E shtune, 03.05.2025, 09:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Botohet publicistika e Sali Nivicës

E merkure, 23.06.2010, 07:28 PM


Shtëpia botuese “Argeta LMG” sapo ka hedhur në qarkullim librin “Sali Nivica- publicistikë” të autorit Eqber Skëndaj. Autori i librit në faqet hyrëse të librit thotë se “jam nisur nga dëshira e mirë e si një detyrim për të realizuar këtë punim, si pjesë  e rrënjës së trungut tim familjar. Kjo figurë poliedrike kërkon një penë të fuqishme për të trajtuar e realizuar larminë e problemeve që ai shtroi për zgjidhje; indipedencën e plotë të Shqipërisë, tërësinë tokësore, format e shtetit, diplomacinë, kryengritjet e mëdha, arsimin, gjuhën, historinë, publicistikën, etj… Kjo histori jete e vendit tonë që Sali Nivica trajton është një roman që jetohet. Materiali është shumë i shpërndarë e për vetë periudhën historike që ai militoi (1909-1920), është edhe pjesërisht i humbur. Prndaj disa prej krijieve të tij nuk gjenden në këtë vëllim. Materiali është trajtuar në mënyrë problemore, por brenda tematikës kronologjike. Jam munduar të ruaj origjinalitetin e shkrimeve të tij”.

 

Libri ndahet në disa pjesë. Në pjesën e parë bëjnë pjesë kapitujt:

 

Vendlindja

 

Fëmijëria

 

Në Manastir e në Janinë

 

Në vendlindje.

 

Pjesa e dytë përmban:

 

Në vend të studimit

 

Aktivist i shquar për çështjen kombëtare

 

Kryengritjet e mëdha 1910-1912

 

Komiteti “Mbrojtja Kombëtare Shqiptare”

 

Drejtor i gazetës “Populli”

 

Qendrimi për tërësinë tokësore

 

Problemet për gjuhën dhe shkollat shqipe

 

Përrallat

 

Kryengritja e fshtarësisë në Shqipërinë e Mesme

 

Vlerat dhe karakteri

 

Pjesa e tretë ka rreth 120 publicistika të shkruara në kohë dhe për çështje të ndryshme.

 

Kanë thënë për Sali Nivicën

 

Kadri Prishtina: Ai yll që perëndoi ishte personifikim i cquem i delikatesës dhe i pastërtisë së gjuhës sonë kombëtare. Këtë humbje nuk do ta verë në vend as një e katërta e shekullit.

 

Hamit Gjylbegu: Sali, shqiptarët në lamë të lirisë i prinë.

 

Jonuz Tafilaj: Sali- si Çezar në Romë zotnoi (mbretëroi).

 

At Gjergj Fishta: Saliu ishte portë e shtyllë, a thua nji shkamb në të cilin tash 10 vjet i turren tallaze tëe mëdha pa mujtë me e bremum kërkund.

 

Djalëria e Lezhës: Sali, na ndrite për me na çue në rrugë të përparimit.

 

Intelektualët e Kosovës: Saliu deri sa të rrojë atdheu ynë bashkë më dëshirën kombëtare, do të rrojë në zemrat tona. Këtë humbje nga mezi i jonë e quajmë një mënxyrë kombëtare dhe e qajmë me lot plo gjak.

 

Prof. Skënder Luarasi: Saliu kur fliste për çështje kombëtare dridhej i tëri si purtekë.

 

Luigj Gurakuqi: Saliu ishte intelektuali më i aftë dhe më konseguent i kohës.

 

Fatime Hoxha Prishtina: Qiriri nuk u shua kurrë në zyrën ku punonte Saliu.

 

Veli Hodaj: Sali Nivica ishte Migjeni i publicistikës shqiptare në vitet 1909 – 1920.

 

 

Kush është autori i monografisë

 

Eqber Muharrem Skëndaj ka lindur në Rexhin të Kurveleshit më 1938. Ka kryer studimet e larta ushtarake dhe fakultetin e Drejtësisë. Ka shkruar në shtypin e përditshëm për figura historike kombëtare. Më 1976 ka botuar monografinë e Shuko Dalipit, në 1980 ka botuar monografinë e Sali Nivicës, ndërsa në 1992 ka botuar monografinë për Kadri Prishtinën.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx