E premte, 02.05.2025, 09:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Flet, studiuesi, mbledhësi i folklorit, historiani, Prof. Doc. Bardhosh Gaçe

E enjte, 24.06.2010, 07:20 PM


Flet, studiuesi, mbledhësi i folklorit, historiani,  Prof. Doc. Bardhosh Gaçe

 

Polifonia shqiptare gjendet në Korsikë, nga të emigruarit e hershëm

Po shkatërrohet bota poetike e polifonisë shqiptare

Arta Dade dhe Vaso Tole kanë deformuar emërtimin nga polifoni në iso-polifoni

 

Nga Albert Zholi

 

Një  njeri i qetë, por gjithmonë qëmtues i folklorit, historisë, dokeve, tarditave të labërisë dhe më tej. Në arkivin e tij numëron mbi 30 libra me karatker historik, hulmutues ku ka vënë vulën mbi shumë çështje të historisë së kësaj treve. Në këtë intervistë ai flet kryesisht për polifoninë, shtrembërimet që i janë bërë asaj  dhe deformimi i emërtimit që ju bë gjatë kërkesës në UNESKO. Sipas tij kjo këngë e mrekullueshme që magjeps platetë e botës ka një emër që ja ka dhënë vetë koha, njerëzit dhe toka ku ka lindur. Ajo quhet polifoni dhe jo iso-polifoni, emërtim që sipas tij e humb kuptimin e bukur të këngës.

 

Z. Gaçe, çfarë debatesh ka pasur, dhe si ka filluar ky debat, për projektn e nisur nga Ministrria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe intelektualëve të mirëfilltë që e njohin dhe e kanë propoganduar këtë këngë?

 

Një nga debatet më bashkëkohore për kulturën shqiptare është ai i Polifonisë shqiptare.Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, para disa vjetësh në kuadrin e mbrojtjes dhe të trashëgimisë së folkut shqiptar dhe vlerave që duhet të përfaqësonte  kombi shqiptar në UNESKO u bë pjesë e këtij projekti (por edhe debate). Këtë projekt e kishte nisur me UNESKO-n më parë një profesor i famshëm Agron Xhagolli, Afërdita Onuzi dhe e plotësuan më vonë Benjamin Kruta dhe Spiro Situni..  Ata e studiuan polifoninë dhe morën shumë këngë nga zona të ndryshme të labërisë, që dhe pse këndonin afërsiht njëlloj,  kishin ndryshime nga fshati në fshat apo më tej. Por jo vetëm shqiptarët…Të interesuar për polifoninë kanë pas qenë dhe janë shumë të huaj që patën ngelur të habitur kur dëgjonin këtë këngë. Një ndër më të interesuarit ka qenë dhe anglezi Aleksandër Thenton. Ishte ky studiues i cilii për t’ia bërë më të afërt polifoninë shqiptare UNESKO-s, dhe për ta vënë në mbrojtje të saj,  bëri filmin dokumentar “Polifonia shqiptare” i cili mori çmimin e parë në Europë nga fondacioni “Tursian” në Gjermani në vitin 1990. Më pas u krijua një grup studiuesish dhe dhanë stilet e polifonisë. Projektin e bëri Spiro Situni  cili grumbulloi të gjitha stilet, ku më vonë të gjitha këto u dërguan në UNESKO. Në vitet 1994-1995, UNESKO, kërkoi që të prezantohej kjo kulturë. Specialistët e saj (UNESKOS), vunë disa kushte për ta marrë në konsideratësi:  një festival, një takim (ky u zgjat sepse u bë festivali i Gjirokastrës, ka qenë dhe një geg Vangjel Lapi që ishte në mbështetje të polifonisë.Që me simpoziumin e parë që u bë për Polifoninë shqiptare në vitin 1988, u vunë themelet që polifonia të studiohej, të arkivohej të inxhizohej,dhe të përsoseshin idetë për ta shpallur vlerë të rrallë të trashëgimisë kulturore.

 

Cfarë kronikash janë gjetur, ruajtur dhe përcjellë në këtë drejtim?

 

Për këtë ka mjaft kronika që nga shekulli i dytë, i nëntë, i pesëmbëdhjetë që flasin për ekzistencën e polifonisë në Epir,.Camëri dhe në Labëri, (kjo shtrihet deri në toskëri). Nga studimet e mëvonshme është parë që kjo këngë shtrihet edhe në vise të tjera, por janë variante të polifonisë  që ëlvrohet edhe në popuj të tjerë.Por më shumë këtë e ruan Shqipëria duke përfshirë edhe Kosovën dhe viset e Maqedonisë deri në malësi. Studimet e sotme kanë treguar se kjo këngë  ka shkuar deri në Korsikë ku ka pak shqiptarë të emigruar me shekuj. Në Korsikë thonë se nuk është e jona kjo muzikë por e mbajnë si diçka të lashtë për të ardhur nga mesdheu. Por megjithëse shumë pak banorë atje janë me origjinë shqiptare dhe prandaj e ruajnë polifoninë shqiptare si një gjë të çuditëshme si një jehonë mali. Polifonia e tyre dhe e disa vendeve të tjera, ruan elementët e vajtimit, dhimbjes, tragjedisë. Shumë debate kanë bërë studiuesit për polifoninë..Polifonia shqiptare ka këtë vulë dhe këtë gjurmë, por Ministria e Kultuës duke i vënë një bisht përpara iso-polifonia, na u shfaq për herë të parë pa e marë vesh as studiuesit, as dijetarët  me një tabelë që u vendos gjatë një takimi në Vorë u quajt “takimi i iso-polifonisë” .Kjo është bërë në vitin 2005. Ky emërtim nga Ministria e Kulturës së asaj kohe (Arta Dade ishte minister), pati kundërshtime të mëdha.Iso është një element i fundit i polifonisë, është elementi mbushës.Është marrësi, kthyesi, hedhësi dhe pastaj isoja.Shqipëia ka fatin më të madh që ka një pasuri me kaq vlerë si plifonia që mund të konkurojë në çdo vend të europës.Unë kam qenë në Stamboll, Selanik,Athinë, Lion, Itali etj me ansamble të ndryshme dhe si polifonia shqiptare nuk ka. Polifonia shqiptare është si një relikë e veçantë.Është një

natyrë e veçanë ekzekutimi.

 

A ka tendenca për ta gjymtuar polifoninë?

 

Po.:Përhapja e turbo -folkut  po shkatërron polifoninë, shartimet që bëhen me të, ku marrin tekste dhe i bastardojnë dhe e dyta është se po shkatërrohet struktura e polifonisë. Tani mund të kesh vetëm një iso dhe një marrës. Pra, po shkatërrohet shumë bota poetike e polifonisë shqiptare.Kjo ndodh se turbo- folku mer vargjet e polifonisë.Është detyrë e ministrisë dhe e studiuesve të tjerë, dhe e shoqatave që të merren me ruajtjen e këtyre vlerave. Unë e quaj diçka të veçantë që edhe në Vlorë dhe në Bylis, zhvillohen dy festivale të polifonisë ku shoqatat mundohen, ndryshe nga shteti ta ruajnë këtë traditë. Këto shoqata, sot, janë dy pikat që e mbajnë këtë polifoni, e ruajnë dhe e zhvillojnë.Megjithëse kjo është e pranuar nga UNESKO atëherë  detyra e shtetit është për ta mbrojtur këtë. Ministria e Kulturës mori meritat  për këtë vlerë të madhe nga UNESKO, duke e shpall vlerë kulturore për njerëzimin, por nuk po e mbron si duhet.

 

-Po turbo-folku çfarë ka në vetvete ndryshe që e shëmton polifoninë?

 

Turbo- folku për mua është një lloj muzike mjaft e kultivuar.Por ajo s’duhet të huazojë nga polifonia.  P.sh. marrin meloditë e këngëve të Elbasanit që janë meloditë për dashuritë të haremit, pra kanë elementë të botës orientale,dhe t’ia vendosin teksteve të polifonisë. Nuk funksionon. Ose edhe në Krutje të Kavajës përzihem elementët e muzikës të turbo-folkut me polifoninë .Pra këtu krijohen vlera joedukative, dhe estetike.Turbo-folku në elementin muzikor të polifonisë ka disa raporte ndarës, pasi në polifoni ka marrës, hedhës, kthyes, që nuk egzistojnë në turbo-folk. Pork y I fundit huazon muzikën dhe tektsin dhe ja përshtat muzikës së vet. Ky është një emancipim i muzikës. Tjetër është se grupet polifonike këndojnë këngë të polifonisë dhe dalin me kostume të tjera, pra të Myzeqes.

 

-Kush kanë qenë përfaqsues të Shqipërisë në UNESKO që këkrkuan shpalljen e polifonisë  vlerë kulturore të mbarë njerëzimit?

 

Delegacioni që përfaqësonte Shqipëqrinë atë kohë për marrjen e titullit kryesohej nga Arta Dade dhe nga Vaso Tole. Pra dhe shtrembërimi i emërtimit si duket është bërë nga ky delegacion. Si duket aty në mënyrë zyrtare kërkesa është bërë me emërtimin iso-polifonia dhe jo polifonia.

 

-Ju jeni një studiues i apasionuar i trevave të labërisë, kë do të veçonit tjetër në këtë trevë për punën e tyre studimore për kulturë, doket, zakonet, historinë e labërisë?

 

Në kulturën e sotëme të Labërisë mjaft autorë kanë nxjerrë në dritë etnokulturën, traditat dhe zakonet, fiset dhe vatrën labe, si dhe rrënjët historike të kësajë treve që gjëmon në mjegullat e kohës qysh në prehistori. Botimeve të tilla si ato të Mexhit Kokolarit, Ismet Elezit, Halo Abazit, Spiro Rrushës, Fane Veizit, Foto Bixhilit, Rruzhdi Bajramit, Nesip Meçes, Farudin Krutës, Aleko Rrapo, Thoma Comora, Idajet Jahaj, Eqerem Camaj, Axhem Capaj etj, u bashkëngjitën edhe studimet e thella edhe këmbëngulëse të Seit Alikaj, nga Kuçi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx