| E marte, 08.06.2010, 09:58 PM |
KRIJUESI QE I MBETET BESNIK SHQIPTARIZMIT
(Per poetin Albert Shala dhe krijimtarine e tij)
Nga Gjon Neçaj
Nje thenie e studiuesit te letersise shqipe, Xhevat Lloshi, m’u kujtua teksa po radhisja ne kompjuter keto fjale per njerin nga atdhetaret,krijuesin,poetin dhe publicistin nga Gjakova, Albert Shala. Besoj se atij i shkon me pershtat ky apostulat se “shkrimtaret dhe poetet na bejne teresisht shqiptare,sepse ata shkruajne ne gjuhen amtare,ne gjuhen shqipe…”
Albert Shala jeton e punon ne Gjakoven e tij te shtrenjte,pa buje,larg zhurmave propagandistike te promovimeve ,qe fatkeqesisht kjo fjale eshte futur ne fjalorin e shqipes se sotme krejt pa vend,krejt dashakeqe ,ne vend te fjales se bukur qe tingellon shqip: perurim.
Kohet e fundit Albert Shala botoi librin publicistik “Janar i pergjakur’,nje liber teper luksoz dhe me dimensione atdhetarie,ku i kushtohet Deshmoreve te Kombit Xhevat Hoxha dhe Fatmir Kerleshi ne vecanti e kryengritjes se pergjakshme te janarit 1990 ne pergjithesi,duke sjellur ne faqet e ketij libri personazhe te asaj periudhe ,si pjesemarres te drejtperdrejte te demostratave.
Autori me ndjenje dhe dramacitet pershkruan ate periudhe te fundjanarit 1990 ne qytetin e tij,Gjakove: “ Mbremje e zymte ra mbi qytet.Filluan te degjohen alarme,krisma armesh,klithma.Po ngrysej nje mbremje plot trishtim e lavdi.Gjaku u shendrrua ne deshmitar memec te kohes qe gelltiste njerez te pafajshem.”
E protagonistet rrefejne: Bekim Bardhi,Agron Kryeziu,Skender Gola,vete autori,Albert Shala,Besim Kusari,Ahmet Brovina,pjesemarres ne kete demonstrate.
Gjakova u skuq me gjakun e njome te bijve te saj,Xhevat Hoxha dhe Fatmir Kerleshi,te cilet do kujtohen per jete ne zemrat dhe mendjet atdhetare te shqiptarise…
E tani duhet thene dy fjale per Albertin :
Albert Shala ka lindur me 22.03.1965 ne Gjakove.Shkollen fillore dhe te mesme i kreu ne vendlindje,kurse Fakultetin Juridik ne Prishtine.Ai ka studiuar edhe Letersine Shqipe.
Albert Shala ka marre pjese ne Levizjen Nacionale te Kosoves qe nga viti 1982,kur u be pjesetar i organizates se patriotit Jusuf Gervalla.Ka marre pjese ne protesta e demostrata ne Gjakove e Prishtine.
Ne vitin 1989 ishte pjesetar i celulave te para te armatosura qe pergatisnin sulme te armatosura kunder forcave serbe ne bashkepunim me Haradinajt e Gllogjanit.Ka qene pjesetar i Frontit per Rezistence dhe Bashkim Kombetar.
Ne vitin 1992 nga gjykata serbe denohet per kundervajtje per shkak te manifestimit letrar me shkrimtaret e rinj,kryetar i te cileve ishte Alberti.Per shkaqe politike dhe letrare,ne vitin 1996 torturohet rende nga Policia Sekrete Serbe.Nga keto tortura qendroi dhjete dite i shtrire ne gjendje krtitike per jeten ne spitalin e Gjakoves.
Ne pranveren e vitit 1998 inkuadrohet ne radhet e UCK-se,ndersa ne tetor te ketij vitit,autorizohet nga zedhendesi i UCK-se,Adem Demaci,si gazetar per te gjitha zonat operative te UCK-se.Per shkak te propagandes ne mjetet e infromimit dhe televizionin shqiptar ne favor te luftes clirimtare te UCK-se,ne dhjetor 1998 policia serbe shpall fletearrest per Albert Shalen.Ai nje kohe strehohet te miqte dhe shoket ne Gjakove.Diten e 2 prillit 1999,policia serbe shkon per ta vrare ne shtepi Albertin,por i punon fati dhe fale Zotit dhe shkathtesise arrin te arratiset ne castin e fundit per ne Shqiperi.
Albert Shala eshte shperblyer pese here ne konkurse letrare ne Kosove dhe Maqedoni dhe eshte autor i shtate librave letrar dhe publicistik dhe nje filmi dokumentar.
Aktualisht jeton dhe punon ne Gjakove,si kryeredaktor i revistes “Iliria” dhe drejtues Shtepine Botuese “Gjakova
Albert Shala mbetet krijuesi me besnik i shqiptarizmit.