E marte, 06.05.2025, 09:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Arif Molliqi: Vdekja e një mbretëreshe

E enjte, 17.06.2010, 09:07 PM


Arif Molliqi

 

VDEKJA E NJË MBRETËRESHE

 

1.

 

Kaluan disa ditë që kur u varros Mbretëresha

Paralajmërimi erdhi me një buzëqeshje të zakontë

Në vend të përshëndetjes një grusht dhe

Diçka e vakët më iku nëpër shiun e kësaj vjeshte

Thash pse aq pak flisje te pallati yt

Të pëlqente heshtja vallja e jonë festave

Kur përplasnim për mure dashurinë

Mos thuaj lamtumirë mike e as fjalë harrimi

Kam ardhur përsëri tek Ti se fjalë më dërgove

Koha është e ftohtë e dashurisë falja një grimë amshim

Atë e kam dashur ah sa me dhembin mendimet

Dhe me to dua sonte qytetin ta shëtis i vetmuar

Ti përplas puthjet si dikur tani nëpër muret e shembura

Gjersa endem rrugëve dhe e rikujtoje kohën që të la

Dëgjon gratë duke pëshpëritur thashetheme

Ah kjo pëshpërimë të çmendi mallin e dashurinë ta shuan

Buzëqeshjen ma thërrmoj dashurisë ma plagos

Ty të larguan nga pranverë nga gërshetat e bukurisë

Në orën e vdekjes pa askënd të kryet...

Mbretëresha Rudinë sonte në orën e ikjes

Ç´udhëtim të parakohshëm ke marrë

Të është mërzitur koha apo njerëzit e vjetër

A i dëgjon varrmihësit kanë frikë nga nata

Kanë frikë nga pavdekshmëria e dashurisë

O ankth e frike kanë nga vdekja e jote Mbretëreshë

 

2.

 

Disa djem të rinj t´u afruan, të virgjër janë, të pa djallëzuar

U trembën kur të panë trupin lakuriq O Zot

(se njeriu lind dhe vdes cullak kjo nuk më bën të dyshoj)

Gjithmonë më tepër çuditem gjithmonë

Kur më kujtohen njollat rozë në kofshët e tuaja kur i pash

Desha të puthi O të puthi kësaj here jo n´lule të lules

Po në lule të ballit...

Pastaj një plak tu afrua fshiu lotët filloj me vajtue

Ta numëroj bukurin veshjen me gjithë atë yrnekë

Me një shami të bardhë tek goja na përkujtoj

Bardh Bregun që vdiq Bardhin që e vranë për Ty

Bardhin e bardhë e jo Bardhin e zi që t´la në kurvëri

Pas kësaj tek funerali erdhën vegime të largëta lakuriq

Me përqafimin e vdekjes rreth qafe

Ngjyra e syve tu pavdekësi e dashurisë

Edhe kur e vetmuar e përbuzur ecje rrugicave të qytetit

Tani janë ca gjëra që nuk po i kuptoj Oj Mbretëresha e dashurisë

Është marrëzi po kush ta tha: krimi dhe dashuria nuk janë afër.

N´teh të jetës ato së bashku ecin.



(Vota: 5 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx