Kulturë
Halit Bogaj: The Bravados
E enjte, 10.06.2010, 09:33 PM
The Bravados /1958/
Nga Halit Bogaj
The Bravados /1958/është një film western , i realizuar nga regjisori Henri King., me aktorët Xhoan Kolins dhe Gregori Pek në rolet kryesore.Marrin pjesë edhe: Stephen Boyd, Henry Silva, Albert Salmi, Kathleen Gallant, Barry Coe, George Voskovec, Lee Van Cleef dhe Gene Evans.
Xhim Dagllas (Gregory Peck) ishte një fermer i cili i kërkonte gjashtë muaj 4 vrasësit e gruasë së tij . Ai kalëron në Rio Arriba ku gjenden 4 banditët: Alfonso Paral/Li Van Klif/, Bill Zahari/Stiven Bojd/, Ed Tejllor/Albert Salmi/ dhe Luhan/ Henri Silva/.Ata ishin në burg për vjedhje dhe vrasje por nuk ishin aty për vrasjen e gruasë së Xhim Dagllasit.Ai donte që t’i vizitonte në burg dhe t’ua shihte fytyrat .Në bisedë e sipër ata i thonë se kurrë nuk e kishin parë atë dhe as që kishin pasur lidhje me vrasjen e gruasë së tij, por ai nuk besonte në asnjë mënyrë ngase kishte qenë i informuar nga dikush tjetër gabimisht.Dhe vetëm pas vrasjes së tyre, të cilët i ishin lutur që të mos i vriste për krimin që s’e kishin kryer, ai e sheh se vrasësi i vërtetë kishte qenë një fqi I tij I cili ia kishte dhunuar dhe vrarë gruanë..
Xhim Dagllas, para se t’i vriste, secilit prej tyre ia tregonte fotografinë e gruasë së vetë por ata nuk e njihnin fare atë dhe i betoheshin se kurrë nuk e kishin parë.Por ai që i nënshtrohej mësëtepërmi dhe i binte në dy gjunjtë, ishte banditi Xhim Parral/Li Van Klif/. Edhe ai i tregonte se kurrë nuk e kishte parë gruanë e tij, por Xhim e vret pa mëshirë, si edhe të tjerët.
Ishte shumë e dhembshme dhe e tmerrshme se si banditi Paral I lutej Xhim Dagllasit , duke I treguar atij se vërtet kishte bërë të këqia por asnjëherë nuk kishte vrarë dhe dhunuar asnjë grua.Gjithashtu fat të njejttë pëson edhe Ed Tejlor/Albert Salmi/, të cilin Dagllas e varë në një dru.Pastaj shkon dhe e gjen banditin Zahari /Stiven Bojd/ në një lokal meksikan të cilin e vret.
Ngjarja merr dimensione të tjera të paparapara kur Xhim Dagllas fillon ta mësojë të vërtetën e njëmendët kur në shtpinë e Xhon Batllerit/fqiut të Dagllasit/kishin hyrë banditët:Zahari dhe Luhan dhe e kishin vrarë atë të cilit ia kishin marrë një qese me ar e cila në të vërtetë ishte e Dagllasit, I cili vetëm atëherë e kupton se kush ishte vrasësi I vërtetë..Këtë të vërtetë Dagllas e mëson nga Luhani I cili gjithashtu insistonte t’I tregonte atij se kurrë nuk e kishte parë gruanë nga fotografia. Pra nga Luhani Dagllasi e mëson se kush ia kishte vrarë gruanë.Kur lutet në kishë dhe I rrëfehet priftit për keqardhje, ai ia kthen’’Biri im, ti e ke bërë atë që e ke parë si të drejtë dhe të nevojshme’’:
Në fund të filmit Xhim Dagllas e kupton se i kishte vrarë njerëzit e gabuar , duke i kujtuar fjalët dhe lutjet e tyre për të mos i vrarë por gjithçka ishte e kotë. Vetëm atëherë ai i kupton çastet kur ua kishte treguar atyre fotografinë e gruasë së tij dhe habinë e tyre të shprehur ngase vërtet kurrë nuk e kishin parë atë!Vetëm atëherë atë e vret ndërgjegja e thellë njerëzore që I kishte vrarë katër njerëz që e lusnin për t’ua falur jetën për një vrasje që nuk e kishin bërë! Vetëm atëherë ai e kupton se as ai nuk ishte më I mirë se njerëzit që I kishte dënuar me vdekje pa e shoshitur si duhej rastin dhe pa I analizuar rrethanat e caktuara për ta gjetur të vërtetën e hidhur dhe për ta zbuluar si duhej tragjedinë e shkaktuar. I prekur në ndërgjegjen e tij , që kishte qenë vrasës gjakftohtë, ai shkon në kishë për t’u lutur dhe për të kërkuar falje për mëkatet e veta të bëra dhe për krimet e kryera ndaj atyre njerëzve të gabuar.
Për të qenë ironia më e madhe, sherifi I qytetit e falencderon Xhimin për shërbimin e bërë ndaj qytetit që I kishte vrarë katër banditët e egër.
Në vijim po I japim edhe rolet tjera të aktorëve:Gregory Peck / Jim Douglas/,Joan Collins /Josefa Velarde /Stephen Boyd /Bill Zachary /,Albert Salmi/ Ed Taylor /,Henry Silva/ Luhan/ ,Kathleen Gallant/ Emma Steinmetz /Barry Coe/ Tom /,George Voskovec / Gus Steinmetz /,Herbert Rudley /Sheriff Eloy Sanchez /,Lee Van Cleef / Alfonso Parral /,Andrew Duggan/ Padre /,Ken Scott / Primo /,Gene Evans / Butler /,The Niños Cantores /Morelia Choral Group /,Jack Mather / Quinn /Joe DeRita/ Simms /,Robert Adler / Tony Mirabel /Jason Wingreen/ Nichols /,Robert Griffin/ Banker Loomis /,Ada Carrasco / Mrs. Parral /Juan García /Pepe Martinez /,Jacqueline Evans /Mrs. Barnes /Alicia del Lago/ Angela Lujan /Olivia Jiminez / Juanita /,Joe Garcia / Bartender /Alma Beltran / Mexican girl friend /Kay Koury/ Waitress /