E shtune, 04.05.2024, 03:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Bamirësja i shkruan Marije Krajës

E marte, 06.07.2010, 09:07 PM


Letërkëmbimi

 

“Jam mirënjohëse për dashurinë që i dhe nënës dhe motrës time”

 

Nga dosja mbushur me materiale për Nënë Terezën dalin edhe dy letra drejtuar Marie Krajës. Është e njohur tashmë miqësia që artistja e njohur shqiptare ka pasur me familjen e bamirëses. Vetë Kraja ka rrëfyer pas vdekjes së Nënë Terezës kujtimet e ruajtura nga familja e saj, Nënë Lokja dhe motra Age, por edhe takimet e para. Letra e parë mban datën 15 gusht të vitit 1989, vetëm pak ditë pasi Nënë Tereza ishte larguar nga Shqipëria, pas vizitës së parë në atdheun që i ishte mohuar. Letra e dytë është dërguar po në tetor të atij viti, si përgjigje e letrës që Kraja i kishte dërguar bamirëses. Nënë Tereza e falënderon këngëtaren për kujdesin që kishte treguar ndaj nënës dhe motrës së saj dhe për dashurinë që u kishte falur. “Takimi i parë me Nënë Terezën, ishte tepër prekës, shkuam direkt e në varrezat ku preheshin ato që e vuajtën madhështinë e saj, nëna dhe motra", kujtonte pak ditë pas vdekjes së Nënë Terezës në shtator të 1997-s, artistja Marie Kraja. Ajo kishte pasur miqësi me nënë Lokën dhe Agen, miqësi e trashëguar për vite nga familja e gjyshit prej së ëmës.

"Nga familja e Nënë Terezës kam njohur nënën dhe motrën e saj dhe nëpërmjet tyre njoha dhe shenjtoren e madhe", kujtonte ato kohë artistja. Nënë Tereza i shkruan Marie Krajës se mënyra e vetme përmes së cilës mund t’i shprehte mirënjohjen artistes, do të ishin lutjet që Zoti ta bekonte gjithmonë. Më poshtë po japin tekstin e plotë të dy letrave që Nënë Tereza i shkruante Marie Krajës e po ashtu një kartolinë firmosur për artisten prej saj.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora