorë për dore me Dr. Ibrahim Rugovën,
ishte e vështirë çarja e shtigjeve gënjeshtare
por atë e bëtë bashkë me përcaktime gandiane.
Dr. Ibrahim Rugova dhe “Bota sot,”
plasuan të vërtetën në botë mbi Kosovën,
duke ua shtjerrë krojet e gënjeshtrave serbe
për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës .
Stafi i zgjedhur dhe shumë punëtor,
kompliment lakmije, për atë çka arriti,
bëri emër,në vitet e vështira,
duke u plasuar ndër mediat më të ditura!
Mërgata vuante nëpër kohë nga fletushkat moniste,
që ja zënin frymën të vërtetës,
nxisnin përçarje dhe pakënaqësi,
kur ne to plasoheshin,akuzat e të pavërtetës.
Fill pas luftës edhe në Kosovë,
Gazeta “Bota sot“ ishte anatemuar,
shpërndahej fshehtas ose hudhej qosheve,
informimin e saktë duke e robëruar.
Sot ka okupuar shumë kontinente,
duke e sjellë fjalën e lirë,
me të vërtetat dhe informacionet ,
do i dëshiroja edhe 160 shekuj botim të lirë .