Kulturë
Poezi nga Neki Lulaj
E diele, 20.06.2010, 06:28 PM
Neki Lulaj
NDARJA HESHTAKE
Plagë e re në krahëror,
ma damkosi këtë zemër të gjorë,
buzëqeshja jote e ngrirë akull,
i përngjanë Saharës së kallur.
Zogjët e malit me nostalgji,
përcjellnin fluturimin tënd heshtak,
do të thurja ninulla të shumta;
atje largë rranzë shkëmbit binjak.
N´gji të bjeshkës,n´përrua buzë guri,
uji që shuan etjën nëpër mote,
kurrë s´do të shtjerret kurrë s´do të shuhet
sa mbi këto troje të valoi flamuri.
Ndarja e një mëngjesi në heshtje,
pa përqafime e pa buzëqeshje,
shiqimet e tretura në pakufi,
kthehu se e ngrohtë të pret foleja ty.
U ktheve shpejtë si ngadhnjimtar,
ato ditë nga beteja Hipokratiane,
shumë do të doja t`mi rrëfeje,
peripetitë e asaj date.
Asgjë nuk më rrëfeve me gojë
por shiqimi yt m’i tha të gjitha,
sytë e tu jetë e gjallëri,
janë si kroje plotë flori.
ÇKA NA QENKA JETA…?
Jeta qenka si një lak,
që t’lidh qafë, këmbë e krahëror,
që s’të lëshon askund të ikësh,
pa thurë vargje për dëshmorë.
Jeta qenka si një samar,
që e mban si peshë mbi krahëror,
që i kujton plagët e të parëve,
se si vuajten nga ata mizorë.
Jeta qenka si zog
që herë këndon n’gemë e herë fluturon,
melodinë ia thurë vajza djalit,
njashtu si zemra ia dikton.
Lumë ai që i kujton dëshmorët,
ata që u sakrifikuan për liri,
përmendoret janë krenaria e shtetit,
janë themelet për pavarësi.
Ata qëndrojnë natën krenarë,
në borë, në acarë, në vapë e në shi,
përshendesin çdo kalimtarë,
kombit tim i shktojnë krenari.