E premte, 02.05.2025, 10:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Lirika nga Përparim Hysi

E diele, 27.06.2010, 09:33 AM


Lirika

 

Nga Përparim Hysi

 

 

Janë ca çupa

 

Janë ca çupa,deli çupa:tuj-tuj si puladeti!

Çupa për t'u pirë në kupa(aty mjalti dhe sherbeti)

Hargalisen të shpenguara,mu si mëze hergjele

Po më hëngri,mua,syshkruara(fët me sy e bjer përdhe!)

 

E ç'më gjeti mua,të zinë, dua t'i ikë atij "sherri?!"

Por me sy seç më përpin;syri i saj si brisk më theri

Desha s'desha zura "vallen";zura vallen siç e deshi

Në "kërceva" me sylarmen,jam pa faj dhe mos më qeshni.

 

 

Puth e puth unë miken

 

Puth e puth unë miken(ke parë?Hiç nuk ngopem)

Ndaj e zë ashiken dhe me të zë "rrokem"

Rrokem ,edhe mundem,se dua ta vë poshtë

Dhe,kur e vë poshtë,diçka i marr"borxh"...

 

 

"Thikën" e ngul mbi "bostan"

 

Thikën e ngul mbi bostan

Zë e çaj me ngadalë

Sado më ra alivan

Pat"ilaçin" që më ngjallë.

 

 

Pse?

 

Pse më rri kokulur,sikur ke bërë faj?

Fol,o syri i bukur,se s'e kam kollaj

Se s'e kam kollaj,kur të shoh kokulur

A e sheh sa vuaj,veç nga syri i bukur

 

Dua veç një fjalë;t'ma thotë ajo gojë

Nuk e mbaj dot mall(e sheh?Po firoj)

Po firoj e thahem, veç se ty të dua

Dhe mëdysh po ndahem,nga një fjalë që s'thua

 

Hape atë gojë!Mos më rri kokulur

Se të dashuroj;dëgjon,moj e bukur?!

 

 

Të shkon mëndja

 

Të shkon mëndja tek mikja që njohe

Të shkon mëndja dhe të bëhet obsesion

Zë gjen shkaqe dhe mallkon çdo droje

Merresh me hamendje(me iks a ypsilon)

 

Çuditesh,mandej,me këtë obsesion

Se meraku të mbërthen kur nuk e prisje

Dhe sado që tani je në moshë të vonë,

Nisesh me hamëndje andej nga nuk bitise.

 

26 qershor 2010



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx