Kulturë
Përparim Hysi: Letra nga larg...
E premte, 09.07.2010, 07:07 PM
Letra nga larg...
Tregim
Nga Përparim Hysi
Në postën time elektronike,erdhi një letër nga
larg.Sa larg,do të thoni ju?Larg,aq larg sa nga fundi i botës:nga
Australia.Natyrshëm,duke mos patur asnjë të njohur të afërt apo të
largët,vetëm nga Australia nuk prisja letër,por ja që dhe letra kështu
fillonte:
"... po të shkruaj nga Australia dhe kam arsye pse. Mandej
vazhdonte.U bëra më tepër se kurioz dhe,me që mikja që më shkruante
letrën,fshihej pas një emëri të sajuar,më futi në
hamëndësira.Mandej,si hyra në temë,zura përsëri me hamendësira,ta bëja
publike këtë letër nga larg apo jo.Dhe,sado që ajo letër,është
nisur,enkas për mua,mendoj se ia vlen të lexohett nga të gjithë.Me që
shumë nga personazhet në këtë histori kanë dalë pakëz si
"jashtëlufte",unë mendoj se askujt nuk i cënohet integriteti.Në e bëj
publike këtë histori,kam një arsye madhore:në qendër të
letrës(pra,objekt i saj) ,është një histori dashurie e dy të rinjëve
që e donin njëri-tjetrin,por koha,regjimi i pistë i asaj kohe e "vrau"
këtë dashuri.Të vrasësh një dashuri të pastër e të çiltrër,është si të
vrasësh dy pëllumba që janë duke gugitur.
Por...,e pse do të zgjatem? Më mirë po e jap letrën,në tërësinë e
saj,dhe,mandej,notën le t'ia vërë lexuesi.
* * *
Miku im,Aleko!
Adresën tënde elektronike e gjeta rastësisht.Duke lexuar në një
Website,pashë që me këkesën e një lexueseje,ti kishe lënë adresën
tënde.Sa u gëzova!Zor se do ketë thirrur më shumë Arkimedi"Eureka",se
sa unë.Të kam kërkuar në qiell dhe të gjeta në tokë.Toka.Sa të sigurt
që e ndjejmë veten mbi të.Anteu kur prekte tokën,bëhej dy herë më i
fortë dhe,për çudi,Kolombin e madh,për pak do ta kishin linçuar,sikur
befas dikush mos kish bërtitur "tera"(tokë!) . Dhe shpëtoi Kolombi
se,sapo zbuloi tokën e ishujve të Salvadorit që e quajti Sant
Salvador(Ishulli i shpëtimit) .Analogjitë nuk janë kurrë të
sakta,por,sidoqoftë,i dashuri miku im,të njëjtin gëzim ndjeva.Të më
besosh.E gjeta adresën dhe pa e zgjatur,u ula dhe po të shkruaj...
* * *
Unë jam Thëllëza.A të kujtohet?Aty mesviteve gjashtëdhejtë, jemi parë
për herë të parë.Ti nja 10 vjet të mira më i madhe se unë,kurse unë,e
brishtë si një manushaqe(kështu më the,kur më pe së pari!) ,sapo dola
nga bankat e shkolllës së mesme dhe u emërova mësuese aty,tek shkolla
juaj.Kur unë të thashë se jam Thëllëza Suljoti,ti(epo ku rrije ti pa
vënë ndonjë paranojë?) ,shtove:-Epo kish hak Ali Pashë Tepelena që i
hodhi katran lavdisë së tij,vetëm nga gratë e Sulit.Se edhe ti,moj
Thëllëzë Suljoti,ta bjerë lavdinë.Unë u skuqa aq sa isha gati të
qaja,por ti ndërhyre:-Shiko,ç'të thashë,i kam të pa të keq dhe,të
lutem,mos ma vër re.Ti u largove,po unë të mora inat.Pastaj,ç'm'u
ngjite kështu si rrodhe,pa më lënë që të mirrja frymë.
Koektivi ku punonim nuk qe as i madh shumë dhe as i vogël.Unë jepja
mësim në klasën e parë dhe ti në 7-vjeçare(se ,ende,nuk kishim kaluar
në arsimin 8-vjeçar).E pata vështirë fillimin,por kolegët më me
përvojë,m'u ndodhën pranë.Nga ty kisha frikë.As të afrohesha dhe as
kërkoja ndihmë.Se,siç mendoja,tak dhe do shpik ndonjë paranojë tjetër
dhe kush ia del,pastaj.Qemë gjithë-gjithë 5 femra dhe vetëm dy,prej
nesh,qenë të paangazhuara.Pa i bërë qejfin vetes,se nuk e marr veten
për narsiziste,unë qeshë e bukur.Këtë bukurinë ma kishin vënë në dukje
plot meshkuj,po mua,sado që këndellesha,bëja sikur nuk e vija re këtë
gjë.Edhe ty të kisha dëgjuar njëherë kur i the atij "flagjelatit me
një sy"(opo,ti e di mirë se cili qe ai!),i the pra:-Është si lule e
brishtë.Lum kush do ta marrë! Ai,"flagjelati",sikur u jargos tek
qeshi,kurse ti hiç.Tani m'u shtua edhe ca inati.Domethënë,ta kishte
qejfi.Epo plas!Kaq ta bësh dhëmbin!-i dhashë kurajë vetes.Dhe tani që
po të shkruaj,sado që kanë kaluar mbi 4 dekada,tek i përfytyroj ato
batutat që gjuanit për mua,më vjen një drithërimë në trup.Se zë marr
veten me të mirë.Duhet të jesh femër,për të kuptuar në gjithë
densitetin e vetë,këtë këndellje që ndjen fshehurazi në
vetvete.E,pra,inati im në adresën tënde sa vinte dhe po e rriste
kurbën.Se qeshë e re dhe i riu a nuk është si veriu.Bukuria për një
femër,është më tepër se sa rrezik për të.E kush nuk e do të
bukurën,xhanëm?Po,veçanërisht,ty nuk të duroja.Se e dija mirë
që,ndërsa përbrënda digjeshe për mua,në dukje bëje sikur nuk më vije
re që egzistoja.Kjo "mosvënie re" nga ana jote,më mbushte me aq
inat,sa veç kërkoja rastin që ta zbrazja.Bilez,zotohesha,që të të
merrja erzin për atë që i the"flagjelatit".Ky,flagjelati,qe jo vetëm i
shëmtuar,por dhe me cen.Kot nuk tregojnë se kur i kërkuan Zotit që të
veçonte të ligjtë,nga të mirët,ky paskej thënë:-Po i kam lënë me
shënjë.Dhe me shënjë qe.Po kush mund ta dinte se deri ku mund të
arrinte ligësia e tij.
* * *
Në shkollë erdhi inspektori.Ky qe një beqar i mbetur dhe dukej që
atje tej,se qe i lig dhe vepronte me prapamendim.Na kërkoi ditarët
dhe,pasi i kontrolloi(apo bëri sikur i kontrolloi?!) ,
na thirri në sallë të personelit.Aty filloi ligjërimin.E filloi nga
unë.Çfarë nuk nxorri nga goja,sikur ditarin(unë shfrytëzoja gjithë
dijet e mia për të!) ,jo ta kisha bërë unë,po një stalliere që sapo
kish mjelë lopët.Unë nuk durova dhe lot të nxehtë m'u rrokullisën nga
sytë.Ai,Thiersi(kështu e quajte ti,mandej,në intimitet inspektorin)
,nuk e mbajti fare dorën.Shtinte rëndë dhe tek po logoriste si Zeusi
kur lëshonte rrufetë,befas ndërhyre ti.Ti,i dashur Aleko!Ti...po unë
ty të kisha inat.Ç'doje me këtë ndërhyrje apo ndoshta do të shtoje
ndonjë nga ato parovolitë që kishe zanat?Por jo.Sado që e kisha humbur
dhe lotët më binin vetevetiu,dëgjoj zërin tënd.Të lartë disa oktavë
mbi atë të inspektorit:
-Shoku inspektor,- ndërhyre pa marr leje ti,-ç'janë këto epitete fyese
për këtë mësuese të re,të sapodiplomuar dhe jo vetëm kaq,po të një
mësuese që vë shpirtin në orën e mësimit.Ajo u qëndron nxënësve mbi
kokë dhe ti, vete dhe ia rrëzon për tokë të gjithë atë mundim,duke
parë atë ditar që,siç dihet,mund të gjykohe subjektivisht,siç edhe
bëre.
-More,kujt i flet kështu ti?-sokëlliu THiersi.
Dhe ti si dy pushkë që shtien flakë për flakë,bërtite:-Të flas ty,mor
shoku inspektor,që jo vetëm i ke hipur kalit së prapthi,por po e nget
pak si revan dhe kam frikë se do rrëzohesh.Kjo shoqja dhe kolegia jonë
ka nevojë për një fjalë të ngrohtë,dhe jo për një dush të ftohtë që,sa
gjykoj unë,po ia bën enkas.
Gjakrat u nxehën...
(vazhdon )