E enjte, 24.07.2025, 08:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Mentor Thaqi: Vëllau, vëllaut! Vargje zemre dhe dashurie e nderimi!

E hene, 14.06.2010, 06:23 PM


Nja dy fjalë zemre, vëllaut!

 

Lapsi im i lehtë,

prej mallit e gëzimit,

rrugën vet e gjetë,

me i shkru Agimit!

 

I thanë: Gjergj Elez ...,

Hero i Zemërbardhësisë,

unë po i thëm Eshkëndezës,

i Këngës së Lirisë!

 

Sinonim, ka Emrin,

e Murmurimë ka zërin,

dhe Bujtinë ka Zemrën,

strehon Atdheun, të tërin!

 

Lum ai që e njohu,

lum si ne që e kemë,

sa zemrat i ngrohu,

me Këngën-Mehlem!

 

Përkrah Anton Çettës,

i hoq frikën Jetës,

pas President Rugovës,

Ushtar, Artist i Kosovës!

 

Se, dhimbja çanë gurin,

brenë dhe dru e hekur,

por, JO, Agim Burrin!

Lodhja, s´e ka prekur!

 

Dhe, gjenë kohë, Kolosi,

nga shtrati, të shkruan,

ne, malli na sosi e plagosi,

AI, me Këngë na e shuan!

 

E, si mos ta duam?!

E kemë shpirtë e xhan.

Gjithmonë, mendje-zgjuar,

Këngë e tijë na mbanë!

 

Ulpianë e bukur Antike,

e Dardanisë së Lashtë!

Familje sublime, heroike,

paske pasë ti Gashtë!

 

Një Epitaf, babait:

>Të falemnderit o Burrë i Dheut!<

Që edukove Agimin, vëllaun,

me Krenari-Dashurinë e Atdheut!

 

Mentor Thaqi VS., 10.06.2010

( Në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit! )



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx