Kulturë
Blerim Rrecaj: Debatet si debakle dhe mungesa e frymës njerëzore
E merkure, 30.06.2010, 09:58 PM
Debatet si debakle dhe mungesa e frymës njerëzore
Nga Blerim Rrecaj
Me futbollin me lidhin shumë gjëra e kujtime. Qysh si fëmijë familjalisht sidomos meshkujt e përcillnim kampionatet sidomos ato botërore dhe kryesisht e simpatizonim Gjermaninë atëherë e ndarë. Rënia e Murit të Berlinit dhe shembulli i bashkimit të kombit gjerman ua ç’akordon nervat ojqëistëve dhe nga paniku i këtij shembulli shpesherë shënojnë edhe autogola po s’kam çfarë t’u bëj. Tifozat kuq e zi mirë po thonë: “Një Komb,- Një Kombëtare”. Vazhdojmë aty ku e lamë. Dhe kështu vitet kalonin dhe kampionatet “zëvendësonin” njëri-tjetrin. Rrallë ose as që na binte të dëgjonim për bastoret. Prejse kjo “dergjë” ka kapluar sportin më të popullarizuar të planetit duke i futur hundët gati gjithëkund edhe futbollit i ka humbur paksa lezeti. Nuk e kam më atë interesim fëmijënor të dikurshëm edhe pse i shikoj ndeshjet atëherë kur më shikohen e ndonjëherë vetëm ndonjërën prej pjesëve a pak minuta. Dhe në përgjithësi sportet i pëlqej dhe kam dëshirë jo vetëm t’i shikoj nëpër ekrane. Me keqardhje e ripërmendim mungesën e hapësirave edhe sportive për të rinjtë e shumtë energjikë shqiptarë. Mbasi gjërat kanë lidhmëri me politikën le t’i kujtojmë pak ato premtime politikanësh për hapësira sportive e edhe fusha tenisi. Një ditë më ra ta shikoj në ndeshje të tillë në njëren prej kafeneve dhe një grup të rinjsh disa here i kërkuan kamarierit për të pare kuotat e basteve në internet. Njoh mjaft njerëz që futbolli nuk u pëlqente aspak por ata tash të habisin me informacionet dhe interesimin që kanë e shpeshherë edhe të pyesin për ndonjë rezultat me ndonjë tiketë bastoreje në dorë. Ky ploblem që ka marrë përmasa të mëdha shpresojmë që të pashitet dalëngadalë… Kur jemi te kjo lojë sportive dje pashë dy lojë dhe më pas mediet u diskutua për dy gabime të referëve saqë ngado hidhje sytë e ktheje kokët veshët zor se dëgjonin tjera fjalë se ato në stilin: “Jo po të pranohej ai gol i Anglisë ndryshe do të rridhnin gjërat, e njëjta do të vlente edhe për lojën Argjentinë-Meksikë, etj, etj, etj…” Sot mediet japin njoftimin se Fifa ende s’po pranon t’i komentoj dy rastet e djeshme, ndërsa pak më parë lideri i Libisë djali i të cilit nuk e di a ka aksione, a e ka blerë a dëshironte ta blejë një klub futbollistik Italian akuzonte Fifa-n se po merr përmasa kriminale duke mos u dhënë mundësi vendeve të varfëra të bëhen organizatore të kampionatit. Në një dokumentar kushtuar njërit prej futbollistëve sot njërit prej drejtuesve të këtij asociacioni ai u pat shprehur se ndonëse ende nuk është plakur po e lë futbollin për shkak se tash ai po dinamizohet aq shumë sa që nuk i shkon përshtati atij. Në kohën kur ethet botërore të këtij kampionati botëror i lënë nën hije edhe ngjarje të tjera të mëdha m’u kujtua një thënie që e kam pa e lexuar diku në një faqe gazete se sot futbollin po e shfrytëzojnë mjaft mirë edhe politikanët duke u munduar kështu për t’iu shmangur ploblemeve sociale e ekonomike. Çka po më kujtohet tjetër? Motoja “Fair play” dhe deba-t-kl-et masive se a duhet mjetet teknologjike të vihen në përdorim sikurse në tenis… Po e përfundoj duke thënë se fryma njerëzore ajo që u jep kuptim gjërave po humb dhe gjithherë po na bën më të zbrazët. Çka të them tjetër pos që ta kujtoj edhe një tregim të shkrimtarit italian Dino Buxatit në të cilin flitet për disa vetë që iu ngjiten malit. Dhe përderisa njëri prej tyre rrëshqet dhe mezi mbahet që të mos bije në greminë njerëzit skaj disa kafeve në afërsi të asaj faqe mali edhe pse munden nuk afrohen t’i ndihmojnë por dëgjohen duke folur për Luftën e Vietnamit, kampionatin e futbollit, festivalin e këngës.