Kulturë
Demir Krasniqi: Varret e kosovarëve
E hene, 21.06.2010, 09:57 PM
VARRET E KOSOVARËVE
Porosia
Prof Ilmiu, fjalë ka çua –
Për një këngë me e këndua ,
Për do “Varre t’ kosovarëve”,
Nëpër fshatra t’ kërçovarëve .
N’ histori ndër shekuj mbarë –
Populli ynë s’ pa ditë të bardhë,
Grekë, turq , serbë e bullgarë ,
Zi e terr kanë bërë n’ shqiptarë !
Çka kanë bërë bullgarët keq –
Flasin pleqtë rreth njëqind vjeç ,
Nga Cërvica e nga Zajazi ,
Emin Çeliku e Dan Ilazi,
Izer Doga e Ahmet Mora,
Xife Arifi e Rabije Mora ,
Ali Ramë Deda e shumë të tjerë,
Tregojnë dhembshëm për kohë të mjerë !
Hekurudha e Përgjakur
Gjatë Luftës së Parë Botërore –
Çka kanë bërë n’ trojet arbërore ,
Kur shumë troje t’ popullit shqiptar ,
Kishin ra n’ sundim bullgar !
Këtë okupim të pa parë –
Populli e quan “Bullgari i Parë”!
Këta bullgarët bënin manovër –
T’ ndërtojnë hekurudhë Gostivar – Ohër!
Ishte plani i armikut ,
Për në Front të Selanikut,
Për t’ dërguar armatime
Dhe ushtarë për të bërë krime!
N’ hekurudhën Gostivar – Ohër,
Punuan njerëzit e zënë robër,
Shumë prej tyre ishin shqiptarë,
Por ma tepër kosovarë !
Nën komandë t’ bullgar armikut –
Që nga Mali i Bukovikut ,
N’ hekurudhën e Kërçovës
Kanë punua shqiptarë t’ Kosovës .
N’ hekurudhë për me punua –
Ishte vështirë me i përballua !
I mundonin n’ këtë punë të rëndë ,
S’ ju kanë dhanë as bukë me ngrënë!
Bukë pa ngrënë e ujë pa pirë ,
Për me vdekë t’ gjithë ishin shtrirë ,
Mish e eshtra t’ sakatosur ,
Trup e shpirt t’ alivanosur .
Asnjë i gjallë s’u kthye te shpija,
I lëshoi shpirti nga uria .
Kush ka vdekë prej lodhjes , ujës –
I kanë varrosë rreth hekurudhës !
Shumëve shpirti hala pa u dalë-
I kanë varrosë për së gjallë !
Shumë kanë vdekë prej ujës, dhunës,
Tue punua n’ punë t’ hekurudhës!
Mu n’ atë vend ku jetë kanë ndërrua –
Aty t’ gjithë i kanë varrua !
Edhe varret ja u kanë rrafshua –
Për t’ mos mundë kush me i zbulua !
Nga punë t’ rënda n’ bjeshkë me gurë,
Pa e ngi barkun me bukë kurrë –
Sëmundje e rëndë iu kish ra robërve,
Ju ka ra tifoja e zorrëve !
Nga tifoja e nga uria –
Zunë po vdesin shqiptaria !
Njerëzit e sëmurë nga tifoja –
Shpejt e shpejt i merrte roja!...
Kështu vepronte roja e bullgarët –
I mbulonte me kashtë shqiptarët,
Pa mëshirshëm shqiptarët tu i kallë,
Tu i djegë n’ zjarre për së gjallë !
Kështu tregonte Emin Çeliku,
Se çfarë krimesh ka bërë armiku !
S’ mbahet mend kurrfarë barbari ,
Që bënë krime , siç bënë bullgari !
Hekurudhën Gostivar – Ohër,
Populli e quan “Hekurudha e Bukojqës”.
Për shqiptarët e përflakur ,
Ishte “Hekurudha e Përgjakur “!
Këtë e din populli shqiptar,
Se e ndërtuan okupatorët bullgar,
Gjatë Luftës së Parë Botërore –
Me torturat ma çnjerëzore !
E dinë populli e mbarë Kërçova,
Se shumë robër nga Kosova,
Nën tortura e nën përndjekje ,
Këtu punuan deri në vdekje!
Dhe gjatë tanë kësaj periudhe,
Në ndërtim t’ kësaj hekurudhe ,
Punuan robërit kosovarë ,
Që janë zhdukë pa gjurmë, pa varr !
Hekurudha e posa hapur,
Me gjak t’ tyre është përgjakur,
Aty ku kanë vdekur e janë varrosur,
Edhe varret u janë përdhosur !
Izer Doga
Izer Doga n’ atë plis të bardhë,
Nga Cërvica, ai kërçovarë ,
Me lot n’ sy flet për shqiptarë,
Çka kanë hekë n’ regjim bullgarë !
N’ trojet tona kur kanë ardhë –
Bukën n’ magje na e kanë marrë,
Na e kanë marrë miellin e drithin,
Gjithë çka kishim edhe shpirtin !
Shumë njerëz vdiqën nga uria,
Nëpër punë e nëpër shtëpia,
Edhe ata që kenë vendor ,
Nuk i la t’ qetë ai mizor !
Si ke rob , si ke vendar ,
Vetëm a ishte shqiptar ,
Banë masakra të pa parë ,
Duke prerë e duke vrarë !
Ali Ramë Deda
Edhe plaku Ali Rama,
Ka tregua për vuajtje t’ rënda ,
Në atë kohë kishte pas mulli,
Dhe aty bullgarët janë hi !
Veç pse ishte mulli shqiptar ,
Atë e ruanin ushtarët bullgarë !
Dhe shqiptarët nuk guxonin,
As n’ mulli drithin ta çonin !
S’ guxojnë drithin për ta blua –
Bukë familjeve me u sigurua !
Drithin që e kishin n’ shtëpi –
Nuk guxonin ta çojnë n’ mulli !
Hiq pa blua e hanin drithin ,
Duke e zier , për ta mbajt shpirtin!
Bluanin drithërat n’ shi e n’ borë –
Duke i sjellë mokrat me dorë !
Ahmet Mora
Ahmet Mora, ai profesor ,
Kujton atë regjim mizor ,
Flet për fshatrat Tuhin, Jagoll,
Ku ka pasur vuajtje boll !
Që nga koha e ushtrisë bullgare –
Aty janë varret shqiptare,
Që n’ kujtesë të kërçovarëve ,
Quhen : “Varret e kosovarëve “!
Në Raishtë dhe n’ Kodër t’ Madhe,
Në këto vende ka shumë varre ,
Dergjen eshtrat kosovare ,
Për to kem kujdese t’ madhe !
Rabije Mora
Gjyshja plakë, Rabije Mora –
Flet me lot për ato kohëra ,
Për bullgarët – për ata horra,
Për tifo edhe për morra !...
Për komitët ata kasap ,
Që na e lanë këtë tokë me gjak !
Qysh kur ishte viti trembëdhjetë –
Ia vranë komitët burrin e vet !
Gjyshe Rabija , flet me vaj -
Kur kujton kohën e saj ,
Një ditë vjeshte n’ arë kishte shkua ,
Një kerr kunguj me i ngarkua !
Gjyshe Rabija , grua malësie ,
Kishte kerrin me gjithë kije ,
Ngarkon kungujt , kthehet prej shpije ,
N’ vend të bukës me i çua n’ familje .
Përgjatë rrugës , nënës loke –
I kishte ra një kungull për toke,
Për gjatë rrugës gropa – gropa ,
Iu ça kungulli në dy copa .
Nga frika se po e shohin bullgarët
Me e marrë kungullin, ajo nuk ndalet !
Aty vijnë dy kosovarë –
Copat e kungullit i kishin marrë !
I kanë hëngër kungujt t’ pa pjekur,
Nga uria me shpirt ty u përpjekur!
Shpejt e shpejt ikën shqiptarët,
Që t’ mos i shohin bullgarët !
Kështu ushqehej i shkretë shqiptari,
Kontrollohej nga bullgari !
Gjyshja Rabije, një plakë me nderë –
Do t’ ju jepte dhe kunguj tjerë !
Por ata s’ guxonin t’ pritnin ,
Se bullgarët po t’i shihnin ,
Menjëherë do t’i vrisnin,
Dhe kufomat do t’ ua ndiznin !
Bashkë me ta edhe Gjyshe plakën,
Për së gjalli do t’ua jepnin flakën ,
Bashkë me kerrin , kijet e kungullin,
Do ta djegshin krejt katundin !
Xife Arifi
N’ Llapkidoll, n’ atë rreth t’ Kërçovës,
Ka trimëresha që i ngjajnë Shotës !
Kështu flet nëna Xife Arifi,
Thotë: “Këto ngjarje nuk po i shpifi !”...
Flet me mall për burrë të vet,
Që në vitin nëntëqind e pesëdhjetë,
Ia burgosën çetnikët e shkretë,
Dhe s’ ju kthye ma n’ këtë jetë !
Burrin n’ burg – thotë – ma kanë zhdukur,
Gjurmë e varr ia kanë humbur ,
Tanë jetën me lot kam pritë,
S’ pakut varrin me ia ditë !
Edhe nënat e kosovarëve,
Që kanë vdekë si rob t’ bullgarëve,
Zemrat e tyre u janë djegur,
S’ pakut varret për t’ ua gjetur!
Kanë lanë gra , kanë lanë fëmijë ,
Por askush varret s’ ua di !
T’ kishin ditë familjet e Kosovës,
Se i kanë bijtë n’ varre t’ Kërçovës!...
Nuk do t’ kishin lanë pa ardhë,
S’ pakut eshtrat me ua marrë,
Me i varrosë në vende t’ veta,
Mos me i lanë n’ varre të shkreta !
Kështu flet trimja e kërçovare,
Për “Varrezat e kosovarëve”.
Ndjeu Tuhina e Jagolli –
Ç’ porosi Xifa na e solli !
Ku pushojnë ata të ngratë –
Vlen t’ vendoset një pllakat !
Një pllakat përkujtimore –
T’ i kujtojmë vdekjet mizore!
Që t’ mësojnë brezat për këto gjamë –
Pse kanë mbet këta kosovarë t’ vramë?
Pse këtu , ata janë varrosur,
Në këto troje janë syrgjynosur ?!
Kur të vihet kjo pasqyre –
Gëzohen familjarët e tyre !
Vjet për vjet do t’ vijnë n’ këto male –
Mbi varreza t’ bëjnë homazhe !
Nëna Xife - nëntëdhjetë vjeçe,
Na i ka lanë shumë fjalë të mençme –
Dëgjoni mirë , evlat të e mi,
Si të vjetër , si të ri !
Dëshira e fundit tek çdo njeri ,
Është që t’ len një porosi –
Për amshim kur t’ bën me u nisur ,
T’ prehet n’ vendin ku ka lindur !
Kosovarët që këtu kanë mbetur ,
Të varrosur , t’ humbur e të tretur ,
Kjo dëshirë s’ ju ka plotësuar ,
N’ vend të vet t’ bëjnë jetë t’ amshuar !
Ashtu burri im me shokë –
Nuk u prehen në këtë tokë !
Dergjen eshtrat n’ tjera toka ,
Jo, aty ku u lindi koka !
Mulla Nashyt Zajazi
Mulla Nashyt Zajazi , imam i këtij vendit ,
Ishte shok i ngushtë i poetit Asdrenit .
Kryetar Shoqate – n’ mjedis Bukureshti,
Për çështjen kombëtare , ai kurrë nuk heshti !
Ai ishte i etshëm për shkollat shqiptare,
Që nga Bukureshti solli Abetare ,
Që t’ ua shpërndaj nxënësve në fshatrat kërçovare,
Që t’ përhapte dije në rininë shqiptare !
Kur hetuan bullgarët këtë aktivitet –
Shpejt e arrestuan n’ vitin shtatëmbëdhjetë !
Imamin e popullit , mësuesin atdhetar –
Te Ura e Shkupit e varën n’ litar !
Kështu shkruan historinë Prof. Ilmi Veliu,
Që n’ vargje të këngës , Demiri i shkriu .
Gjithë brezat e reja , vargjet t’i këndojnë –
Historinë e t’ parëve , kurrë mos ta harrojnë !
Gjilan, më 20.06.2010. Demir KRASNIQI