E marte, 06.05.2025, 04:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Takimi me intelektualin e skulptorin Mal Myrtaj

E merkure, 09.06.2010, 09:40 PM


TAKIMI  ME  INTELEKTUALIN  E  SKULPTORIN  MAL MYRTAJ

 

SKULPTURAT  E  MAL   MYRTAJT JANË ; POEZI  MUZIKË  E QET  E  SHPIRTIT

 

Nga Ramiz DËRMAKU

 

Skulpturat e Mal Myrtajt janë realiste. Ato janë drithërimë shpirtërore me shprehje të lartë rrëfimore. Skulpturat e tij pa mëdyshje janë një arritje e lartë rezonuese të cilat e ngacmojn shpirtin tonë dhe çdo vizitor ndahet i knaqur me veprat-skulpturat e tij. Mal Myrtaj, i takon plejadës së vjetër të skulptorëve të Kosovës, i cili zë vend të spikatur në artet tona pamore. Puna e panderprerë dhe angazhimi i madh në lëmin e artit e ngrisin lartë emrin e tij, e me theks të veqant në skulptur. Ky skulptor për punën e mirëfilltë që bëri, shumë herë u shpërblye me mirënjohje, diplkoma, kupa.., në Kosovë dhe diasporë. Rrëfimi i tij në skulptur, pa mëdyshje është një bukuri e lartë artistike , që çdo vizitor magjepset me skulpturat e tij. Mal Myrtaj ka lindur në Pejë, dhe rrjedh prej një familje atdhetare. Shkollën fillore dhe ate të mesme (të arteve) i kreu në vendlindje - Pejë, ndersa Akademin e Arteve Figurative - dega e skulpturës e kreu në klasën e profesor  Agim Cavardebasha në vitin 1978 në Prishtinë. Deri më tani ka organizuar disa ekspozita individuale në Kosovë e Diasporë. Në ekspozitat kolektive mori pjesë shumë herë dhe tregoi një talent të madhë me skulpturat e tij. E veçanta e këtij skulptori është skulptura. Mal Myrtaj në skulpturat e tij (ne çdo vepër të ekspozuar) punon me një përkushtim të madh, dhe të gjitha kanë nga një porosi. Skulptori Mal Myrtaj është një analitik i fortë i skulpturës. Përmes skulpturave të tij ai na tregon dashurinë, përjetimet dhe shqetësimet e botës së mbrendshme artistike. Këto shqetësime e shtyejnë skulptorin që me tërë forcën e energjin t'i përkushtohet artit-skulpturës. Ne shumë skulptura te tij shohim bukurin dhe estetikën e lartë dhe skulpurat e tij janë gdhendur me një mjeshtëri të madhe. Cdo gdhendje e tij është e analizuar me përkushtim, ky studjon çdo cep dhe asgjë nuk është monotone. Skulptori Mal Myrtaj pos gdhendjes rëndësi të madhe i kushton edhe formës. Prandaj, këto dy elemente baraspeshuese që i përdor skulptori me një invencion të lartë në skulpturat e tij, e bëjnë veprën e fortë, të kuptueshme, tërheqëse dhe domethënëse. Skulptori Mal Myrtaj, ne skulpturat e tij shprehet realisht me një emocionalitet shumë të lartë, prandaj skulpturat e tij nuk janë rastësi. Ato ishin, janë dhe do të jenë gjithmionë të vizituara  të kërkuara dhe tërheqëse për çdo vizitor. Një vizitor gjerman për skulpturat e Mal Myrtajt, thotë; "ato janë poezi, muzikë e qet e shpirtit. Dhe, ato, gjithsesi janë bukuri e një astetike shumë të lartë të rrëfimit përmbajtësor". Mendoj se skulpturat e Mal Myyrtajt e bëjnë që ky të jetë një emër i madh edhe tek artdashësit gjermanë. Ne shumë skulptura të tij Myrtaj, na paraqet vuajtjet e popullit shqipëtar nga armiqtë e shumtë. Ky edhe përmes skulpturave të tij nuk harron ta shpreh mllefin, pezmin, dhunën dhe urrejtjen ndaj armikut  tonë shekullor. Skulptori, Myrtaj ne skulpturat e tij trajton tema aktuale dhe rëndësi të madhe i kushton çështjes kombëtare. Gjatë bredhjes nepër këto tema aktuale  për shoqërinë tonë bashkëkohore shohim se në çdo skulptur të tij ai ndien dhembje për çështjen kombetare dhe UCK-ës. Skulpturat e tij të punuara me zellë e përkushtim të madhë të cilat i ruante me pedantëri, gjatë luftës së fundit regjimi kriminel serb i bëri shkrumb e hi ...,apo i vodhi ?

                Më ka kaluar më tepër se gjysma e jatës duke i gdhendur , punuar e ..., ( ofshan thellë e syt i mbushën me lotë ) ato sot të qëndrojn të mbyllura diku ne serbi ? Edhe ky intelektual si shumë të tjerë ishte i ndjekur e i përgjuar nga sigurimi serb, prandaj u detyrua të emigroj në Gjermani. Ardhja e tij në Singen të Gjermanisë ndikoi pozitivisht në unitetin e riorganizimin e mërgimtarëve tanë. Ky intelektual i denjë që nga ditët e para të vendosjes në Singen, ishte prijës dhe organizator i të gjitha aksioneve duke filluar nga ato humanitare, materiale, deri tek ato kombëtare. Duke e ditur rëndësin e shkollës plotësuese shqipe në diasporë dhe duke i parë se si gjeneratat e reja po asimilohen, vite te tëra punoi si mësues ( falasë ) në Singen. Falë punës aktive ky intelektual arriti t'i vëllazëroj dy komuna ( Singen-Gjermani dhe Pejë-Kosovë).Ky intelektual pos ekspozitave të shumta të mbajtura organizoi takime me mediat e shkruara dhe ato elektronike të cilat i informoi për gjendjen e rëndë ne të cilën po kalonte populli shqiptar. Ishte pjesëmarrës aktiv ne të gjitha kuizet e diturisë që mbaheshin ne Gjermani. Ne dhomën e tij ruante me shumë pedantëri; shumë diploma, mirënjohje, kupa të fituara nga garat e diturisë. Mirënjohja më e mirë dhe më e dashur për mua padyshim do të mbetet kjo e fundit që më nda nga Shoqata Humanitare "Agim Ramadani" me seli në Zvicer. Mendoj se koha do të tregojë ( punën, aktivitetet, sukseset e kontributin ) këtë veqanti të lartë dhe këtë punë vetmohuese që bëri skulptori Mal Myrtaj, në Kosovë e diasporë. Ky skulptor i mirëfilltë do të arrijë me sukses të plotë për t'na tregua drithërimën e lartë rezative deri në përsosshmërinë e lartë të tij .

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx