Kulturë
Agim Gashi: Kah po shkon kjo shqiptari
E hene, 07.06.2010, 09:20 PM
Agim Gashi
Kah po shkon kjo shqiptari
Nëpër fusha e malet tona
Ndihen krismat me vaj jehona,
Kah po shkon kjo shqiptari
A ka rrugë për demokraci?
Po nga pritat e tradhëtisë
Vriten djemt e shqiptarisë,
Vriten bijt nën hije t´nanës
Si n´Prishtinë si n´mes Tiranës.
Dil e shihi pak moj nanë
Kush po i shanë e kush po i vranë,
Stalinistët që sjanë të gjallë
Përshëndeten me grushta n´ball´ !
Ma të poshtrit sa ma ska
Mbulojnë fytyrat mos me u pa,
Të akuzojnë e t´vrajnë pas shpine
Të shitun n´Moskë e në mes t´Athinës.
Kush ka derdhë lot e gjak
Në Drenicë e n´Karadak,
N´Dukagjin e në Koshare
Nuk mbulohen, janë „ashiqare“!*
E ju me maska djel pa prag
Herdokurë do nxjerrim hak,
Se lamë Kosovën e Shqininë
As me Moskë as me Athinë.
Se kjo toka e Kosovës
Që derdh ujin në tri dete,
Ashtë e preme dhe e coptueme
E ngarkueme me shumë derte.
Askush neve nuk na pyeti
E askush nuk na besoi,
Mbi gjëmimet tona t´mjera
Rrafsh nji shekull na peshoi!
Përse neve na helmuen
Ja vranë nanave fëmijët n´gji,
Pse na vranë e masakruen
Vasha t´reja e djem të ri?
Si çdo kund erdhi nji fund
Kjo Kosovë e fortë si gur´ ,
Nuk duam dhunë e s´duam krime
T´Skënderbeut duam nji flamur!!!!
Düren
07.12.2001