E marte, 06.05.2025, 05:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Neçaj: Albert Shala - Krijuesi që i mbetet besnik shqiptarizmit

E marte, 08.06.2010, 09:58 PM


KRIJUESI QE I MBETET BESNIK SHQIPTARIZMIT

 

(Per poetin Albert Shala dhe krijimtarine e tij)

 

Nga Gjon Neçaj

 

Nje thenie e studiuesit te letersise shqipe, Xhevat Lloshi, m’u  kujtua teksa po radhisja ne kompjuter keto   fjale per njerin nga atdhetaret,krijuesin,poetin dhe publicistin nga Gjakova, Albert Shala. Besoj se atij i shkon me pershtat ky apostulat se “shkrimtaret dhe poetet na bejne teresisht shqiptare,sepse ata shkruajne ne gjuhen amtare,ne gjuhen shqipe…”

Albert Shala jeton e punon ne Gjakoven e tij te shtrenjte,pa buje,larg zhurmave propagandistike te promovimeve ,qe fatkeqesisht kjo fjale eshte futur ne fjalorin e shqipes se sotme krejt pa vend,krejt dashakeqe ,ne vend te fjales se bukur qe tingellon shqip: perurim.

Kohet e fundit Albert Shala botoi librin publicistik “Janar i pergjakur’,nje liber teper luksoz dhe me dimensione atdhetarie,ku i kushtohet Deshmoreve te Kombit Xhevat Hoxha dhe Fatmir Kerleshi ne vecanti e kryengritjes se pergjakshme te janarit 1990 ne pergjithesi,duke sjellur ne faqet e ketij libri personazhe te asaj periudhe  ,si pjesemarres te drejtperdrejte te demostratave.

Autori me ndjenje dhe dramacitet pershkruan ate periudhe te fundjanarit 1990 ne qytetin e tij,Gjakove: “ Mbremje e zymte ra mbi qytet.Filluan te degjohen alarme,krisma armesh,klithma.Po ngrysej nje mbremje plot  trishtim e lavdi.Gjaku u shendrrua ne deshmitar memec te kohes qe gelltiste njerez te pafajshem.”

E protagonistet rrefejne: Bekim Bardhi,Agron Kryeziu,Skender Gola,vete autori,Albert Shala,Besim Kusari,Ahmet Brovina,pjesemarres ne kete demonstrate.

Gjakova u skuq me gjakun e njome te bijve te saj,Xhevat Hoxha dhe Fatmir Kerleshi,te cilet do kujtohen per jete ne zemrat dhe mendjet atdhetare te shqiptarise…

E tani duhet thene dy fjale per Albertin :

Albert Shala ka lindur me 22.03.1965 ne Gjakove.Shkollen fillore dhe te mesme i kreu ne vendlindje,kurse Fakultetin Juridik ne Prishtine.Ai ka studiuar edhe Letersine Shqipe.

Albert Shala ka marre pjese ne Levizjen Nacionale te Kosoves qe nga viti 1982,kur u be pjesetar i organizates se patriotit Jusuf Gervalla.Ka marre pjese ne protesta e demostrata ne Gjakove e Prishtine.

Ne vitin 1989 ishte pjesetar i celulave te para te armatosura qe pergatisnin sulme te armatosura kunder forcave serbe ne bashkepunim me Haradinajt e Gllogjanit.Ka qene pjesetar i Frontit per Rezistence dhe Bashkim Kombetar.

Ne vitin 1992 nga gjykata serbe denohet per kundervajtje per shkak te manifestimit letrar me shkrimtaret e rinj,kryetar i te cileve ishte Alberti.Per shkaqe politike dhe letrare,ne vitin 1996 torturohet rende nga Policia Sekrete Serbe.Nga keto tortura qendroi dhjete dite i shtrire ne gjendje krtitike per jeten ne spitalin e Gjakoves.

Ne pranveren e vitit 1998 inkuadrohet ne radhet e UCK-se,ndersa ne tetor te ketij vitit,autorizohet nga zedhendesi i UCK-se,Adem Demaci,si gazetar per te gjitha zonat operative te UCK-se.Per shkak te propagandes ne mjetet e infromimit dhe televizionin shqiptar ne favor te luftes clirimtare te UCK-se,ne dhjetor 1998 policia serbe shpall fletearrest per Albert Shalen.Ai nje kohe strehohet te miqte dhe shoket ne Gjakove.Diten e 2 prillit 1999,policia serbe shkon per ta vrare ne shtepi Albertin,por i punon fati dhe fale Zotit dhe shkathtesise arrin te arratiset ne castin e fundit per ne Shqiperi.

Albert Shala eshte shperblyer pese here ne konkurse letrare ne Kosove dhe Maqedoni dhe eshte autor i shtate librave letrar dhe publicistik dhe nje filmi dokumentar.

Aktualisht jeton dhe punon ne Gjakove,si kryeredaktor i revistes “Iliria” dhe drejtues Shtepine Botuese “Gjakova 2000”.

Albert Shala mbetet krijuesi me besnik i shqiptarizmit.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx