E premte, 02.05.2025, 06:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Arben Shehi

E shtune, 26.06.2010, 05:18 PM


Nga A. Iliazi

 

Arben Shehi u lind ne qytetin e Shkodres ne vitin 1954, ne nje prej familjeve me te vjetra e me ne zë te qytetit, me tradita te spikatura historike , intelektuale dhe shoqerore.

 

Pas diplomimit per arkitekture me 1977, per nje kohe relativisht te gjate i kushtohet pro- jektimit arkitektonik dhe kerkimit shkencor te fushes (1979-1993) , si edhe dhe angazhimit akademik ( lektor korrespondent) ne Fakultetin e Arkitektures(1984-1993).

 

Eshte po keshtu i spikatur angazhimi i tij ne jeten publike , ne nje numer artikujsh mbi ark- tekturen,politikat ekonomike dhe te zhvillimit te qendrueshem ne vijimesi .Zgjidhet Kryetar i Dhomes se Tregtise se Shqiperise (1994) dhe i Dhomes se Tregtise e Industrise Tirane (1995-1999). Me pas eshte nxites e bashkethemelues i disa organizatave jo-fitim prurese te tematikave te reja ne fushen e inovacionit te biznesit, siste- meve te cilesise dhe te pronesise intelektuale. Aktualisht eshte keshilltar i Presidentit te Republikes per zhvillimin urban, mjedisin dhe turizmin.

 

Nderkohe letersia dhe artet mbeten pasionet e tij te vazhdueshme , ku boton librat me poezi “Pika e Djerses”-1981, ”Rikthim drejt Gjerave qe i kam dashur”-1996, e “Gjysma e Heshtjes” -2001, dhe se fundmi “Kohe per Askund “-2009, libra qe karakterizohen nga lirizmi I thelle, ndjeshmeria dhe mirenjohja e vecante per njeriun. Gjithashtu merr pjese ne disa ekspozita kombetare te piktures (1886-1990) dhe vehtiake 1996-2000.

 

Eshte zgjedhur ne vazhdimesi  anetar i mjaft foru- meve  profesionale nderkombetare. 

 

 

Arben Shehi

 

BARI I SHTEPISE SIME

 

Po derdhet prape qumeshti i bardhe henor,

mbi konturin e vetmuar te mbremjes.

Femije te vonuar ,

kthehen ne rrugen e shtepise tere heshtje.

Vendosin gazin e tyre si cirka  yjesh permbi fijet e barit ,

duke lene porten te hapur si nje goje memece...

 

 

Pllaq -plluq  levizin pllocat e rrugines gjithe  dhimbje .

Nuk ka rene shi, po bari eshte rritur nderkohës,

i zbehte dhe i lodhur nga mungesa e hapava te mija.

...............................................................

 

Me ka rritur ky ajer. Kur frynte eger murlani

dhe shpesh me eshte dashur

te kerkoj hapat e pranveres qe s’di pse vonohej

lart, neper humbellat veriore.

 

Megjitheate,

jam ndier mbret ne keto shkalle, nen keto cati,

me cerdhe pellumbash qe i ndertonim vete ,

dhe i ruanim po vete.

 

Kurre s’kam grisur faqe librash,shtepi kukullash te motres sime

vizatime qiejsh me drite mengjezi dhe rruge pa kufij

qe i enderronim po kurre s’i pame.

 

Si mjegullime te bardha me petkun e enderrave

cfaqeshin Budi, Sheh Shamija , Mjeda, Dasho Shkreli...

Dukeshin dhe iknin flurore sakaq. Larg ne magjine e poezise

dhe te luftrave qe i kishin fituar , por dafinat  s’u a dhane kurre,

vetem e vetem se qene prej ketij Qyteti ...

 

Eshte rritur nderkaq bari i shtepise sime.I gjate dhe memec.

 

Shkoder, Prill 2005

 

 

VETEMOTIV

 

Me kot mendon se do te gjesh prehje.

Eshte shume e vogel kjo bote per endrren tende.

Breg me breg si lumi,

perplaset dallga e qiellit mbi nje kreshte vjeshte.

dhe shkon te mbytet ne det.

 

Bie nje mjegull fillikate si  gjethe nentori.

Rrezohen shirat,

ylberet, pasditet, ne zgrib te dhimbjes tende. 

Po karafile te kuq celin e vyshken ne buzeqeshje femijesh...

 

Perse me ke bere keshtu o zot ?

Mbushur me brenge, trishtim, shprese...

 

Me kot mendon se do te gjesh prehje.

Eshte shume e vogel kjo enderr per boten tende.

 

Sepse ti ke mbetur  poet…

         

2002

 

 

SHKODRES SE MBRETERVE

 

Eh, ti Mbreteresha ime…

 

Femijeria magjike e perrallave.

Socializmi tragjikomik

dhe zbehja e perhershme e fames tende.

Krimi i neteve me hene te trembur

ngujuar bashke me  gjaksoret

qe s’ua lajne duart gjithe ujrat rreth e rrotull Teje.

 

Ç’u ke bere te gjitheve  ?!?

Kunder teje perjetsisht,

sepse adhurove  Bogdanin, Fishten , Oso Kuken …?!

Antimediokre, hokatare , gjakhupse, shpirtmadhe.

Kult, enderr, altar etern.

 

Eh,ti Mbreteresha ime!

E rilindur dhe e rivrare serisht me 2 Prill…

 

Prill 2005

 

 

PERSE BIEN KETO SHIRA

 

Qielli eshte kaq i pikelluar sonte

dhe kjo vjeshte nuk mund te mbaroje ndryshe vetem me ndarje,

nderkohe qe  mbremja po shkon te mbyse veten ne liqen.

 

Perse bien kaq shume shira  valle ne kete vend ?

 

Mbase jane shpirterat e baladave te vdekura

Qe sillen neper ere ngaqe s’gjejne varr per t’u prehur.

Fantazma legjendash rrijne varur mbi kokat e reve ,

perpiqen,

po prapeseprape nuk e fshijne trishtimin e kesaj mbremje.

 

 

Ah, cfare nuk do te jepja qe te shihja prape shkelqimin

e dikurshem dhe rrezimin e pakthim gjithashtu.

 

Per fat te keq ndofta, me gjithe keto shira qe bien…

 

Kalaja e Shkodres, 2004  

 

 

NENES

 

Po me shuhet  ngadale nena ime.

Si flaka e qiririt po dridhen ditet e saj,

 

Me veshtron ne heshtje

dhe me syte e mekur

nje tufe zogjsh te ndrojtur

i zbret ne parvazin e saj te perendimit.

 

Si flete e zverdhur vjeshte

dridhet drita ne dritare mbi qelqet e  holluara nga vitet,

qe mund te krisin nga çasti ne çast.

………………………………………………………………………….

 

Se shpejti

Ajo do te fluturoje bashke me zogjte …

 

Prill 2005

 

 

NENA E ENDERRES

 

Mbreme pashe tim Ate ne enderr.

Pas kaq kohesh qekur iku…

 

Ishte veshur me kostum te erret. Ngjante si dhender,

Ngrinte krahun ne ajer,si nje dege ulliri

sperdredhur nga dhimbja,

dhe nje vello te bardhe resh petalore ia shtynte mengjezit

me krushq te ngrire

ne prag te agimit qe nuk zbardhte dot…

 

Ne mengjez shkova te krevati I nenes.

E zgjova me puthje te balli

dhe i tregova enderren qe me kish lumturuar gjithe naten.

 

Me veshtroi me syte e lengezuar , gjithe ikje,

Dhe kerkoi ti benin gati fustanin  me te mire

kur nisej per rruge te larget…

 

2005

 

 

LUMTURIA

 

Kur ishim te rinj

Enderronim per shtepite e bukura

per femije te lumtur nen kubene e qiellit

dhe per dashurine e madhe…

 

 

Ah,tani eshte teper vone.

Me vjen keq qe bashke me veten te genjeva edhe ty.

 

 

Dritherohem nen kubene magjike  te nates

tejpertej  shpuar nga dritat e yjeve,

dhe them me vete se megjitheate lumturia

duhet te mbetet ne faqen e parafundme te abetares

 

2003

 

 

ME HESHTJEN TIME

 

Vij me heshtjen time

Bere balade per ty.

 

Tek parvazi I kujteses

Zogj ikacake te vjeshtes jane ulur

Mbi therrimet e mallit tim…

 

Jane kaq vjet

Qe bie debore dhe prapeseprape  pranvera

I trimeron  qiejt dhe ujrat

Qe shkrijne pa fund.

 

Kam udhetuar neper tere qiejt e botes

Po kurre nuk kam mundur te kthehem

Pa heshtjen time qe zhurmon per ty,

Sa here qe muzgu shkel me gishtat e permalluar

Mbi ksilofonin vjeshtor te çative…

 

2005

 

 

FILIP SHIROKES

 

Gjithcka zbehet para shamise tende proverbiale...

 

Kam udhetuar  gjithkund ne kete  bote

Mbi karvane  avjonesh si mbi kurrize devesh te lodhura ,

Kur pershkojne shkretetirat qe klithin me kujen e harreses.

Po askund nuk kam ndeshur kujen prej malli

qe perhapte dora jote, drejt qiejsh te pashprese

mbi largesine tende.

............................................................

 

Kur ka zbardhur dita

Ti ke qene gjithnje ne zgrib te  shkretetires dhe shpreses,

duke tundur shamine e njomur nga malli dhe nga dhimbja

per trendafilet e qytetit  qe lindi nga liria e murosur,

e nje Gruaje te tradhetuar nga te vetet...

 

Kam udhetuar gjithkund mbi kete bote...

 

Permbi  Detin Mesdhe , Mars 2002

 

 

HAPAT E SHIUT

 

Qiellin e cau pjerrtas kosorja e vetetimes,

dhe sakaq u be aq drite

sa per te dalluar afrimin tend...

 

A i degjon hapat e shiut

Qe nguten te vijne para teje

Ne parkun qe e mbuluan fletet 

te zverdhura ndofta deri ne dhimbje ?!?

 

Dikur ishim me te rinj...

-------------------------------------

Mijera here s’jam ngopur se pari

avullimin e kurmit tend femeror.

 

Sa keq tani vitet iken.

Megjithese shiu s’ka pushuar se reni

njelloj e njelloj mbi mua dhe mbi floket e tu...

 

Eshte e pamundur te mos lagesh

nen kete shi prej hene...

 

2005

 

 

ME NE FUND...

 

Do te shkoj me ne fund te behem ere.

 

Pergamenet e hapura te reve

si trendafili qe mbolla se fundmi,

po vyshken nga vonesa e vjeshtes se ditlindjes sime.

 

Vijne shtellunga mjegullash tek pragu i kujteses ,

enderrat e konturuara nga perendi antike

me emrin Aferdite,  te bukur , si te nenes sime,

 

Do te shkoj me ne fund te behem ere,

dhe s’do kerkoj  me asnje fat tjeter.

 

2005   

 

 

E SHKRUAR VETEM PER TIME BIJE

 

Ka pasur vetem tri Gra ne jeten time:

Nena ime,

Vajza e nenes sime,

Nena jote...

 

Tani je vetem ti.

Deri ne castin  e lumturimit tim te fundit .

Ashtu siç e kam enderruar gjithmone:

me koken dhe frymen time duke u shuar mbi duart e tua..

 

A e degjon  vjeshten perjashta

si i rrezon gjethet  pa zhurme dhe i ndez  perendimet ?

 

Besome ,nuk eshte shiu qe tringellin mbi qelqet e krisura nga era.

 

Hape dritaren,

prapa xhameve kete nate jam vetem une ,

bere flete per ty,

i lagur dhe i dridhur nga malli,

ashtu siç e kam enderruar gjithmone ne jete:

mes duarve te tua mbushur me frymemarrjen time te fundit...

 

Vjeshte  2006

 

 

GJYSMA E HESHTJES

 

Pulebardhat ngrihen njelloj

                              mbi shkumen e Detit .

Nje vele e vockel rebele shfaqet

dhe humbet sakaq.

Dallga ndjek dallgen

                            deri ne breg,

kthehet

dhe ndjekja nuk ka fund.

 

 

Gjithcka eshte ne gjysem heshtje,

ne gjysem qetesi, ne gjysem te vertete.

Deti s’mund ta kuptoje

Se gjysma tjeter e heshtjes,

eshte shkretia e brigjeve te mia,

ikja masive prej tyre,

                   arratia , kurveria,

                                           vetmia...

 

Gjysma e heshtjes,

eshte dhimbja uluritese,

per gjysmen tjeter te saj...

 

Deti LIgur, Genova 2001



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx