E marte, 22.07.2025, 07:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Çipi: Luanët e Vlorës

E merkure, 16.06.2010, 09:20 PM


LUANËT E VLORËS

 

Portrete shoqërore adashësh

Nga Luan Çipi

 

Nga larg duket Luan Ferra

Ta takosh - nuk e bën dot,

Fluturon më shpejt se era

Nga Vlora në Ujë të Ftohtë.

 

Është i ditur, është i mirë,

Përfiton të bisedosh,

Po nuk ndalet me dëshirë,

Duhet bashkë me të të shkosh.

 

Se ndjek dot, se “të merë shpirtin”,

Duhet të ecësh me vrap,

Duket prêt të presë shiritin,

Pa ndjerë lodhje, ftomë  dhe vapë.

 

Lipsur qofsh, moj dituri

Nga ca mjekë këshilluar.

Ulur te kumi do ri

Ballë detit të kaltëruar.

 

Do hedh grepat të peshkoj,

Me lopatë krimba do nxjerr,

Do këndoj, do bisedoj

Midis shokësh: jep e merr.

 

%

 

Ja, më tutje Luan Sorra,

Kërkon prona dhe irate,

Kujdes, o trimi nga Vlora,

Se nxit ndarje dhe fesate.

 

Nuk ka vlerë prona private,

Nga stërgjyshër trashëguar,

Kur sjell grindje, sher, inate

Dhe mjedis të dëshpëruar.

 

Thërrit arsyen, më bark gjerë,

Tregoje gjakun fisnik,

Se je derë, e përmbi derë,

Gjindin, mos e bëj armik.

 

 

%

 

I dëgjuar Luan Llupa,

Mençuri e mirësi,

Fisi i tij, me djem e çupa,

Shquar qysh në lashtësi.

 

Hania shkëlqente si dielli,

Fjalë ëmbël e punë flori,

Engjëll i zbritur nga qielli,

Harmoni e dashuri.

 

Nuk  harrohet kurrë Xhevati,

Futbollisti fantastik,

I madh si mëndja dhe shtati,

Ishte nder ta kishe mik.

 

%

 

Piktori Luan Vrioni

Nuk dilte shumë mbi të tjerë,

Po, ju shokë, të mos harroni,

Ishte nga oxhak me vlerë.

 

Për qumësht radhën mbante,

S’kish më stane dhe bylmerë,

Babanace, lakra hante,

Lyente  bezet me penelë.

 

Ju, o shokë, babanë ja njihni:

Jakup Vrion Dijetarin?

Luani edhe  Qerimi

Modelin e tij po marrin.

 

%

 

Një tjetër Luan i rëndë

Me mbiemrin Muhamet

Agronom dikur ka qënë

Dhe Kryetar në pushtet.

 

Tani, çan male e dete

Me hap djaloshar udhëton,

Dyqane e apartamente

Shet e blen dhe ndërton.

%

Financieri Luan Cane

Kohën kot nuk e  humbet

Kapërcen “Kala Dibrane”,

Mbyll bilance qindra fletë.

%

 

Kapedani Luan Kore,

Mbi skaf e rimorkiator,

Sikur i tërheq prej dore:

Traget, çistern e vapor.

 

%

 

Sa krenar duket ne foto

Eshtë përkthyes, shkrimtar, piktor

E ka emrin Luan Toto

Shumë i njohuri në Vlorë

 

%

 

Gjënden dhe Luan të tjerë

Ca të qetë, ndonjë nevrik.

Ndaj unë, për këtë herë,

Përshkrimit po i vë pikë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx