Kulturë
Halit Bogaj: E bija e Rajanit
E hene, 07.06.2010, 09:06 PM
‘’
/Laureat i 2 çmimeve oskarë/
Nga Halit Bogaj
Filmin e ka realizuar kineasti i shquar Djevid Lin, autor edhe I filmave të tjerë spektakularë si”Ura mbi lumen Kvaj”,Lorensi Nga Arabaia”,”Doktor Zhivago”,”Rruga në Indi” etj. Që të gjithë të shpërblyer me nga disa çmime oskarë.Edhe “E bija e Rajanit”i fitoi 2 prej tyre.
Rolet krysore i luajnë :Robert Miçam, Sara Majls, Xhon Majls, Leo Mek Kern,Kristofer Xhons dhe Trevor Hovard.
Ngjarja e filmit ndodhë në Irlandë në vitin 1916 kur atje vendoset një brigade ushtarake angleze dhe kur një major i ri arrin në fshat për ta prishur qetësinë familjare të Profesorit Shognesi, i martuar me vajzën e fshatarit Tom Rajan.Për babain e vajzës është shumë e vështirë që ajo e tradhëton bashkëshortin me një oficer të armikut, me ç’rast ajo kishte bërë edhe tradhëti kombëtare ngase Irlanda përpiqej të çlirophej nga kthetrat e okupimit anglez.Fshatarët ishin atdhetarë të mëdhenj dhe përpiqeshin të dilnin nga robëria shekullore në të cilën kishte rënë Irlanda e tyre e dashur.
Vajza e Rajanit kishte një jetë të mbyllur në fshat dhe ishte mërzitur sëtepërmi me një regjim të tillë të paduruar, por edhe meqenëse ishte shumë më e re se bashkëshorti i saj ajo një ditë dashurohet në majorin anglez, rolin e të cilit e interpreton në nivel të duhur i riu Kristofer Xhons për të cilin . shkruhej se ishte pasardhësi më i shquar i Xhems Dinit të ndjerë.Vërtet atë rol e luajti për mrekulli dhe mbeti në kujtesë të shikuesve anembanë botës ku shfaqej filmi”E bija e Rajanit”.
Oficeri britanik ishte i plagosur në njërën këmbë, por ishte edhe fitues i Kryqit të nderit për meritat e tij në Luftën e Parë botërore.
Takimi i tij me vajzën e Rajanit në një lokal e pastaj të nesërmen në pyll lind interesimin e tij ndaj saj.
Janë të paharruara edhe rolet e aktorëve të tjerë si ai Xhon Majlsit i cili e fitoi Oskarin për rolin e një shurdhmemeci. Nuk mbetet anash as veterani Trevor Hovard në rolin e priftit të fshatit, por as Leo Mek Kern në atë e Rajanit.
Në film na bënë përshtypje të mëdha atdhedashuria e banorëve të vendit dhe armatosja e tyre për ta dëbuar okupatorin nga vendi.
Filmin e bën të paharruar edhe skenari i Robert Boltit, autorë edhe i disa spektakleve të tjera filmore e sidomos i projekteve të Dejvid Linit. Edhe muzika e Moris Zharit është thujse magjike.
Disa nga rolet e aktorëve të këtij filmi ishin të parapara që t’i interpretonin:Alek Ginis rolin e priftit, Pol Skofild atë e profesorit, por ishin
të zënë. Edhe për rolin e profesorit ishin paraparë disa aktorë si Gregori Pek, Xhorxh Skot ose Antoni Hopkins, por atë e kishte fituar Robert Miçam.
Piter O Tul, Riçard Harris ose Riçard Barton kishin qenë në kombinim për rolin e majorit, por edhe ata ishin të zënë me filma të tjerë, ndaj e luajti Kristofer Xhons.
Në prapaskenë mësohen edhe disa ndodhi të tjera me ç’rast Rober Miçam thoshte se të punosh me Dejvid Linin është sikur ta ndërtosh Taxh Mahallën, por ai e pranon se roli në këtë film ishte ndër realizimet e tij më të bukura deri atëherë.