Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Mozaik mbresash...

| E merkure, 07.07.2010, 07:26 PM |


Mozaik mbresash...


 (cikël me poezi)

Nga Përparim Hysi

Letër për një mike

Nga malli për ty,lebetitem
Ditë për ditë e cfilitem
Dua që të kem,këtu,me vete
S'të kam dhe më zënë ethe


Ethe si të jenë ethegushti
Dhe hiç nuk pyes nga turpi
Zë thërres sa kam në kokë:
-Të dua si askënd në botë!...

Më mirë...

Të mos njiheshim,qe më mirë
Se po rrojmë si me "pahir?!"
Gjallë.... gjallë  ,
Po shpirti fir...

Të thashë


Të thashë që hajde vetëm
Ti po erdhe vet i dytë
Tani që"ngatërrove"fletën  ,
"S'lexoj dot,se s'shoh nga sytë?!!!"

Si...

Si dy brigje të një lumi
Që hiç nuk takohen dot
Unë po kam plagë prej plumbi
Nga kjo ndarje krejt e kotë

U dogjëm  mall


Mbi buzën tënde,e vura buzën time
Ke parë sikur e vura mbi zjarr
Ndaj u ndeza si furrëkamine
Dhe u dogjëm mall.

Pse nuk më shkruan?


Që dhe mund të vdes këtu
Mund të ndodhë dhe s'ka çudi
Po që  nuk do më shkruanit ju,
Nuk do besoja;nuk ka se si?!

Ç'është kjo heshtje kaq banale?
Mos vallë ra planeti?
Dhe gjumin zë fle në alarme
Mike,moj,ç'më gjeti?

Ç'më gjeti mua?
Po vallë dhe ty?
A s'pimë në një burim?
Të duash dikë,nuk bën tradhti
Po shkruamë,o shpirti im!

Kështu,së paku,mallin ndajmë gjysëm
Mbi plagë vëmë pak ballsam
Pa ty jam gjysëm(po ti s'je gjysëm?!)
Largësia hiç s'na ndanë.


               4   korrik 2010