E marte, 06.05.2025, 04:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Ilir Muharremi

E merkure, 09.06.2010, 12:00 AM


Dr. Ilir Muharremi

 

 

Pa fund

 

Fillimi urti

E keqja me korb

Shpirti i mirë me pikëpyetje

Arsyeja fitore

Toka ringjallet nga dielli

Dielli nga ajri

Ajri është syri yt

Ëndërr je ti

Ylli ndriçon shpirtin

Zjarri fiton hirin

Krijesat janë kafshë enigmatike

Fundi është rreth në rreth

Pa fund

 

 

Jeta ka dyer

 

Nata i donë yjet

Qielli kaltërsinë

Dielli shiun

I robëruari lirinë

 

Peshku në ujë

Njeriu ëndërron të fluturojë

Qeni dorën e huaj

Shteti ëndrrën e vet

 

Jeta ka dyer shumë

Disave u mungojnë çelësat

 

Botë e egërsuar

 

Askush krejt

Nuk jeton i lirë

Shkatërrojmë ëndrrat

Shkatërrojmë bimët e kozmosit

 

Për etje jetojmë

Çdo gjë përmbysim

Ajo prapë lind vdekja na mashtron

 

Arti jeton për të gdhendur vetminë

Vetmia të gdhend ty dhe mua

Çdo gjë është e keqe dhe e mirë

Në rrugën e jetës



(Vota: 2 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx