Kulturë
Dalan Luzaj: Leke Tasi - Grabjani rreze kodrave
E premte, 02.07.2010, 07:30 PM
Pershendetja e kryetarit te Shoqats se Shkrimtareve Shqiptaro Amerikane, z. Dalan Luzaj ne promovimin e librit "Grabjani rreze kodrave" me autor z.Leke Tasin. Promovimi u organizua nga shoqata
"Vatra" ne Washington DC.
I nderuar z. Leka Tasi,
Te nderuar zonja dhe zoterinj qe merni pjese ne kete feste libri,
Ne kete gezim une kam pjesen time, por mjeket m'a privuan kete rast. Te nderuar vatrane me gjak shqiptari te sojit te Nolit dhe Konices. Ju qe zjarrin e vatres po e shtoni dhe ndani me cdo zemer shqiptare, dhe me diellin jetedhenes po ndriconi Atdheun dhe interesat e tij si asnje organizate apo shoqate tjeter shqiptare ne bote, duke kaluar mundesite qe kini dhe duke bere sakrifica te hijshme, qe vetem Vatra di te beje, ju uroj shendet!
Libri i shkruajtur nga z Leka Tasi "GRABIANI RREZE KoDRAVE'" shte nje e vertete e madhe me vlera siperore qe zbulon dhe krijon plage te reja te lexuesit. Kjo sofer (LIBRI) eshte e pambaruar, vec shijet e saj jane te rralla, per ata qe s'njohin te kaluaren ne vite, te Atdheut, por jo ne shpirtrat tane … Kalvari i Tasajve eshte i rende, aq sa krenar, kush mbijetoi e di mire peshen e maleve qe ka ne shpine, plumbat ne trup dhe dhimbjet ne zemer. Jeten e ndjek vdekja, por vdekja qe krijoi komunizmi ishte vdekja me e turpshme, me e hidhura, me pasoja shkaterruese. Vdekja qe vjen nga Zoti eshte nje borxh qe kthehet, ndersa vdekja e tyre ishte ndryshe, ajo te linte jashte per te tmerruar te tjeret. Asnje pene s'do mund te pasqyroje fytyren e vertete te kesaj semundje te importuar me gjak nga stepat ruse dhe per te infektuar rracen tone te paster, viruset e se ciles ende po mpine mendjet anemike. Komunizmi ne nje krah, dhe te munduarit, te vraret, te internuarit ne krahun tjeter, bejne peshoren me te tmershme qe peshoi dhimbjet e nje populli. Gjithe kjo shtrese e goditur, me qendrimin e saj i shtojne karatin klases sone.
Ju pershendes,
Dalan Luzaj
Chicago, Maj 2010