E marte, 06.05.2025, 09:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Engjëll Koliqi

E merkure, 16.06.2010, 08:20 PM


Engjëll Koliqi

 

ME QENIN PLAK

 

Me rregulla

Të njëfarë civilizimi të imponuar

I kemi hyrë shekullit

Të nuhasim

Dhe të gjurmojmë

Amanete dashurie

Garlate (Lecco), 26 prill 2010

 

MËNGJES I NDRITSHËM

 

Të lodhur

E të mërzitur

Në natën e errët

Dhe të rrezikshme

Tash

Mrekullisht

Të gjallë jemi

Në mëngjesin e ndritshëm

Ecim përpara

Me të gjitha fuqitë

Dhe të mbushur me dashuri

Drejt ditës historike

Të përspektivës!

Garlate (Lecco), 26 prill 2010

 

NË HAPJE TË KËNGËN

 

Dashuria

Jo vetëm që

Është e pranishme

Por

Edhe bën ligjet

Për kremten e re

Garlate (Lecco), 26 prill 2010

 

MBETUR JASHTË...

 

Me veprimet e pakontrolluara

Për të gërrithur dashurinë

Në regjimin tonë të shenjtë

Tashmë ka mbetur jashtë

Pa asnjë fije fuqi

Fizike as shpirtërore

Ngatërruar në kotësi

E rob i kotësive

Garlate (Lecco), 26 prill 2010

 

MBI URAT E DASHURISË

 

Të gjitha relievet kalojmë

Mbi përrenjë e përrocka

E mbi lumenjë të rrezikshëm

Nga njëra kodër

Në tjetrën

Ara bese hapim

Dhe rrugë shprese

Për këtë njerëzi

Me lulen e këndshme

Të quajtur Liri

Garlate (Lecco), 26 prill 2010

 

RRETH FJALËS

 

Së pari

Mendimet konsolidohen

Ndezet dashuria

Stoliset atmosfera

Me shije

Gjithçka është gati

Për të filluar kremtja

Gëzuar!

Garlate (Lecco), 26 prill 2010

 

KJO DITË E LUME E PRILLIT

 

N’atë ditë të bekuar

Të pranverës së jetës

Sikur sot

Lindi mbretëresha e maleve të fatit

Para meje

Në këtë botë të lume

Erdhi ëndërra e dashurisë

Paralajmëroi epokën e re

Të lëvizjeve historike

Të besës

Të dashurisë

-

Gëzuar mbretëreshë

Gëzuar dashuri

Gëzuar njerëzi

-

Kurora e praruar

Vezullon

Në fronin e dashurisë!

Garlate (Lecco), 27 prill 2010

 

DUKE U RRITUR

 

Gjithnjë e më i fuqishëm

Jam

Në çdo pëllëmbë të relievit

Me këngë të gëzuara dashurie

Bashkë me pranverën e jetës

I japim shpirt

Shekullit të dashurisë

Garlate (Lecco), 27 prill 2010

 

KISHA DASHUR...

 

Kisha dashur

Të jem i pari

Në derën e stinës

Ku në vezullim fërkohet

Dashuria me dashuri

 

Kisha dashur

Që në kremten e re

Të gjithë të ndjehen

-

Nga njëra anë

Si mysafirë të zgjedhur

Nga ana tjetër

Padronë të mirëfilltë

Të fronit të dashurisë

 

Kisha dashur

Që nga ky çast

E tutje

Në të gjitha stinët

Vit pas viti

Në të gjithë shekujt

Deri në amshim

Të këndojë

Dhe të mbretërojë

Vetëm dashuria

Garlate (Lecco), 27 prill 2010

 

MENDJEHUMBUR

 

Nëpër labirinthet e tyre

Të ngërthuara

Mes përrallave të dëshirave

Të së ashtuquajturës histori

Nuk din më

Ç’thotë as ç’bën

Nuk din më

Kah shkon as çka don

Shpëtimin e gjen

Vetëm duke përqafuar realitetin

                        Garlate (Lecco), 27 prill 2010

 

RRËMOJNË NË MBETURINA

 

Thonin pleqtë

Skamja është derë e hekurt

Unë pyesja vetin

Athua janë mirë këta

Ç’thonë kështu

?!

Tashmë

Edhe vetë po e shoh

...

Në kërkim të ndoj kafshate

Varfëria i dërgon njerëzit

Edhe mes mbeturinash

...

Tërë stinën

Rrëmojnë

Dhe prapë janë t’uritur

-

Kush mund ta dijë

Ç’do të ndodhë nesër

?!

                        Garlate (Lecco), 27 prill 2010

 

ME SHIJE TË PËRGJITHSHME

 

Kam ëndërruar

Nëpër shekuj

Sot

Bujshëm jam padron i fronit

Dhe mbush botën

Me dashuri

Garlate (Lecco), 28 prill 2010

 

PËRGJATË PËRKËDHELJES

 

Më të sigurtë ndjehemi

Më të dashur

Më të vlefshëm

Argatë

Dhe zbatues të mirëfilltë

Të kushtetutës së dashurisë

                        Garlate (Lecco), 28 prill 2010

 

NDËRMJET FIJEVE TË SHPRESËS

 

Duhet të ndjehemi

Të kënaqur

Të lumtur

Të sigurtë

Sepse

Atje ku shohim flamurin

Plot shend

Na pret

Froni i dashurisë

...

Historikisht

Ndërmjet shpresave

Thuret kurora jonë

Garlate (Lecco), 28 prill 2010

 

KOHA E NEVOJSHME

 

Për të mbjellur dashuri

Në çdo pëllëmbë

Të relieveve njerëzore

Nevojitet kohë

Dhe pikë e artë e vullnetit

Prandaj e thërrasim

Dhe e madhërojmë

Pranverën e jetës së re

Garlate (Lecco), 28 prill 2010

 

NË VALLE ME PËRRALLAT

 

Nganjëherë

Edhe jashtë intereseve njerëzore

Edhe jashtë itereseve të veta

Vetëm pluhur çojnë

Në proceset e përgjithshme

Historisë i bëjnë opozitë

...

Garlate (Lecco), 28 prill 2010

 

MBI KRAHËT E GËZIMIT

 

Duke i parë

Ditëbardhat historike

Të kësaj stine të fatit

Nuk mungoj

Gjithherë

Deri në amshim

Fluturoj

Qiejve të historisë

Ditenatë u këndoj

Para së gjithash

Mrekullive të dashurisë

Garlate (Lecco), 28 prill 2010

 

NUK MË SHKON MË

 

Në përditshmërinë e hiçit

Ende nuk shoh përspektivë

Prandaj

Ndjehem i lodhur

Pa bërë gjë

...

Besoni apo jo

Nuk më shkon më

As zjarr dashurie të ndezi

Garlate (Lecco), 29 prill 2010

 

MYSAFIRË

 

Në këtë peiudhë historike

Me mbretëreshën time

Jemi mysafirë

Me detyrë të rëndësishme

Për t’i mësuar njerëzimit

Bërjen

Dhe shijimin

E dashurisë

-

Gëzuar

Ne jemi

Mysafirët më të rëndësishëm

Të historisë

Garlate (Lecco), 29 prill 2010

 

MBASI ERDHËN

 

Që të gjithë u bindën

Se regjimi ynë

Me të vërtetë

Është në shërbim të dashurisë

Dhe u adaptuan...

Garlate (Lecco), 29 prill 2010

 

TASH JO

 

Mbase

Një ditë edhe do të ju fal

Dhe do të vij në botën tuaj

Të këndoj

Bashkë me ju

Por tash nuk mundem

Se me mëkatet tuaja

Ma keni prekë shpirtin

Dashurinë ma keni sulmuar

Historinë për të ma shkatërruar

...

Po mendoj

Dhe meditoj

...

