Kulturë
Përparim Hysi: Mozaik mbresash...
E merkure, 07.07.2010, 07:26 PM
Mozaik mbresash...
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
Letër për një mike
Nga malli për ty,lebetitem
Ditë për ditë e cfilitem
Dua që të kem,këtu,me vete
S'të kam dhe më zënë ethe
Ethe si të jenë ethegushti
Dhe hiç nuk pyes nga turpi
Zë thërres sa kam në kokë:
-Të dua si askënd në botë!...
Më mirë...
Të mos njiheshim,qe më mirë
Se po rrojmë si me "pahir?!"
Gjallë.... gjallë ,
Të thashë
Të thashë që hajde vetëm
Ti po erdhe vet i dytë
Tani që"ngatërrove"fletën ,
"S'lexoj dot,se s'shoh nga sytë?!!!"
Si...
Si dy brigje të një lumi
Që hiç nuk takohen dot
Unë po kam plagë prej plumbi
Nga kjo ndarje krejt e kotë
U dogjëm mall
Mbi buzën tënde,e vura buzën time
Ke parë sikur e vura mbi zjarr
Ndaj u ndeza si furrëkamine
Dhe u dogjëm mall.
Pse nuk më shkruan?
Që dhe mund të vdes këtu
Mund të ndodhë dhe s'ka çudi
Nuk do besoja;nuk ka se si?!
Ç'është kjo heshtje kaq banale?
Mos vallë ra planeti?
Dhe gjumin zë fle në alarme
Mike,moj,ç'më gjeti?
Ç'më gjeti mua?
A s'pimë në një burim?
Të duash dikë,nuk bën tradhti
Kështu,së paku,mallin ndajmë gjysëm
Mbi plagë vëmë pak ballsam
Pa ty jam gjysëm(po ti s'je gjysëm?!)
Largësia hiç s'na ndanë.
4 korrik 2010