Kulturë
Festivali i IV Ndërkombatër “Bylispolifonia”, bashkoi politiken
E diele, 13.06.2010, 10:58 AM
Festivali i IV Ndërkombatër “Bylispolifonia”-. u realizua pikërisht nga Shoqata Kulturore, Artisitke. “Bylispolifonia” me kryetar z. Yzeir Llanaj me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Drejtor Artisik i këtij Festivali ishte dirigjenti i talentuar Ermir Dizdari, Drejtor i Mardhënieve me Jashtë z. Fatos Klosi. Koordinator, z. Milto Kutali. Zedhenes z. Albert Zholi. Në pjesën jugperëndimore të qytetit antik ishin ngritur çadrat nga Ministria e Mbrotjes, për të gjithë të ftuarit.
Z. Yzeil Llanaj thekson:
Atë që dua të theksoj në këtë përshëndetje është ajo që, në këtë Festival, morën pjesë shumë drejtues vendorë, politikanë, deputetë, me bindje të ndryshme politike. Ato tre ditë, ata dhe ne u bëmë një. Na bashkoi të gjithëve, kënga polifonike, veshja e bukur popullore, dashuria për kulturën, artin, për atdheun. Ky Festival ishte Festivali i bashkimit në emër të vlerave të historisë së kombit, të punës së përbashkët në interes të komuniutetit, artit turizmit. Bylisi na afroi të gjithëve si njerëz me të nëjtat qëllime dhe ideale, në shërbim të atdheut, përparimit, propogandimit të vlerave tona artistike, por edhe turistike. Ky ishte meazhi më i bukur që dha ky Festival.
Albert ZHOLI