Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: E bija e Rajanit

| E hene, 07.06.2010, 09:06 PM |


‘’E BIJA E RAJANIT/1970/

 

/Laureat i 2 çmimeve oskarë/

 

Nga Halit Bogaj

 

Filmin e ka realizuar kineasti i shquar Djevid Lin, autor edhe I filmave të tjerë spektakularë si”Ura mbi lumen Kvaj”,Lorensi Nga Arabaia”,”Doktor Zhivago”,”Rruga në Indi” etj. Që të gjithë të shpërblyer me nga disa çmime oskarë.Edhe “E bija e Rajanit”i  fitoi  2  prej tyre.

 

Rolet krysore i luajnë :Robert Miçam, Sara Majls, Xhon Majls, Leo Mek Kern,Kristofer Xhons dhe Trevor Hovard.

 

Ngjarja e filmit  ndodhë në Irlandë në vitin 1916 kur atje vendoset një brigade ushtarake angleze dhe kur një major i ri arrin në fshat për ta prishur qetësinë familjare të Profesorit Shognesi, i martuar me vajzën e fshatarit Tom Rajan.Për babain e vajzës është shumë e vështirë që ajo e tradhëton bashkëshortin me një oficer të armikut, me ç’rast ajo kishte bërë edhe tradhëti kombëtare ngase Irlanda përpiqej të çlirophej nga kthetrat e okupimit anglez.Fshatarët ishin atdhetarë të mëdhenj dhe përpiqeshin të dilnin nga robëria shekullore në të cilën kishte rënë Irlanda e tyre e dashur.

 

Vajza e Rajanit kishte një jetë të mbyllur në fshat dhe ishte mërzitur sëtepërmi me një regjim të tillë të paduruar, por edhe meqenëse ishte shumë më e re se bashkëshorti i saj ajo një ditë dashurohet në majorin anglez,  rolin e të cilit e interpreton në nivel të duhur i  riu Kristofer Xhons për të cilin . shkruhej se ishte pasardhësi më i shquar i Xhems Dinit të ndjerë.Vërtet atë rol e luajti për mrekulli dhe mbeti në kujtesë të shikuesve anembanë botës ku shfaqej filmi”E bija e Rajanit”.

 

Oficeri britanik ishte i plagosur në njërën këmbë, por ishte  edhe fitues i Kryqit të nderit për meritat e tij në Luftën e Parë botërore.

 

Takimi i tij me vajzën e Rajanit në një lokal e pastaj të nesërmen në pyll lind interesimin e tij ndaj saj.

 

Janë të paharruara edhe rolet e aktorëve të tjerë si ai Xhon Majlsit i cili e fitoi Oskarin për rolin e një shurdhmemeci. Nuk mbetet anash as veterani Trevor Hovard në rolin e priftit të fshatit, por as Leo Mek Kern në atë e Rajanit.

 

Në film na bënë përshtypje të mëdha atdhedashuria e banorëve të vendit dhe armatosja e tyre për ta dëbuar okupatorin nga vendi.

 

Filmin e bën të paharruar edhe skenari i Robert Boltit, autorë edhe i disa spektakleve të tjera filmore e sidomos i projekteve të Dejvid Linit. Edhe muzika e Moris Zharit është thujse magjike.

 

Disa nga rolet e aktorëve të këtij filmi ishin të parapara që t’i interpretonin:Alek Ginis rolin e priftit, Pol Skofild atë e profesorit, por ishin

 

të zënë. Edhe për rolin e profesorit ishin paraparë disa aktorë  si Gregori Pek, Xhorxh Skot ose Antoni Hopkins, por atë e kishte fituar Robert Miçam.

 

Piter O Tul, Riçard Harris ose Riçard Barton kishin qenë në kombinim për rolin e majorit, por edhe ata ishin të zënë me filma të tjerë, ndaj e luajti Kristofer Xhons.

 

Në prapaskenë mësohen edhe disa ndodhi të tjera me ç’rast Rober Miçam thoshte se të punosh me Dejvid Linin është sikur ta ndërtosh Taxh Mahallën, por ai e pranon se roli në këtë film ishte ndër realizimet e tij më të bukura deri atëherë.