E shtune, 03.05.2025, 08:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Nehat Jahiu: Hajmalia e hoxhës

E marte, 22.06.2010, 09:57 PM


Dy poezi

 

Nga NEHAT JAHIU

 

    

HAJMALIA E HOXHES

 

Dy dhe dy

Më vonë dymijë

Aq kushton një hajmali

 

Kështu e paska zakon

Ky hoxhë efendija jonë

“ Këtë” thotë, ta pijsh me ujë

“Këtë flake në prag të huaj,

Po më parë nga të gjitha

Zgjidhe qesen dhe paguaj!”

 

 

PASANIKU DHE I VARFËRI

 

Kur vdes ndonjë pasanik

Hoxhë Marreci turret vrik

Hypën shpejt në majë të minarës

Dhe i bën hyzmet pares.

 

Po kur vdes ndonjë varfnjak

Hoxhë Marreci nuk del në prag

Thotë:

- I ngrati varfnjak

E kish patur vdekjen hakë!



(Vota: 7 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx