Kulturë
Ali D. Jasiqi: Laramani temash
E hene, 05.07.2010, 09:28 PM
LARAMANI TEMASH
Zeqir Fazliu “Mbolla lule në fushë”.- Botoi “Kurora”, Gjilan 2010
Nga Ali D. Jasiqi
Zakonisht hartimi i poezive fillon në moshën më të re të krijuesve, që pastaj zhvillohen në poetë,varësisht nga talenti dhe puna këmbëngulëse të atyre që synojnë të krijojnë vepra të shquara në leninë e krijimtarisë letrare e veçmas të poezisë. Në këtë mënyrë ata zhvillohen si krijues me punën e palodhur në këtë drejtim. Por kjo në realitet nuk është gjithmonë kështu. Sepse ka raste kur me këtë krijimtari fillojnë të merren edhe poetët në moshën më të ashtuquajtur të shlyer, që duket se në vetë e kanë grumbulluar me vite të tëra talentin dhe vrullin krijues që një ditë të shpërtheje dhe të behët një nga krijuesit e shquar në letrat, përkatësisht në leninë e poezisë. Kjo u dëshmua edhe me rastin e krijuesit Zeqir Fazliu, (i lindur në Karaçevë të Poshtme të Dardanisë(ish Kamenicë)më 5,19 1943), i cili më parë ishte marrë me krijimtari artistike,duke u dalluar në lëminin e dramaturgjisë,përkatësisht të regjisë së dramave,për të botuar përmbledhjen e parë të poezive në moshën më të shtyrë. Në të vërtet përmbledhja e poezive “Mbolla lule në fushë” është vepra e dymbëdhjetë e këtij autori, botuar brenda hapësirë kohore prej tetëmbëdhjetë vitesh. Librin e parë me titull “Këngë për liri” ai e botoi në vitin 1992 për të radhitë kështu njërën pas tjetrës për çdo vit, apo edhe për dy e tre vite nga një vepër të re. Pra janë këto përmbledhjet e poezive : ”Zëri i bilbilit” (1993), “Lirika e Trojës” (1994),”Rilindja e dashurisë” (1996),”Krisma e lirisë” ( 1999), “Labirinti sibilik i Dijes”( 2001),”Këngë të ndezura pas shiut” (2002),”Dielli lindi por nuk zbardhi” (2003),”Diçka nuk po me lë të ec” (2005), “Bardhë e blu” ( 2008),’Lot dhe lule”(2009) dhe kjo e fundit “Mbolla lule në fushë” që është në vazhdën e përmbledhjeve të tij të mëparshme.
Subjekti lirik i poezive të veprës në fjalë është sa laraman aq edhe i gjithanshëm dhe i shumëllojshëm. Sepse Zeqir Fazliu shkuan poezi meditative, sosh refleksive që shprehim mendime për fenomenet e ndryshme jetësore.
Të theksojmë që në fillim se edhe pse poezitë e Fazliu nuk u përmbahen rregullave dhe normave të poezisë japoneze të njohur si haiku aty gjejmë mjaft elemente të kësaj poezie: “Haiku duhet të jetë i mbrujtur me një figuracion të qartë e të kuptueshëm metaforik, përmes të cilit shprehet koloriti i të këtushmes dhe të tanishmes aty ku ai krijohet.” Është ky një përkufizim për poezinë haiku dhe konstatimi vazhdon me këtë mendim “Duke qenë poezi për natyrën, ato janë para së gjithash poezi për njeriun, për lirizmin e tragjizmin e tij, për dhimbjen, vitalitetin, dashurinë, për kuptimin e jetës dhe vlerën e saj”. Nis nga ky konstatim mund të themi se mjafton të përmendim vetëm disa nga titujt e poezive të përmbledhjes në shqyrtim që të kuptojmë se ai u këndon gjerave të natyrës, u këndon dukurive të ndryshme, atyre që e përcjellin njeriun në jetën e përditshme, u këndon e dhe shumë dukurive të tjera.
Poezia e Zeqir Fazliut, siç u tha edhe më lartë, të shtyn të meditosh, ta lexosh atë disa herë për të zbërthye kuptimin dhe porosinë e saj. Është kjo poezi meditative,përkatësisht refleksive e dhëne përmes figurave të zgjedhura të të shprehurit artistik, ku spikatet metafora, si një ndër figurat më të shpeshta që e gjemë në krijimet poetike të shkrimtarëve tanë. Të përmendim vetëm disa prej tyre: “bari ëndërron /fytyrën e hënës/ në mes dy fijeve të holla” ose “ Livadhi /.../ faculeta e luleve rozë/ benë formën e bukuriçiles” apo edhe “pikon vargu në shpirt/ dhe piqet/ nën pupla të gjetheve” e të ngjashme me këto që nuk janë të pakta në numër. Si të këtilla këto metafora e nxisin lexuesin që të gjurmojë dhe gjejë shprehje të tjera përplot simbolikë përmes të cilave do të kuptohet edhe më mirë ideja dhe porosia e autorit.
Preokupimi i këtij autori është mjaft i gjithanshëm dhe i begatë. Do të shkruaj Zeqir Fazliu edhe për dukuritë e ndryshme të natyrës, për ato që e kanë ndryshuar ambientin, për rrjedhën e dukurive të ndryshme të natyrës e të ngjashme me këto. Kështu, për shembull, në poezinë me titull “Nimfa”, e cila i kushtohet Kalimashit, tunelit, i cili i bashkojë shqiptarët e dy anët e kufijve artificial të ndarjes shekullore ,pasi konstaton se i ka bashkuar “lulet në një kodrinë”, vijë në përfundim se
“Rrezitet në mal
Nimfa
E kishte ëndërr hapjen e portave
nën bebëza të shpatit”
Kjo është vetëm njëra nga poezi të shumta të tij ku i këndohet realitetit të rinj të zhvillimit shoqëror në ambientet e jetës së shqiptarëve të vuajtur dhe të ndarë shekuj më radhë.
Mjafton të lexosh vetëm titujt e disa poezive të tij për të pa më mirë dhe më afër preokupimin poetik të Fazliut që të këndojë për objekte të ndryshme të natyrës siç janë ,bie fjala,”Pulëbardha”,”Livadhi”,”Mollë”,”Ngjyra”,”Flutura” e të tjera të ngjashme me këto.
Me moto dhe në fund të përmbledhjes Zeqir Fazliu sjell vargje të poezisë popullore
“Këndo,o bilbil,këndona
ndo këndo,ndo mos këndo”
ai ka dëshmuar kështu se poezia e tij merr shumë elemente ,përkatësisht e shfrytëzon për mrekulli poezinë lirikë popullore, si burim të përhershëm të frymëzimit dhe të mjeshtërisë se shprehjes artistike të vargut. Vargu i tij është i lirë dhe i shkurtër,nga njëherë vetëm me një fjalë,ashtu siç janë edhe pjesa më e madhe e poezive të Zeqir Fazliut, është varg konciz dhe i rrjedhshëm për lexim. Poezitë e përmbledhjes “Mbolla lule në fushë”nuk rimohen, por e kanë rimën e brendshme dhe i karakterizon një ritëm që rrjedhë qetë .
Ti kthehemi titulli të përmbledhjes “Mbolla lule në fushë” dhe simbolikës se lules si shenjë bukurie, mirësie dhe kuptime të tjera që ka kjo. Jo rastësisht autori i veprën në fjalë e ka zgjedhë lulen si simbol të bukurisë, të mirësisë dhe të mirëqenies njerëzore, përmes se cilës do të shikohet e gjithë bukuria e botës njerëzore.