Kulturë
Jusuf Zenunaj: U krye heshtja
E diele, 13.06.2010, 04:35 PM
U KRYE HESHTJA
Nxjerr kryeministri shprehje të reja :
« U krye heshtja, fillon beteja . »
Thaçi na kënaqi me shpresa e premtime,
çdokush do të ndëshkohet për shpërdorime
si peshku i madh edhe ai i vogël,
s' shkon më dot dushku për gogël.
Përkrah kemi »Eullexin »,
që s’e ndërron këngën as theksin.
Jemi në rrugën për n’ Evropë,
korrupsionit luftë i shpallim sot.
Plani i Ahtisarit shkon për mrekulli
si kudo n' vend edhe në veri.
Decentralizimin po e relizojmë,
me njohje të reja Serbinë befasojmë.
Premtime të forta kemi nga kfori
se edhe n’veri do të ndiqet morri,
me të denohet edhe pleshti,
të mbuluar janë nga pluhuri e leshi.
Të rrahurit e mbrëmshëm
për fat mbeten gjallë,
sulmuesëve veç armë
asgjë s’ u kanë parë.
Zëdhënësi i policës nga jugu i Ibrit
sikur lexon faqe libri,
përpara kamerave të RTK – ës,
nuk ndalet në pikë, as në presë
deri të numri 85,
jo për këpucë , as rrobat e tij,
aq policë iu dashkan
Kosovës në Veri?!
Jusuf Zenunaj, 10 qershor 2010