Garlate (Lecco), 29 prill 2010

 

EDHE FJALËT...

 

Në procesin e dashurisë

Aktet përmbushen

Me vepra konkrete

Dhe me gjeste historike

Por gjithherë

Nevojiten të zgjedhura

Në kështjellën e mrekullive

Edhe fjalët

Garlate (Lecco), 29 prill 2010

 

N’AKTIN E PARË

 

Në dashurinë tonë

Kanë folur vendimet

Historia ka marrë

Rrugën e drejtë

Pëllumbat e paqes

Kanë fluturuar

Dhe kanë kënduar

Garlate (Lecco), 29 prill 2010

 

MES MIJËRA GJËRASH

 

Pa parë

Asnjë interes ditor

E zgjedh mbretëreshën

Bashkë me shekujt

Nisim vallen e shenjtë

Të dashurisë

Garlate (Lecco), 30 prill 2010

 

SHPATIJEVE TË DËSHIRAVE

 

Ashtu si më parë

Edhe në këtë stinë

Në krye të çdo serie

Në çdo kohë

E kemi dashurinë

Përpara!

Garlate (Lecco), 30 prill 2010

 

NË PARKUN E DASHURISË

 

Me mbretëreshën time

Të rregullt jemi

Çdo ditë

Vendime jete marrim

E i realizojmë

Në të bekuarën paqe

Shpirtin relaksojmë

Aty nisim

Të pestën stinë

Mrekullisht

Aty e mbarojmë

Aty e gjejmë amshimin

Garlate (Lecco), 30 prill 2010

 

NUK DUA MË

 

Kur të ftova

Nuk më erdhe

Kur ta fala dashurinë

Nuk e deshte

As nu ke more

Tash hiqmu syshë

Më nuk dua

As në ëndërr

Të të shoh

!!!

Garlate (Lecco), 30 prill 2010

 

ZGJEDHIM

 

Në këtë stinë të dashurisë

Kur kemi shumë mundësi

Në qiejt e historisë

Ne zgjedhim

Ato më të lehtat

Dhe më të bukurat

Rreze

Që na sjellin

Nëmijenjë mrekulli

Garlate (Lecco), 30 prill 2010

 

RRETH LULEVE

 

Nisim këngën e parë

Të dytën

Të tretën

...

Ajër të pastër thithim

Dhe naktar dashurie shijojmë

Me program special

Aktet e bukura

I realizojmë

Garlate (Lecco), 30 prill 2010

 

TEPËR I ZHGËNJYER

 

Premtimeve të tyre

S’u besohet

Edhe në stinët tjera na kanë gënjyer

Vetëm intereset e tyre të ngushta i kanë parë

Pa njohur kurrë drejtësinë

As dashurinë

...

Le të konservohen

Në muzeun e shekullit të perënduar

Garlate (Lecco), 30 prill 2010

 

NË KËTË MOSHË

 

Nganjëherë

Me valle dashurie rrethuar

Ndërmjet nipërinjve e mbesave

I vogël dukem

Dhe i pakontrolluar

Pastaj më thërret zemra

Shpejt rritem

Në të pestën stinë kalitem

Garlate (Lecco), 30 prill 2010

 

BASHKË ME TY

 

Që nga çasti i kurorëzimit

Në fronin e bekuar të dashurisë

Do të jemi argatë të devotshëm

Dhe gjithherë të palodhshëm

Në këtë proces

Protagonistë të mirëfilltë

Në të gjitha stinët

Nëpër vite e nëpër shekuj

Edhe në amshim

Garlate (Lecco), 30 prill 2010

 

NË FUND...

 

Shijshëm

Kam përtypur

Fjalët e zgjedhura

Të këngëve të dashurisë

Prej dëshmitarit

Jam bërë protagonist

Dhe padron

I stinës së pestë

Gëzuar!

Garlate (Lecco), 30 prill 2010

 

ME BESË

 

Duke vallëzuar

Shkallëve të lumturisë

Me të lumen mbretëreshë

Përvetësojmë

Të gjithë qiejt e dashurisë

Nga sot

Shekull mbas shekulli

Deri në amshim

Me vulë të historisë

                        Garlate (Lecco), 1 maj 2010

 

MIRATIME...

 

Në këto kohë historike

Kur ende jemi peng

Të planeve

Të intereseve

Dhe të eksperimenteve

Si në seri

Një pas një

Miratojmë ligjet

Madje

Edhe pa i parë

As pa i shijuar

...

                        Garlate (Lecco), 1 maj 2010

 

NË HYRJE TË STINËS

 

Me mbretëreshën e fatit

Pa hezituar

Kemi ngritur lart

Flamurin e dashurisë

Dhe kemi filluar

Vallen e lumturisë

                        Garlate (Lecco), 1 maj 2010

 

ME NGJYRË GJAKU

 

Gjatë gjithë jetës

Edhe në këtë të pestën stinë

Për shkrimin e vendimeve të dashurisë

Me vulë historike

Kam përdorur

Ngjyrën e gjakut tim

Prandaj

Posedoj

Kushtetutën më të sigurtë

Në mbarë botën

Dhe në gjithësi!

                        Garlate (Lecco), 1 maj 2010

 

PARIMEVE TË NJËJTA

 

Ecin të gjithë

Në këtë stinë të ndërlikuar

Mbase me venome

Dikush duke qarë

E dikush duke kënduar

...

                        Garlate (Lecco), 1 maj 2010

 

MBAS FJALËS SË DHËNË

 

Ballëhapur

Kemi marrë flamurin

Dhe jemi nisur

Rrugës së vështirë

Por shumë të këndshme

Të dashurisë

Duke ndjekur destinacionin

Tashmë të garantuar

Amshimin e lumturisë

-

Gëzuar!

                        Garlate (Lecco), 1 maj 2010

 

MBAS VENDIMIT TË PARË

 

Pa pritur gjatë

Të shenjtën dashuri

Filluam ta zbatojmë

Në jetën e përditshme

Prandaj na lakmojnë të gjithë

Sepse jemi të lumtur

Pescate (Lecco), 1 maj 2010

 

EDHE AFËR KUFIRIT

 

Zot i kësaj toke jam

Prandaj

Dua të punoj

Dua ta lulëzoj

Dua ta shfrytëzoj

Me të gjitha ligjet

Dhe me të drejtat natyrore

Që më takojnë

Pescate (Lecco), 1 maj 2010

 

FITOJMË NE

 

Sepse

Në kohën e duhur

Dhe në vendin e duhur

Ushqehemi gjithmonë

Me shpirt dashurie

Pescate (Lecco), 1 maj 2010

 

NDËRMJET MENDIMEVE

 

Merren parasysh

Shumë gjëra

Duke filluar

Nga koha

Rrethanat

Motivet

Pa u harruar

Formula e dashurisë

Pescate (Lecco), 1 maj 2010

 

ME RREGULLAT E LOJËS

 

Një ligj e miratojmë

Binarëve të tjetrit shkojmë

Siç na diktojnë

Intereset

Dhe politikat ditore

...

Pescate (Lecco), 1 maj 2010

 

SHKALLËVE TË DASHURISË

 

Gjithmonë

Hipim e zbresim

Me gëzim

Dhe të freskët

Me mbretëreshën

Historinë vulosim

Me vulë besnikërie

                        Pescate (Lecco), 1 maj 2010

 

S’E KAM PARË

 

Gjatë tërë stinës

Kam qenë në akte dashurie

Prandaj s’e kam kthyer kokën

As majtas as djathtas

Dhe

Helmin e intereseve

As që e ka parë

                        Pescate (Lecco), 1 maj 2010

 

VRULLSHËM

 

S’ka diskutim

As dyshim

Në rrugën e dashurisë

Të gjithë duhet të jemi

Të vrullshëm

Të fortë

Dhe të pandalshëm

                        Pescate (Lecco), 1 maj 2010

 

NË SHEMBULLIN E RI

 

E mora flamurin

Dhe u nisa

Në misionin e ri

Të dashurisë

Erdhën fëmijët

Dhe mbarë faresfisi

Gjetëm shumë njerëz

I kënduam

Të gjithë bashkë

Lirisë

Dashurisë

Besës

Shpresës

Bota u bë e jona

Gëzuar!

                        Pescate (Lecco), 1 maj 2010

 

ME TË VËRTETAT

 

Narshojmë

Ballëhapur

Dhe të palodhur

Të mbushur me gëzim

Sepse të gjitha rrugët

I kemi të drejta

Dhe të sigurta

Të gjitha dyert

Të hapura

Sukseset

Të garantuara

                        Pescate (Lecco), 1 maj 2010

 

DUHET TË THEKSOJMË

 

Në të gjitha momentet

Dhe në të gjitha pëllëmbët

Në regjimin tonë

Çdo fjalë

Dhe çdo gjest

Rrjedh nga e bekuara dashuri

                        Pescate (Lecco), 1 maj 2010

 

MOS U NDALNI!

 

Duhet të ecim përpara

Froni është yni

Aty na pret liria

Gëzimi dhe lumturia

-

Të vazhdojmë!

                        Pescate (Lecco), 1 maj 2010

 

DUA TË RRI KËTU

 

Në fronin e dashurisë

E kam pikën më të këndshme

Dhe jam më i vlefshëm

E gjithnjë i pashëm

Prandaj

Dua të rri këtu

Në këtë botë

Dhe në amshim

Me mbretëreshën e mrekullive

                        Pescate (Lecco), 1 maj 2010

 

DASHURI E RIMËKËMBUR

 

Gjithçka këndej

Bëhet me paramendim

Dhe me projekt të caktuar

Dhe lirisht mund të konfermojmë

Tashmë kemi të rimëkëmbur

Dashurinë

Me njëmijenjë mrekulli

Me të pestën stinë

Që nuk përfundon kurrë

Deri në amshim

Eni pranojeni

Dhe merrni mësim

Nga e imja histori

Nga shpirti im

                        Pescate (Lecco), 1 maj 2010

 

NË VIJËN E PARË

 

Me mbretëreshën time

Të lumturuar

E të bekuar

Jemi gjithnjë të pashëm

Në vijën e parë

Në ballë të çdo akcioni të dashurisë

Sot

E deri në amshim

                        Pescate (Lecco), 2 maj 2010

 

NË ÇDO PËLLËMBË

 

Mendimet e këqija

Tashmë shihen të plakura

Dhe i lëhen historisë

Të gjithë

Me bindje po marrim

Të njëjtën rrugë

Atë të dashurisë

Cakun e kemi të njëjtë

Të gjithë –

Parajsën e njerëzisë

                        Pescate (Lecco), 2 maj 2010

 

SHPIRT’ I BARDHË

 

Në shekullin e artë

Të dashurisë

Flet një histori e rrallë

Pohimet vijnë me krenari

Epoka bëhet e madhërishme

Sepse vepron në dashuri

Shpirti im i bardhë

Me t’ëmbëlin shpirt tëndin

O e bekuara mbretëreshë

Gëzuar!

                        Pescate (Lecco), 2 maj 2010

 

RRUGËVE TONA

 

Marshojmë pa u lodhur

Të bekuar gjithmonë

Me pika dashurie

Për ardhmërinë

Për amshimin...!

                        Pescate (Lecco), 2 maj 2010

 

KËNDEVE TË DASHURISË

 

Kudo vallëzojnë

Projektet tona

Të njerëzisë

Dhe gëzueshëm

E të lumtur

Marshojmë

Shtigjeve të amshimit

...

                        Pescate (Lecco), 2 maj 2010

 

ERË KUJTIMESH

 

Në këto çaste vendimtare

Shkëputemi pak

Nga aktualiteti

Hyjmë në histori

Dhe shkojmë larg

Nëpër shekuj

Si erë e fortë

Shumë stinë kalojmë

Kujtime të ndryshme gjejmë

Me krenari

Të gjitha i shohim

Me sy dashurie

Në faqen e re të historisë

E sjellim

Me interese njerëzie

...

                        Pescate (Lecco), 2 maj 2010

 

GJITHKAH  KTHJELLTË

 

Vranësirat

Në pranverën tonë

Janë të shpejta

Dhe të kalueshme

...

Në relievet tona të dashurisë

S’gjejnë vend dot

...

Në çdo pëllëmbë të botës sonë

Është kthjelltë

Pastër

E transparente

Edhe këtu

Në fronin e dashurisë

                        Garlate (Lecco), 3 maj 2010

 

TEJ MREKULLIVE

 

Tashmë

Jemi të sigurtë

Na pret amshimi

Me vendimin historik

Të kushtetutës së dashurisë

                        Garlate (Lecco), 3 maj 2010

 

LARG E MË LARG

 

Para ngjarjeve të tmerrshme

Në shumë stinë e vite

Edhe nëpër shekuj

Kemi përsëritur shpesh

Lutjet e nënave:

Larg e më larg tragjedive

Të këqijat u kthefshin

Andej kah janë nisur

Larg e më larg nesh!

                        Garlate (Lecco), 3 maj 2010

 

NGA PIKAT E PARA

 

Të gjithë e kanë kuptuar

Dhe e kanë të qartë

Se në fronin tonë

Dhe në të gjitha relievet

Iliriko-dardane

Do të rriten nëpër shekuj

Dhe do të lulëzojnë

Deri në amshim

Vetëm bimë dashurie

                        Garlate (Lecco), 3 maj 2010

 

NË ZERON  E TYRE

 

Janë ngujuar

Dhe kanë mbetur të izoluar

Me të tyre përralla

Pa kurrëfare vlere

...

Mbase e dijnë

Se tashmë asgjë s’kanë

Vetëm vdekja i pret!

                        Garlate (Lecco), 3 maj 2010

 

SHKO

 

O mbretëresha ime e lume

Mos prit më

Nisu menjëherë

E shko

Në të gjitha këndet e historisë

Mblidh vendime bese

Bashkë me ëndërra shprese

Pastajn kthehu

E bashkë fillojmë

Fuqishëm e sigurtë ndërtojmë

Të mrekullueshmin mur

Të dashurisë

!!!

                        Garlate (Lecco), 3 maj 2010

 

RRJEDHIN FJALËT

 

Në ëtë gjitha tregimet

E pleqëve

Ngadalë e sigurtë

Rrjedhin fjalët

Dhe ngjarjet

...

Bëhet historia...

                        Garlate (Lecco), 3 maj 2010

 

KËSHTU SI DIJMË

 

Kryejmë punën tonë

Kurrë pa u ndalur

Në të shenjtin mision

Të dashurisë

Si argatë të devotshëm

Si dëshmitarë të gjallë

Por edhe si protagonistë

Në pozitën e padronëve të fronit

                        Garlate (Lecco), 3 maj 2010

 

DHEMBJE KOHE

 

Duke parë

Shumë fërkime

Mes njerëzve

Mes klaneve e grupeve

Që plagosin dashurinë

Unë ndjehem keq

Sepse janë të rënda

Dhe të padëshirueshme

Edhe në stinën tonë

...

Dhembje kohe

Të mbetura

Gjithmonë do të jenë

Jashtë fronit tonë

                        Garlate (Lecco), 3 maj 2010

 

UNË JAM I VENDOSUR

 

Për vendimet e shekullit të ri

Besoni

E të jeni të sigurtë

Unë jam i vendosur

Të qëndroj dhe të angazhohem

Me të gjitha fuqitë e shpirtit

Për të pasuruar botën tonë

Me vlera dashurie

Dhe do të ndodhë

Në atë mënyrë që

Të gjithë njerëzit

Do të frymojnë

Dashuri dhe vetëm dashuri

                        Garlate (Lecco), 4 maj 2010

 

N’UDHËKRYQIN E SHPRESAVE

 

Duke zgjedhur drejtimin

Më vjen dora e Zotit

Plot bekime e mrekulli

Më orienton

Drejt jetës së amshuar

Ku më pret froni

Me njëmijenjë

Mrekulli dashurie

                        Garlate (Lecco), 4 maj 2010

 

NË PREHËR TË PËRRALLËS

 

Shumë dëshira fshehen

Edhe qëllime

Brenda ëndërrave absurde

Shihen edhe rreziqe

Plot me anomali

...

                        Garlate (Lecco), 4 maj 2010

 

NË FJALËN E PARË

 

Ka filluar

Me të gjitha meritat

Dhe me fuqi mrekullie

Emri i bekuar

I dashurisë

...

                        Garlate (Lecco), 4 maj 2010

 

KUR HUMBET RRUGA

 

Është e nevojshme

Dhe e domosdoshme

Të kërkohet ndihmë

Por e vështira stinë tërbohet

Mbesin n’udhëkryq

Sillen e pështillen

Pa mundur të hapin asnjë fjalë

Me intereset ngatërruar

Jashtë realitetit

Historinë rëndojnë

...

                        Garlate (Lecco), 4 maj 2010

 

RRUGËS SË KËNAQËSISË

 

Pa u hamendur

Jemi nisur

Me të lumen mbretëreshë

Marshojmë

Me krenari

Duke rrezatuar

E duke vezulluar

Të bekuarat kopshte

Të dashurisë

Vazhdojmë

Të udhëhequr nga mrekullitë

Jemi dëshmitarë tipikë

Dhe provues të parë

Të mjaltit

Të dashurisë

                        Garlate (Lecco), 4 maj 2010

 

BASHKË ME TY

 

Do të jemi

Në ballë

Të fronit të dashurisë

Protagonistë të parë

Në këtë stinë

Në tjetrën

Çdo vit

Shekull pas shekulli

Deri në amshim

                        Garlate (Lecco), 4 maj 2010

 

NË RELIEVIN E DASHURISË

 

Jemi shumë të sigurtë

Ndjehemi si shiu i bereqetit

Dhe rreze e diellit të krenarisë

Plot dritë e jetë mbushim

Të lulëzuarat kopshte

Të kënaqësisë

-

Gëzuar!

                        Garlate (Lecco), 4 maj 2010

 

MENTALITET KONFRONTUES

 

Njëri i mëshon thumbit

Tjetri patkoit

Njëri sheh vetëm zi

Tjetri thotë gjithçka është bukur

Sido që të jetë

Jeta vazhdon

Bardhe e zi

Me uthull e me mjalt

Secili

Armik e sheh tjetrin

...

                        Garlate (Lecco), 4 maj 2010

 

MES TYRE

 

Shumë marrëveshje bëjnë

Konform intereseve ditore

Madje edhe afatgjate

Duke harruar

Mjerisht

Dashurinë

...

Me kombinime të tilla

Mes tyre

Mund të ndodh gjithçka

Madje edhe tragjedi

                        Garlate (Lecco), 4 maj 2010

 

DUKE KËRKUAR DREJTIMIN

 

Herë ndjehemi protagonistë të parë

Herë shumë të vegjël

N’udhëkryqin e jetës

Në njërën anë na thërrasin joshjet

N’anën tjetër – të shenjtat tradita

-

I përfillim këto të fundit

Dhe nisemi

Rrugës së shenjtërisë iliriko-dardane

                        Garlate (Lecco), 4 maj 2010

 

PËRURIM I DASHURISË

 

Kudo që jemi

Me mbretëreshën

Në të gjitha relievet

E në të gjitha stinët

Kremte të madhe bëjmë

Me akte të mirëfillta

Të së lumes dashuri

!!!

                        Garlate (Lecco), 4 maj 2010

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx