E premte, 02.05.2025, 12:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe (V)

E hene, 28.06.2010, 09:28 PM


Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe (V)

 

Nga Bajram Qerimi

 

DALT/Ë-A

              11371.I DEL DALTË dikujt diçka fr. fol.,iron.- i del keq diçka dikujt,  i del me pasojë të keqe, i del  shumë keq, i del me dëm të madh dikujt diçka, i del vështirë, i del ndryshe, i del e kundërta, i del tjetër gjë diçka dikujt (nga ajo që mendon, planifikon, dëshiron, pandeh, parasheh, paramendon etj.). (BQ-DSH). S.shih sin:i del bërryl dikujt diçka

              11372.IA LË NË DALTË  fr.fol.,iron- 1. (dikujt dikush) e mashtron me dredhi, me dinakëri, me tinëzi dikë dikush, ia hedh, ia punon me të pabesë dikujt dikush, tregohet më mjeshtër, më i zoti se dikush tjetër dikush, ia hedh fajin  dikujt dikush, ia lë të keqen, sherrin pabesisht, trathtisht dikujt dikush dhe ikën, shpëton vetë, ia përgatit rrezikun dikush dikujt tinëzisht, fshehu-razi, shpëton vetë dikush dukë e lënë tjetrin në rrezik, në pozitë të keqe, të vështirë . (AÇ-GJA-I-1971 f. 123, FGJSSH f. 288). S.shih sin:ia lë këmbët e arushës (në dorë) dikujt dikush.2. (gruaja burrit) i ikën gruaja burrit, nuk i rri gruaja burrit. (BQ-DSH).S.ia bën dardhë gruaja burrit; ia bën duf (dushk) gruaja burrit; ia lë në diell gruaja burrit; ia lë në dorë gruaja burrit; ia lë në dushk gruaja burrit; ia lë në guzhel gruaja burrit; ia lë në kushlak gruaja burrit; ia lë në tallagan gruaja burrit; ia lë në trastë gruaja burrit; ia lë në të thatë gruaja burrit; ia lë në zgop gruaja burrit

              11373.S’ IA LË DALTA dikujt fr.fol., iron.- është fare kryefortë, kryeneç dikush, nuk bindet, nuk kupton, nuk merr vesh  fare dikush nga ajo që i thuhet. (JTH te: st.fil. nr. 1/ 74 f. 225). S.shih sin: nuk ha arsye dikush

              11374.I MBETET NË DALTË dikujt   fr.fol.,iron.-1. (diçka) i mbetet ngarkesë, hall, brengë,barrë a përgjegjësi  dikujt  diçka e pahijshme (faj, sherr ,turp, bela etj. pa dëshirë e me dredhi, mashtrim nga dikush. S.shih sin: i mbetet për (si) barrë dikujt diçka .2. ( dikush a diçka) nuk mund ta heqë, ta largojë nga vetja diçka a dikë dikush, i mbetet ngarkesë dikujt dikush a diçka, nuk e largon dot dikë a diçka dikush, i mbetet hall, brengë a përgjegjësi  dikujt dikush a diçka, është i detyruar, i shtrënguar dikush që të kujdeset, të interesohet për dikë a diçka që i është besuar nga dikush a nga të tjerët (pa dëshirën e vet), i mbetet për t' u kujdesur dikujt dikush a diçka (pa dëshirën e vet), është i detyruar, i shtrënguar ta kryejë, ta mbarojë një punë (pa dëshirën e vet) që ka  mbetur pa u kryer, pa u mbaruar nga të tjerët, nuk ka mundësi për t' iu larguar, për t' iu shmangur kryerjes së një pune , detyre a zgjidhjes së një çështjeje dikush. S. shih sin : i mbetet në bisht  dikujt dikush a diçka. 3. (diçka dikujt) i thyhet diçka pahiri, pa qëllim dikujt në dorë, është shumë delikate, e ndjeshme diçka, i prishet, i dëmtohet, i thyhet në dorë (ndër, në duar) dikujt diçka. (BQ-DSH).S. shih sin : i mbetet në bythë dikujt diçka    

              11375.I MBETET DALTË NË ZEMËR diçka dikujt  fr.fol., ftill.-i vjen shumë keq dikujt për diçka (të pabërë, të pasendërtuar etj.). (AXH-XLV f. 141). S. shih sin: i mbetet birë (në zemër) dikujt diçka

              11376.S’ MERR DALTË dikush fr.fol., iron.- është fare kryefortë, kryeneç dikush, nuk bindet, nuk kupton, nuk merr vesh  fare dikush nga ajo që i thuhet a i bëhet vërejtje. (JTH-PAKGJSH f. 159). S.shih sin: nuk ha arsye dikush

              *11377.I (E) RËNDË  SI DALTË fr.mb.,met.-  shumë thumbues, therës.- Ndoshta do të mbushem plot maraz,/ e fjalët t’ I kem të rënda si daltë. (MKRA-JK f. 38).

              11378.RRI SI DALTË  E OPINGËS dikush fr.fol.,krah.,iron.-bën vetëm një punë dhe nuk punon edhe diçka tjetër dikush, rri e nuk bën gjë, nuk punon dikush. (QM-F f. 95, QM-FSHRGP f. 55). S. shih sin: rri si aga dikush

DALTË

              11379.DALTË SI DALTË fr.ndf., iron.- le të bëhet, le të ndodhë si të dojë, (po e  provoj fatin a po vendos të bëj diçka me shpresë se do të dalë mirë) , sido  që të ndodhë, sido që të jetë puna, (duhet provuar fati a bërë diçka me shpresë se do të bëhet mirë), le të ndodhë si të ndodhë (puna), aq më bën mua, le të vejë si të vejë puna, nuk mërzitem unë, le të rrjedhë, le të zhvillohet vetvetiu, spontanisht diçka. (SM f. 179). S. shih sin: në baft e në taft

DALLASHIN/Ë-A

              11380.FUTET NËPËR DALLASHINA dikush fr. fol.,iron.- i futet, i hyn një pune të nga-tërruar a të vështirë dikush së cilës nuk mund t' ia dalë mbanë a së cilës nuk i dihet si do t' i vejë filli, hyn a përzihet në një punë të papëlqyer dikush. (PETZE-FSHFRR f. 49). S. shih sin: futet në baltë dikush

DALLDI-A

              11381.BIE NË DALLDI dikush fr.fol., fj.-dalldis, dalldiset dikush, bie në gjendje të dehur e të papërmbajtur shpirtërore dikush, merr vrull, fuqi shpirtërore dikush. (FGJSSH f. 288). S.bie në tralli dikush; merr dalldi dikush

              *11382.E KAP DALLDI fr.fol.- (dikë për diçka) i teket, i bie ndërmend, i shkon, i vete mendja, i  kujtohet vetvetiu a papritur dikujt për të bërë diçka, i shkrepet menjëherë, aty për aty dikujt për të bërë diçka, i hipën një dëshirë papritur a vetvetiu dikujt për të bërë diçka.-   Mori  rrezja nëpër frangi,/ po të kapi ty dalldi/ për shoqëri e leverda. (GJF-LM f. 456). S.shih sin: i bien dabidubat dikujt për diçka

              *11383.I KËRCEN DALLDI fr.fol.- (dikujt për diçka) i teket, i bie ndërmend, i shkon, i vete mendja, i  kujtohet vetvetiu a papritur dikujt për të bërë diçka, i shkrepet menjëherë, aty për aty dikujt për të bërë diçka, i hipën një dëshirë papritur a vetvetiu dikujt për të bërë diçka.-E po bëri e të kërcei dalldi/ bregut të detit për të baritur/ për t’ u larë, për t’ u flladitur. (GJF-LM f. 453-4). S.shih sin: i bien dabidubat dikujt për diçka

              11384.MERR DALLDI dikush fr.fol., fj.- dalldis, dalldiset dikush, bie në gjendje të dehur e të papërmbajtur shpirtërore dikush, merr vrull, fuqi shpirtërore dikush. (VK-FSHF f. 79). S.shih sin: bie në dalldi dikush

              11385.I (E) RËNË NË DALLDI fr.mb.,fj.-  i (e) dalldusur, i (e) rënë në gjendje të dehur e të papërmbajtur shpirtërore, që ka marrë vrull, fuqi shpirtërore. (FGJSSH f.289). S. i (e) rënë në tralli

DALLË.NDYSH/E-JA shm.-

          DALLËNDYSHE-T

             11386.BËHET DALLËNDYSHE di-kush fr. fol., id.- bëhet mospërfillës, shpërfillës, vokan, indifferent, i pandjeshëm dikush. (FIA-FSHRR f. 79).S. shih sin: bëhet buall dikush

              11387.DALLËNDYSHE DETI fr.em., fj.,zool.,L.Sterna hirudo.-lloj peshku që rron zakonisht në fund të detit. (FGJSSH f. 289).

              11388.DALLËNDYSHE DETI FLU-TURUERSE fr.em.,fj.,zool.,L.Exocoetus volitans.- peshk me trup të zgjatur  në formë boshti , që hollohet shumë në pjesën e pasme, pak të shtypur anëve dhe të mbuluar me luspa.Kokën e ka të vogël, me gojë fundore, i përngjan shumë kokës së breshkës Mësh-ikëzën  notuese e ka shumë të madhe.Kjo e ndih-mon edhe në fluturimin  mbi ujë. Pendët e e gjoksit i janë  të zhvilluara shumë, të gjata, të gjera dhe në fund me majë.Ngjyra e shpinës është e kaltër, ndërsa në ije dhe në bark e argjendtë. Ky peshk ka mundësi të fluturojë mbi ujë me ndihmën e pendëve  të gjoksit deri më 150-200 m.Fluturimi zgjat rreth 20 sekonda.(NRA-P f. 175).

              11389.DALLËNDYSHE DETI KRA-HËZEZË fr.em.,fj.,zool.,L. Hirundichthus ronde-letii.- peshk me gjatësi  deri më 34 cm., me shpinë në ngjyrë blu, anët dhe pjesa barkore kanë ngjyrë  të argjendtë. Pendët e gjoksit i ka të zeza. Fluturon mbi sipërfaqe  të ujit kur ndiqet nga peshqit grabitqarë si edhe përpara fillimit të furtunave detare.Këto fluturime detarët i marrrin si shenja paralajmë-ruese të kohës së keqe.  (NRA-P f. 175).

              11390.DALLËNDYSHE DETI VIJË-ZAKE fr.em.,fj.,zool.,L. Cheilopogon exiliens.- peshk me trup në trajtë boshti të mbuluar me luspa të mëdha, me gjatësi  20-40 cm.Në të dy anët barkore vërehen  karena që formohen  nga një seri  luspash të zhvilluara.Ngjyra në pjesën kurrizore  është blu e errët , ijet dhe barku  kanë ngjyrë më zbardhur. Ky peshk fluturon mbi sipërfaqen e ujit deri në 200-300 metra largësi. (NRA-P f. 175).

              11391.DALLËNDYSHE KTHEJE NDRYSHE fr.proverb.- mos vepro, mos u sill në këtë mënyrë, ndërroje, ndryshoje veprimin, sjelljen ,qëndrimin. (AXH-XLV f. 142).

*11392.DALLËNDYSHET E PARA fr.fol. met.- kasnecët, lajmëtarët e parë.-Me plot të drejtë këta kryengritës popullorë quhen dallëndyshet e para që shënuan fillimin e Rilindjes sonë Kombëtare. (MEKO-T f. 154).

11393.DALLËNDYSHJA E PARË fr. em.,met.-1. shenja e parë e diçkaje që do të vijë me shumicë. 2. ai që çan i pari drejt diçkaje të re e pak të njohur. (FGJSSH f. 289).

              11394.E DI DALLËNDYSHJA KU E KA FOLENË fr.fol.,ftill.- e di fare mirë punën e vet dikush, çdo njeri i di më mirë vetë punët a hallet e veta. (PETZE-FSHFRR f. 49). S. shih sin: bleta di si bëhet mjaltë

              11395.MBLIDHEN SI DALLËNDY-SHET NË PRANVERË (njerëzit diku) fr. fol.,ftill.,krah.-mblidhen, grumbullohen me shumi-cë (tepër) të madhe njerëzit diku, bëhen mizëri e madhe (njerëzit diku). (NMUS-SHPK f. 44). S. shih sin:  mblidhen si bletët (njerëzit diku)

              11396.ME NJË DALLËNDYSHE S’ VJEN BEHARI (PRANVERA) fr.proverb.- nuk mjafton vetëm një njeri a një send për të bërë n jë punë të madhe, nuk arrihet a nuk sendërtohet diçka e madhe me   një njeri të vetëm a me diçka të vetme, duhen bashkuar forcat e përpjekjet e njerëzve për t' ia dalë mbanë një pune a një të arriture të madhe, nuk bëhet punë me diçka të vetme, duhen shumë gjëra, shumë vetë  për t’ u kryer një punë. (FGJSSH f.1021, 1284, 1531). S.shih sin :s’ bëhet baxho me një dele

              11397.NË VEND TË  DALLËNDY-SHES ZË SORRË dikush fr.fol.,iron.- nuk ia arrin qëllimit dikush, u mundua për tjetër  gjë dikush  e tjetër gjë i doli. (PETZE-FSHFRR f. 49). S. shih sin: s’ i zë eshka dikujt

              11397.NJË DALLËNDYSHE NUK BIE PRANVERË, NJË DALLËNDYSHE NUK E BIE (NUK E SJELL) PRANVERËN fr.proverb.- nuk mjafton vetëm një njeri a një send për të bërë n jë punë të madhe, nuk arrihet a nuk send-ërtohet diçka e madhe me   një njeri të vetëm a me diçka të vetme, duhen bashkuar forcat e përpjekjet e njerëzve për t' ia dalë mbanë një pune a një të arriture të madhe, nuk bëhet punë me diçka të vetme, duhen shumë gjëra, shumë vetë  për t’ u kryer një punë. (ALSI te: Leka nr. 3/ 1939 f. 78, VIRTYTI  te: Edukata e Re, fruer  1931 f. 49, ALSI te: Edukata e Re, fruer 1931 f. 49, ALDA te: Edukata e Re, fruer 1931 f. 49, FUSH f. 240, FIA f. 167). S.shih sin :s’ bëhet baxho me një dele

              11398.E PRET SI DALLËNDYSHJA PRANVERËN  dikë a diçka dikush fr.fol., ftill., krah.- e pret me padurim, me dëshirë të madhe dikë a diçka dikush, mezi e pret dikë a diçka dikush. (NMUS-SHPK f. 44). S.i numëron ditët   (muajt,orët) … dikush ; e pret si drita diellin  dikë a diçka dikush, e pret si dritën e diellit dikë a diçka dikush ; e pret me gojë hapur dikë a diçka dikush ; e pret si ujët e ftohtë dikë a diçka dikush ; e pret si i verbëti dritën dikë a diçka dikush

DALLG/Ë-A

              *11399.BËN DALLGË (deti) fr.fol.,fj.-dallgëzon, valëzon, tallazohet,  tallazon (deti), vjen me dallgë, me tallaze, me  valë (deti). (SM f. 34,175).- Deti, pa më tutje, bënte qetësisht dallgë. (KB-TNZ f. 60). S.bën tallaze (deti);çon dallgë (valë) (deti); ngre tallaz (deti); vjen valë-valë (deti)    

              11400.ÇOHET DALLGË fr.fol.id.-1.çohet, ngrihet pluhur i madh, çohet, ngrihet erë e fortë, bëhet ,shkaktohet furtune e madhe.2. trazohet uji i lumit, i detit.3.çartet, prishet moti. (HB-I f. 216).

              11401.ÇON DALLGË (deti) fr.fol.,fj.-dallgë-zon, valëzon (deti). (BQ-DSH). S.shih sin: bën dallgë (deti)

             11402.ËSHTË ÇUAR TËRË DALLGË dikush fr. fol.,ftill.-është zgjuar tërë zemërim, tërë inat dikush. (PETZE-FSHFRR f. 59-60).

              *11403.DALLGË - DALLGË fr. ndf., met.- 1. me ngritje e me ulje, herë fort, fuqishëm, herë dobët, herë me ngritje, herë me ulje.-Vetëm toka ngrihej dallgë-dallgë para tij e mbuluar nga ajo shtresë e ftohtë bore…(FA-SH f. 172).2. me rrjedhë   të vrullshme, të hovshme.-Zhurmëria në sallë po shtohej dallgë-dallgë. (SK-AP f. 314).Nuk dalloje më zëra , por një oshtimë dallgë-dallgë. (RP-NJË f. 145). S. shih sin: gulfa-gulfa 3. me shumë valë të mëdha, duke lëvizur si valë, si dallgë të mëdha, me dallgë, valë të mëdha, duke formuar valë, duke lëvizur si valët e detit, në trajtën e valëve. (FGJSSH f. 289, 1875, 1966, 2108).-Flokët e verdha, të buta e dallgë-dallgë  i binin studentit mbi ballë. (SKJA-G f.100). Po më shumë ma kishte ënda të vështroja arat me grurë kur i ngiste era dhe i përkundte dallgë-dallgë.(SOAN-TZ f.22). S.shkule-shkule; shkulme-shkulme; tallaze-tallaze; valë-valë. 4.me teka,që vepron me të tekur, në mënyrë tekanjoze. (BQ-DSH). S. hënë-hënë

              11404.DALLGËT E JETËS fr.em., met.-vështirësitë, vuajtjet, kthesat e jetës. (FIA f. 167).

              11405.ËSHTË ME DALLGË dikush fr.fol. ftill..- 1. është i ndërkryer dikush, është   gjithë inat dikush, është njeri që i hipën inati, që  zemërohet shpejt dikush. (FGJSSH f. 289).S.është me rrebe (me xhinde) dikush.2.është me teka, me trille dikush, vepron, punon me të tekur dikush, vepron, punon me teka, me trille dikush,vepron, punon dikush ashtu si i teket e jo me rregull, punon, vepron si t’ i  teket, si t’ i  bjerë  ndër-mend, si t’ i kujtohet vetvetiu a papritur dikush. (FGJSSH f. 734).S.është dallgë-dallgë dikush; është me hënë dikush; është hënë-hënë dikush; është me rrebe dikush; është turra-turra dikush; e kapin dallgët (rrebet, tekat, trillet) dikë; merr huj dikush; punon me damar dikush; punon si t’ i marrë koka erë dikush.3.është herë i mirë e herë i keq dikush. (BQ-DSH). S. është hënë-hënë dikush; është me rrebe dikush  

              *11406.ËSHTË DALLGË-DALLGË  fr.fol.,ftill.-1.(dikush) është me teka, me trille dikush, vepron, punon me të tekur dikush, vepron, punon me teka, me trille dikush. (HB-FPD f. 71). S.shih sin: është me dallgë dikush.2. (deti, lumi etj.) është me shumë valë, dallgë (deti, lumi etj.),është i valëzuar, i dallgëzuar (deti, lumi etj.).- Deti a do të jetë dallgë-dallgë. (HMA-K f. 37). S. është valë-valë (deti, lumi etj.)

              11407.E FSHIN DALLGA dikë fr.fol.,meton.-e pëson dikush ndonjë të keqe,fatkeqësi,rrezik nga një aferë politike a nga një luftë. (HB-FPD f. 71). S.e fshin (e lan) lëmin dikush; e merr vala dikë

              11408.I HIPIN DALLGËT dikujt fr.fol.,id.- nxehet tepër dikush, inatoset shumë dikush, xhindoset dikush. (NMUS-SHPK f. 44). S. shih sin: i bien boritë dikujt

              11409.IA JEP NJË DALLGË dikush fr.fol., id.- 1a. punon një copë herë me nxit, me vrull e pastaj pushon dikush, punon, vepron me hov, me vrull dikush (duke u ngutur pa masë,së tepërmi) e pastaj pushon, punon herë me ngritje e herë me rënie vrulli, hovi dikush, punon herë duke marrë vrull, hov e herë duke u ndalur, duke pushuar dikush.S. punon hope-hope dikush; punon me hope dikush; punon hove-hove dikush. 1b. i përvishet me vrull një pune dikush, i vë të gjitha forcat për të kryer  a për të përfunduar  diçka (një punë etj.) dikush.(BQ-DSH).S.ia jep një dallgi (një duman) dikush   

              *11410.I JEP DALLGË dikush fr.fol., id.-1.përpiqet shumë, së tepërmi (duke punuar) dikush, .punon me nxit, duke u ngutur dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: e merr (me) axhele diçka (një punë etj.) dikush. 2. (diçkaje) e shpreh me forcë e vrullshëm diçka dikush, e lë të shpërthejë me vrull diçka dikush.-Kaq u desh t’ i jipte dallgë shpërthi-mit, të cilin bujku mezi po e mbante shtrënguar ndër dhëmbë. (JX-LV f. 428). S. i jep valë (vrull) diçkaje dikush.3. diçkaje (punës etj.) e bën diçka (punën etj.) dikush që të ecën, të zhvillohet gjithnjë e më shpejt e më fuqishëm. (BQ-DSH). S. shih sin: i jep hov diçkaje (punës etj.) dikush

              11411.E KAPIN DALLGËT fr.fol.,id.- 1. (dikë) inatoset, zemërohet menjëherë, sakaq   dikush, tërhuzet, tërbohet, rrebnohet harbohet sakaq, aty për aty dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur dikush,  ndërkrehet  dikush, nxehet, nevrikoset shumë dikush, pëlcet,tërbohet nga inati  dikush, xhindoset dikush. (FGJSSH f. 289). S. shih sin: i bien boritë dikujt. 2. (dikë për diçka)  i teket, i bie ndërmend, i shkon, i vete mendja, i  kujtohet vetvetiu a papritur dikujt për të bërë diçka, i shkrepet menjëherë, aty për aty dikujt për të bërë diçka, i hipën një dëshirë papritur a vetvetiu dikujt për të bërë diçka. (BQ-DSH). S.shih sin: i bien dabidubat dikujt për diçka.3. është me teka, me trille dikush, vepron, punon me të tekur dikush, vepron, punon me teka, me trille dikush,vepron, punon ashtu si i teket dikush. (HK f. 149). S.shih sin: është me dallgë dikush.4. e merr malli shumë për diçka dikë, e kaplojnë shumë brengat, mërzitë (e jetës) dikë. (HB-I f. 216, HB-FPD f. 71).

              11412.E KAPIN DALLGËT E VETA dikë fr.fol.,id.-inatoset, nevrikoset zemërohet menjë-herë, sakaq dikush, tërhuzet, tërbohet, rrebnohet harbohet sakaq, aty për aty dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur, si i ndërkryer dikush, nxehet, nevrikoset shumë dikush, pëlcet,tërbohet nga inati dikush, xhindoset  dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i bien boritë dikujt

              *11413.MERR DALLGË fr.fol.-1. (dikush a diçka) nis fuqishëm dhe s’ pushon dikush a diçka,shpërthen me vrull dikush a diçka, nuk përmbahet dot më  dikush a diçka. (AXH-XLV f. 142, FGJSSH f. 1062).-Kënga merr dallgë duke mbushur shkrepa e curra. (HH-DV f. 45). E vdekja për ty ka marrë dallgë, dheut për të më herrë. (HH-DV f. 66). Dhe kalamajtë patën marrë dallgë kur kishin pikasur tramet kundërshtare të fluturonin  ballë njëri-tjetrit. (JX-LK f. 209). Kur Serbia merr dallgë, Kosova pashit. (KSY-SHZ f. 27). Atëherë manari mori dallgë dhe zuri të hidhej e të përdridhej dhe të blegërinte me sa fuqi që kishte. (JX-JB-I f. 111).  S.merr hov (turr, vrull) dikush a diçka.2. (dikush) nxehet, rrëmbehet, sekëlldiset, zemërohet, ndizet, inatoset keq dikush .-Kryetar, mbahu, se more dallgë, si ai deputeti…në kohën e Zogut. (JX-JB-I f. 230). Diç tjetër desh të shtonte Vasilika tek mori dallgë ashtu… (JX-N f. 113). S.shih sin: merr avull menjëherë dikush 

              11414.E RROKIN DALLGËT fr.fol., id. 1. (dikë) inatoset, zemërohet menjëherë, sakaq   dikush, tërhuzet, tërbohet, rrebnohet harbohet sakaq, aty për aty dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur dikush,  ndërkrehet  dikush, nxehet, nevrikoset shumë dikush, pëlcet,tërbohet nga inati  dikush, xhindoset dikush..S. shih sin: i bien boritë dikujt. 2. (dikë për diçka)  i teket, i bie ndërmend, i shkon, i vete mendja, i  kujtohet vetvetiu a papritur dikujt për të bërë diçka, i shkrepet menjëherë, aty për aty dikujt për të bërë diçka, i hipën një dëshirë papritur a vetvetiu dikujt për të bërë diçka. (HB-FPD f. 71). S.shih sin: i bien dabidubat dikujt për diçka

              11415.SI TË VIJË DALLGA fr.ndf., met.- si të vijnë, si të paraqiten  a si të jenë rrethanat,varësisht nga rrethanat, kushtet, varësisht nga kushtet, rrethanat që krijohen, që pasojnë, që vijnë, si të qëllojë. (NMUS-SHPK f. 44 , 103). S. shih sin: si të marrë bora

            11416.VJEN ME DALLGË dikush fr.fol., ftill.-vjen turravrap, nxitimthi, ngutthi   dikush. (HB-FPD f. 71).S.vjen si kalë i suvariut dikush; vjen me kulaç pas brezi dikush; vjen me xekrra dikush; vjen me zjarr dikush

              11417.VJEN DALLGË-DALL GË diç-ka fr. fol., ftill.- vjen herë fuqishëm, herë dobët, herë me ngritje e herë me ulje diçka, dallgëzohet, dallgëzon diçka. (FGJSSH f. 289). S.vjen valë-valë diçka

DALLGI-A

              11418.ËSHTË DALLGI (në punë etj.) dikush  fr.fol.,ftill.-është i vrullshëm në punë dikush, i bën punët me shkathtësi dikush. (PETZE-FSHFRR f. 50).

              11419.IA JEP NJË DALLGI dikush fr.fol.,id.-1a.punon, vepron hove-hove, hope-hope dikush,punon një copë herë me nxit e pastaj pushon dikush, punon e pushon hove-hove, punon e pushon me hope, hope-hope dikush, punon, vepron me hov, me vrull dikush (duke u ngutur pa masë,së tepërmi) e pastaj pushon.1b. i përvishet me vrull një pune dikush, i vë të gjitha forcat për të kryer  a për të përfunduar  diçka (një punë etj.) dikush.(BQ-DSH).S.ishih sin: ia jep një dallgë dikush

 DH

DHALL/Ë-I

            17854.E BËN DHALLË diçka dikush fr.fol., iron.- e përzien, e ngatërron, e ndërlikon keq diçka dikush. (FGJSSH f. 399). S. shih sin: e bën bërllok diçka dikush

            17855.ËSHTË I LARË ME DHALLË  dikush fr.fol.,iron.- është shumë i shëmtuar, shumë i keq  dikush. (JBALL-KOR f. 191). S. shih sin: është beter  dikush

            17856.I FRYN (PLAKA) DHALLIT SE ËSHTË DJEGUR NË QUMËSHT fr.proverb., aleg.- ngase e ka pësuar njëherë  nga një gjë e rrezikshme ia ka frikën, i ruhet (përherë) edhe një gjëje fare të parrezikshme dikush. (FUSH f. 635). S. shih sin:ia ka djegur buzët tambli, e (po) i fryn kosit dikush

            17857.KËRKON DHALLË TË THAR-TË NË KOLLOZHEK dikush fr.fol.,iron.- kërkon diçka të pamundur  dikush. (AJA-4/ 75 f. 133, JBALL-MISA-KOR f. 185). S. shih sin: lyp borë në lëmë dikush

            17857a.RRITET ME PIKËN E DHA-LLIT dikush fr.fol.,ftill.- rritet në varfëri të madhe dikush, rritet në kushte të  këqija, të vështira ekonomike dikush. (IDMET-SK f. 79). S. shih sin: rritet me bishtra preshi dikush  

DHALLËNGJYER

           17858.DEL DHALLËNGJYER dikush fr.fol., id.- nuk fiton gjë dikush, nuk merr asgjë për vete dikush, del i humbur, i falimentuar në diçka  dikush, del fare pa gjë dikush, i shkon mundi kot dikujt. (NMUS-NJFK f. 209,NMUS-SHPK f. 43). S. shih sin: del në diell  dikush

DHAMPIR-I

            17859.ÇOHET (SI) DHAMPIR dikush fr.fol., id.- 1. zgjohet shumë herët (në mëngjes) dikush. S. shih sin: ngrihet pa zbardhur dita dikush. 2. nuk rri fare i qetë, rehat dikush,  nuk rehatohet, nuk qetësohet dot fare dikush, vepron në mënyrë  të papërmbajtur, të pakontrolluar dikush, s’ u vë fre, kontroll sjelljeve, veprimeve vetanake dikush, bën prapësi e ngatërri dikush, harbohet, azdiset, azganiset dikush. S. shih sin: çohet arëza dikush..3.bëhet i pangopur, i babëzitur dikush. (BQ-DSH).S.i çahet (iu ka çarë) barku dikujt

DHE-U

            17860.I ARDHTË ERA DHE! fr.fol., mallk.- vdektë! (HB-FPD f. 100, FGJSSH f. 400). S. shih sin: mos i pjektë dy bukë në një hi!

           *17861.U BËFSH DHE! fr.fol.,mallk.- vdeksh!-A u bëfsh dhe ti,pa…kalle gishtin brenda dhe t’ u zu kosi! (JX-LV f. 219)

. S.shih sin: të vënça në arkë!

            17862.BËHET NËN DHE diçka fr.fol., iron.- bëhet fshehurazi, tinëz diçka. (BQ-DSH). S. bëhet nën rrogoz (prapa krahëve, prapa kurrizit, pas, prapa shpine, prapa perdeve) diçka

            *17863.BËHET DHE fr.fol.,id.- 1. (në fytyrë) nga frika, nga sëmundja, nga tronditja, nga habia, nga një lajm i hidhur etj.) dikush-zverdhet, zbehet shumë, pa masë (në fytyrë) nga frika, nga tronditja, nga sëmundja, nga një lajm i dhudhur, nga  habia etj. dikush, zbardhet në fytyrë dikush. (AXH-XL f. 149, AXH-XLVII f.166, FGJSH f. 99, FGJSSH f. 129,  400).-Konti Zhofrua d’ Anzhu, që s’ kishte hapur gojë gjithë atë paradite, u bë dhe në fytyrë dhe po i merrej goja. (PARB-MM f. 55). Kështu na vijnë njëra pas tjetrës dhe na e zënë frymën ! Thoshin ata  dhe ishin bërë dhe në fytyrë. (NRR te : JR nr.6/ 79 f. 901).Një re trishtimi, që ajo shthuri me vështrimin e saj vrënjte sytë e mi. Nëna u bë dhe në fytyrë. Unë ia dhashë të qarit. (JX-N f.19).S.bëhet afion dikush ; bëhet baltë(në fytyrë) dikush ; i bëhet  botë  (fytyra) dikujt ; bëhet bukë dylli (në fytyrë) dikush; bëhet çarçaf (në fytyrë) dikush ; i bëhet çehrja (fytyra) dhe dikujt ;bëhet si dyllë (si dylli) dikush ; i bëhet si këmbë skifteri (fytyra) dikujt ; bëhet e verdhë dyllë (fytyra) e dikujt ; bëhet i verdhë dyllë dikush ; bëhet dyllë (në fytyrë) dikush; bëhet dyllë (fytyra) e dikujt, i bëhet dyllë (fytyra) dikujt ;bëhet dyllë dikush ; bëhet dyllë e verdhë (fytyra) e dikujt, i bëhet dyllë e verdhë (fytyra) dikujt ; bëhet dyllë i verdhë (në fytyrë) dikush;i bëhet si dhe boke (fytyra) dikujt; bëhet fener (në fytyrë) dikush ; bëhet si fleta e ftoit dikush ;  bëhet (si) ftua dikush ; bëhet ftua (në fytyrë) dikush ; i bëhet fytyra dhe dikujt ; i bëhet fytyra si ftoi në rremb dikujt; i bëhet fytyra lëvere dikujt ;bëhet (si) gëlqere (në fytyrë) dikush ;bëhet kufomë (labot) dikush ; bëhet (si) limon (në fytyrë) dikush; bëhet lipsanë dikush ; bëhet lule haku (lule kungulli) dikush; bëhet (si) meit (në fytyrë) dikush ;bëhet pëlhurë (në fytyrë) dikush ;bëhet qefin (në fytyrë) dikush ;bëhet (si) shafran dikush ; bëhet truall (në fytyrë) dikush ;bëhet si i vdekur dikush ;bëhet sikur ka dalë nga varri (prej varrit) dikush ; i bie çehrja dhe dikujt ; i bie çehrja si fener dikujt ; i bie një çehre kufome (në fytyrë) dikujt ; i bie një çehre e stipsosur dikujt ; i bie çehrja e vdekjes dikujt; i bie çehrja e të vdekurit (në fytyrë) dikujt ; i bie një çehre e verdhë si meiti dikujt ; i bie një çehre e vrarë dikujt; i hyn bota në fytyrë dikujt ; i ikën gjaku dikujt ; nuk i mbetet çehrja njeri dikujt ;nuk i mbetet (një) pikë gjak në fytyrë dikujt ; nuk i mbetet pikë gjaku (në fytyrë) dikujt; nuk i mbetet gjak (në fytyrë) dikujt ; i merr ngjyrë dylli (fytyra) dikujt ; (e) merr ngjyrën e dyllit (ngjyrën e limonit) dikush; po ta presh, nuk i del pikë gjaku dikujt ; verdhet si dyllë dikush;i verdhet si dyllë (fytyra) dikujt ;i vjen një çehre e zbehtë si xhenaze dikujt;ta vrasësh  gjak nuk i del dikujt ; zverdhet si drita e bishtukut dikush ; zverdhet dyllë dikush ; shih sin : bëhet baltë (në fytyrë) dikush.2. trembet, frikohet shumë, pa masë dikush.(AXH-XLf.149).S. shih sin: i dridhet barku dikujt. 3. (dikush) bëhet i shpëlarë, i pavlerë di-kush, i bie autoriteti dikujt, i bie, i ulet vlera dikujt.(JTH-FFGJSHf.90). S.shih sin: bëhet brashnjë dikush. 4.e pushton një dhembje e madhe shpirtërore dikë, tronditet, pikëllohet, hidhërohet, helmohet shumë, pa masë dikush, i vjen shumë keq, ndien dhembje të madhe shpirtërore për humbjen e diçkaje shumë të vlefshme a për shkak të vdekjes së një njeriu shumë të dashur etj.(AXH-XL f. 149, BQ-GJA-79 f. 172).-Ruaju të pastë dada, se boll jemi bërë dhe e s’ na vjen tjetër. (RKE-HA f. 74). S. shih sin: i bëhet barku dhe dikujt. 5.(dikush) vrenjtet, ngryset shumë, së tepërmi (në fytyrë) dikush (nga mërzia, pikëllimi etj.),shpreh mërzi, pakënaqësi, brengosje, shqetësim dikush, bëhet shumë i zymtë dikush, i nxihet pamja dikujt, murrëtehet dikush,e humb thekmezjen, gjendjen e mirë shpirtërore dikush. (HB-FPD f. 50, 64).S. shih sin: bëhet bungur dikush

            17864.I BËHET SI DHE BOKE (FY-TYRA) dikujt fr.fol.,id.- zverdhet shumë, pa masë dikush (në fytyrë), merr ngjyrë vdekjeje në fytyrë) dikush. (PETZE-FSHFRR f. 92).. S. shih sin: bëhet dhe (në fytyrë) dikush  

            17865.E BËN TË HAJË DHE dikë di-kush fr.fol.,iron.- e detyron dikush dikë të veprojë, të sillet a të punojë si do vetë,e detyron, e shtrëngon dikush dikë që të veprojë sipas dëshirës a kërkesës së vet, e detyron dikush dikë të bëjë atë që e dëshiron a e kërkon, e detyron  dikë dikush  të bëjë diçka me zor, me dhunë (pa dëshirën e vet). (SKDO f. 155). S.shih sin: e bën (sa) të hajë bar dikë dikush

            *17866.E BËN QË TË KAFSHOJË DHEUN ME DHËMBË dikë dikush fr.fol.,iron.- e detyron dikush dikë të veprojë, të sillet a të punojë si do vetë,e detyron, e shtrëngon dikush dikë që të veprojë sipas dëshirës a kërkesës së vet, e detyron dikush dikë të bëjë atë që e dëshiron a e kërkon, e detyron  dikë dikush  të bëjë diçka me zor, me dhunë (pa dëshirën e vet). - Do t’ ia derdh zorrët, unë atij!-tha ai, me nofullat shtrënguar.-Për kryqin e Krishtit! Do ta bëj që të kafshojë dheun me dhëmbë. (BILXHA-KR f. 16). S.shih sin: e bën (sa) të hajë bar dikë dikush

            17867.E BËN NËN DHE diçka dikush fr.fol., iron.- e bën fshehurazi, tinëz diçka dikush. (BQ-DSH).S. e bën nën rrogoz diçka dikush; e bën prapa krahëve (prapa kurrizit, pas, prapa shpine,  pas, prapa perdeve) diçka dikush

            *17868.E BËN DHE diçka dikush fr.fol., meton.- e imton, e imtëson, e thërrmon shumë, pa masë,së tepërmi diçka dikush, e bën shumë të imët diçka (kashtën, sanën, duhanin etj.) dikush, e bën pluhur të imët, të hollë diçka dikush.-Prit kur t’ i vërviten edhe shpellës së Kadiut, ta thërrmojnë e ta bëjnë dhe! (TL-TA f. 124). S. shih sin: e bën bërdoz diçka dikush

        17869.E BËN DHEUN BREG dikush fr.fol., iron.- vdes dikush. (ART-III f. 145, FGJSSH f. 172, 1830).S.shih sin: e kthen barkun nga dielli dikush

       *17870.(I) BËRË DHE (në fytyrë) fr. mb.,ndf.- i zverdhur fare, i zverdhur krejtësisht, i zverdhur shumë.-Atëherë vëllai, bërë dhe në fytyrë,/ sy për sy motrën po e këqyr. (GJF-LM f. 327). S. shih sin: i zverdhur si ar

            17871.ËSHTË BËRË DHE dikush fr.fol., iron.- ka kohë që ka vdekur dikush, ka vdekur prej kohësh dikush, ka vdekur kaherë, që moti dikush, nuk është më i gjallë dikush. (PETZE-FSHFRR f. 65). S. shih sin: i ka dalë bari në faqe(në fytyrë) dikujt  

              *17872.BIE NË DHE dikush (i vdekuri) fr.fol.,euf.- varroset, groposet dikush (i vdekuri).-Të ndrittë shpirti, kur të biesh në dhe!-tha. (TL-TA f. 260). Babai, dritë pastë, vetëm tri ditë para se të binte në dhe, qiti e tha...djalo, ta lë në shpirt, vetëm dy gurë mbi varr,dy, tjetër asgjë, hiç. (MI-SH f. 81). S. futet (hyn) në dhe (në varr) dikush (i vdekuri); këllitet në varr dikush (i vdekuri);  mbulohet në (nën) dhe dikush (i vdekuri); merr dhe dikush (i vdekuri); shtihet në dhe dikush (i vdekuri); vihet në dhe dikush (i vdekuri)

         *17873.BIE PËR DHE fr.fol.,meton.-1. ( diçka a dikush) rrëzohet diçka a dikush.-Kush nuk ndien, kush nuk ka zemër të bardhë,/ raftë për dhe, si mollë e kalbur nga pema! (JC-P f. 23). S. bie përtokë diçka a dikush. 2. (fryti i pemës së pjekur) pik, pikon, bie vetiu nga dega poshtë në tokë, në dhe (fryti i pemës së pjekur).3. ( një vend) rrënohet (një vend).(FB-DLE f. 192).S. shih sin: bëhet bërhaj diçka a një vend.4. (diçka) bie vetvetiu, vetiu në tokë diçka.-Por, me shirat e ftohtë të vjeshtës së parë/ kur gjethet e zbehta zunë të bien për dhe. (MEHA-T f. 59).

       17874.I BIE DHEU NDËR KËMBË (nga turpi)  dikujt fr.fol.,id.- nuk di ku të futet nga turpi dikush,e zë shumë turpi dikë (AXH-XLVII f.166). S. shih sin: i erret (i errësohet) bota dikujt

            17875.E BIND DHEUN dikush fr.fol., ftill.- e bind, e habit, e çmerit, e çudit, e mahnit gjithkënd, çdokënd dikush., i çmerit, i serit, i mahnit  të gjithë dikush  (ALSI te: Leka nr. 10/ 1932 f. 283). S.shih sin: e bind botën dikush

            17876.BINDET DHEU fr.fol.,meton.-bin-det, çmeritet, çuditet gjithkushi, çdokush, çmeriten,seriten,  mahniten, çuditen  të gjithë.. (ALSI te: Hylli i Dritës nr. 6-8/ 1941 f. 334). S. shih sin: bindet bota

            17877.ÇAHU DHE TË FUTEM fr.fol., iron.- thotë dikush, i cili nuk di ç’ të bëjë nga turpi,nga një e pqpritur, thotë dikush, të cilin e zë shumë turpi, thotë dikush, i cili çmeritet shumë nga diçka e papritur, e pabesueshme.. (PM-HV f. 32, 150). S. shih sin: hapu dhe të hyj

            *17878.ÇAN DHEUN (DHENË) dikush fr.fol.- 1.id.- s' lë vend pa kërkuar, pa shkuar, pa bredhur, pa u endur, pa shëtitur, pa shkelur, pa udhëtuar dikush, bredh, endet, shkon, kërkon kudo, gjithkund, gjithandej, në çdo vend dikush, udhëton, shëtit shumë dikush.(AXH-XLIV f. 167, FGJSH f. 187, FGJSSH f. 1677, 2126, NABA-EY f. 17).- E gjora nuse, çau dhenë duke pyetur, por s’ dëgjoi një fjalë të mirë e të saktë. (AABD-NJ f. 192).S. shih sin: kërkon anë e kënd dikush. 2. (dikush a diçka) fj.- lavron ,plugon (dikush a diçka).- Zini çapin e hostenin/ dhe parmendën që çan dhenë. (Ç te: gr.aut. ALSH f. 198, Ç-1 f. 109). Çava dheun nja tri ditë me radhë e t’ i bëra luadhet patoz. (SOAN-TZ f. 131). S.(e) kthen dheun (dhenë) dikush a diçka. 3. (për ta gjetur dikë a diçka) ftill.- e kërkon me të madhe  dikush dikë a diçka (për ta gjetur), e kërkon kudo, gjithkund, gjithandej, gjithkah, në çdo vend, në çdo anë dikush dikë a diçka (për ta gjetur), nuk lë vend pa e kërkuar dikush dikë a diçka (për ta gjetur).(AXH-FR f. 195, AXH-XLIV f. 167, AXH- VLVII f.166).-Kam çarë dhenë  duke e pasë kërkuar këtë libër andej e këtej nëpër miqtë. (VPAP-P te: Sporti Shiptar nr. 35/ 1939 f. 3, AXH-XXVI f. 218).S. shih sin: e kërkon andej (e) këndej (këtej) për ta gjetur dikë a diçka dikush

            *17879.I ÇELET DHEU NËN KËMBË dikujt fr.fol.,iron. gjendet në pozitë të pasigurt, të rrezikshme, kritike dikush, gjendet në rrezik dikush, nuk e ndien veten të sigurt dikush, e humb sigurinë dikush, rrezikohet dikush-Autoritetet ndienin dheun t’ u çelej  nën këmbë dhe s’ guxonin  të bënin asnjë shenjë. (DHSSH-MY f. 352). S.shih sin:i digjet cerga nën këmbë dikujt                                                                                         

            17880.E ÇON NË DHE dikë dikush fr. fol.,meton.-e (ia) shkakton vdekjen dikujt dikush, e privon nga jeta dikë dikush, e vdes dikë dikush. (SKDO f. 84). S. shih sin: ia shqyen barkun  dikujt dikush

            17881.E ÇON NË DHE PËR SË GJALLI dikë dikush a diçka fr.fol.,meton.-1.e mundon shumë dikë dikush  duke e trajtuar keq, e bën dikë dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon, e stërmundon, e torturon dikë dikush a diçka.S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka.2. i shkakton dhembje të madhe dikujt dikush a diçka, i shkakton gjendje të rëndë shpirtërore dikujt dikush a diçka, e pikëllon, e trondit, e hidhëron, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 1930, 2115).S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush

            17881a.E ÇON NË DHE TË GJALLË dikë dikush a diçka fr.fol.,meton.-1.e mundon shumë dikë dikush  duke e trajtuar keq, e bën dikë dikush a diçka që të vuajë shumë, e sfilit, e strapacon, e stërmundon, e torturon dikë dikush a diçka.S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush a diçka.2. i shkakton dhembje të madhe dikujt dikush a diçka, i shkakton gjendje të rëndë shpirtërore dikujt dikush a diçka, e pikëllon, e trondit, e hidhëron, e helmon shumë, pa masë, së tepërmi dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 1930, 2115).S. shih sin: ia djeg loçkën e barkut dikujt dikush

            17882.E ÇON NË DHE TË HUAJ dikë dikush fr.fol.,meton.- e mërgon dikë dikush, e dërgon të jetojë në mërgim dikë dikush. (BQ-DSH).

            17883.E ÇON DHEU HAVA dikë fr.fol., id.-1.ka shumë shqetësime, halle, kokëçarje, tela-she, brenga dikush, është shumë i shqetësuar, i brengosur dikush, ka një hall të madh dikush që e shqetëson, që e mundon  shumë, pa masë. S. shih sin: avullon si gështenjat e ziera dikush. 2. parandien  diçka të kobshme dikush, prandaj nuk mund të qetësohet. (HB-FPD f. 99). S.e çon dheu  (toka) peshë (përpjetë) dikë; e ha dheu ndër (nën) këmbë dikë; nuk i zihet vendi vend dikujt

            17884.E ÇON DHEU PESHË dikë fr. fol.,id.-1. ka shumë shqetësime, halle, kokëçarje, telashe, brenga dikush, është shumë i shqetësuar, i brengosur dikush, ka një hall të madh dikush që e shqetëson, që e mundon  shumë, pa masë. S. shih sin: avullon si gështenjat e ziera dikush. 2. parandien  diçka të kobshme dikush, prandaj nuk mund të qetësohet. (HB-IV f. 221). S. shih sin: e çon dheu hava dikë

            17885.E ÇON DHEU PËRPJETË dikë fr.fol.,id.-1. ka shumë shqetësime, halle, kokëçarje, telashe, brenga dikush, është shumë i shqetësuar, i brengosur dikush, ka një hall të madh dikush që e shqetëson, që e mundon  shumë, pa masë. S. shih sin: avullon si gështenjat e ziera dikush. 2. parandien  diçka të kobshme dikush, prandaj nuk mund të qetësohet. (HB-FPD f. 99). S. shih sin: e çon dheu hava dikë 

            *17886.DEL NË DHE TË HUAJ  di-kush fr. fol., meton.- ikën, largohet, vete, shkon tretet larg nga vendi, atdheu, vendlindja dikush (pa ditur se ku vete),  mërgon, emigron në vend të huaj dikush, ikën shumë larg vendit të banimit  të zakonshëm dikush, ikën shumë larg shtëpisë dikush, shkon larg në mërgim dikush.- Si ato mizat të paky/ kanë marrë detin o me sy/ e kanë dalë në dhe të huaj/ këtu një javë, atje një muaj. (GJF- GPT f.76). S.ikën në dhe të huaj dikush; (e) merr rrugën e kurbetit dikush; (e) merr rrugën e mërgimit dikush; shkon në dhe të huaj dikush; shkon në gyrbet dikush; shkon në mërgim dikush; vihet në rrugën e mërgimit dikush; shih sin: e merr botën me (në) sy dikush

            *17887.DEL NGA ZEMRA E DHEUT diçka a dikush fr.fol.,ftill.- del, shfaqet papritur, befas diçka a dikush.- Lajmi se do të shpërndahet misri doli nga zemra e dheut.(MIGJENI te: gr.aut. ALSH f. 277). S. del (mbin) nga dheu diçka a dikush; del si fanti spathi diçka a dikush;del si shejtani nga temjani diçka a dikush; sikur del (mbin) nga dheu diçka a dikush 

            17888.DEL NGA DHEU diçka a dikush fr.fol., ftill.- del, shfaqet papritur, befas diçka a dikush. (JTH-FFGJSH f. 252). S. shih sin: del nga zemra e dheut diçka a dikush  

            *17889.DERGJET NË DHE dikush fr. fol.,iron.- është i vdekur dikush, ka vdekur dikush.-Ai dergjet në dhe.(IK-GJIV f. 205).S.shih sin: nuk është më në botë dikush

            17889a.DERI T’ I  BJERË DHEU PËR FYTYRË fr.ndf.,meton.- sa të jetojë, sa të jetë gjallë,  deri të vdesë, përgjithnjë, gjithnjë, gjithë jetën, gjersa të jetojë, deri, gjer në vdekje.

(AVSU-SHPMGJ-I f. 164). S. shih sin: gjer në cakun e fundit

            17890.DERI TË HYJË NË (NËN) DHE fr. ndf.,meton.-sa të jetojë, sa të jetë gjallë,  deri të vdesë, përgjith-një, gjithnjë, gjithë jetën, derisa të vdesë, derisa, gjersa të jetojë, deri, gjer në vdekje. (HB-FPD f. 99). S. shih sin: gjer në cakun e fundit

            17891.DERI TA MBULOJË DHEU (DHEU I ZI) fr.ndf., meton.- sa të jetojë, deri të vdesë, përgjithnjë, gjithnjë, gjithë jetën, derisa të vdesë, derisa, gjersa të jetojë, deri, gjer në vdekje. (HB-FPD f. 99). S. shih sin: gjer në cakun e fundit

            17892.DIGJET DHEU fr.fol.,id.-nuk mbetet as fije, as fill bari nga thatësia e madhe, nuk bie një kohë të gjatë shi, merr thatësi e madhe. (TASE f. 78). S.bëhet kërnak (kurak); bëhet trokë vendi;digjet toka; merr kurak; thahet dheu (toka, vendi); uritet dheu për ujë

            *17893.I DIGJET DHEU NËN KËMBË dikujt fr.fol.,iron.-gjendet në pozitë të pasigurt, të rrezikshme, kritike dikush, gjendet në rrezik dikush, nuk e ndien veten të sigurt dikush, e humb sigurinë dikush, rrezikohet dikush .- Ku të flija kur dheu nën këmbë më digjej. Isha as në qiell, as në tokë. (HKA te: KO nr. 4/ 85 f. 390). S.shih sin:i digjet cerga nën këmbë dikujt

            17894.DJEG DHENË dikush fr.fol.,id.- shkakton dhembje e pikëllim të madh te të gjithë dikush (kur vdes në moshë të re) . (NMUS-SHPK f. 68). S. përvëlon dhenë dikush

            17895.S’ DUKET (MË) KËSI DHEU dikush   fr.fol.,meton.- humb, zhduket pa gjurmë  dikush . (HB-FPD f. 95). S. shih sin: bëhet abet dikush a diçka

            17895a.S’ E DURON  AS DHEU diçka (një fyerje, një sharje, një shpifje etj.) fr.fol.,meton.- është tepër e rëndë, e padurueshme diçka(një fyerje, një sharje, një shpifje etj.). (FGJSSH f. 1610).S.shih sin: është barrë e lagët diçka (një fyerje, një sharje, një shpifje etj.)

            17896.S’ E DURON DHEU dikë fr.fol., iron.-1. është shumë i keq në shpirt dikush, është shpirtlig, shpirtzi, shpirtkazmë, zemërzi dikush, e ka zemrën shumë të keqe dikush. S. shih sin: është si bukë e mykur dikush.2.dikë (fëmijën) e përmbys çdo gjë dikush, nuk lë gjë pa rrëzuar, pa përmbysur dikush, s’ lë gjë pa lëvizur, pa trazuar nga vendi dikush (fëmija), e kthen gjithçka mbrapsht dikush (fëmija). (BQ-DSH).S. shih sin: e përmbys botën dikush (fëmija)

            *17897.DYNDET DHEU (MBARË)  fr. fol.,id.- del, mbëlidhet me shumicë të madhe, dalin, mblidhen me shumicë të madhe.- Shumë janë të pafarë. Është dyndur dheu mbarë kundër nesh. (SD-SHKT-II f. 115).

            17898.DHE ÇEREPI fr.em.- tokë argjilo-re. (EHO-6/ 79 f. 672).

            17899.DHE MË DHE fr. ndf.,id.- gjith-kund, anekënd, anembanë, gjithandej, gjithkah, kudo. (PETPA-LU f. 180, JTH-TIR f. 182). S. shih sin: an' e mb' anë

            *17900.DHE I HUAJ fr.em.,id.- mërgim, vend, shtet i huaj jashtë atdheut ku ka mërguar dikush. (FGJSH f. 310, FGJSSH f. 1129).- Dheu i huaj nuk e mbante brenda. (SOAN-TZ f. 52). Vinin t’ i ngrysnin ditët e fundit në atdheun e varfër..., por që edhe gurët e ferrat i kishte më të mirë se dheu i huaj. (PARB-V f. 151). Pushtuesi i ri hëngri dhe nga dheu i huaj  pasi hëngri barut e plumb nga pushka e popullit. (JX-N f.80). Digjej në ëndërrim nga dhe i huaj/ Të kthehej një ditë atje në Krujë. (MBER te: R, 15 dhjetor 2001 f. 18). Duke shtegtuar për dhe të huaj. (GJF-MZ f. 196). Niku ishte nisur për në dhe të huaj, për të fituar në luftë nder e lavdi. (ZIKO te: gr.aut. HLSH f. 354). Si e ndieni veten në dhe të huaj? (TSE te: B, 8.IX. 1997 f. 9). Vetëm në dhe të huaj, duke vuajtur e duke lënguar/ të kam në zemër ty, ku ndieva të parat dashuri. (LG-VZ f. 49). Në dhe të huaj ishin/ në front në vijë të parë. (DHQ-BI f. 15).Sa rëndon dheu i huaj. (SKBLA te: KOM nr. 3/ 1997 f. 22). Kur vini për mall nga dheu i huaj,/ s’ di si t’ iu flas kur ndërruat emër? (PATA te: KD , 28 maj  2005 f. 31).S. dyert e huaja; tokë e huaj; vend) huaj



(Vota: 17 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx