Kulturë
Ilmi Veliu: Zbulova dhe lokalizova varre te kosovareve ne rrethinen e Kercoves
E enjte, 10.06.2010, 09:50 PM
ZBULOVA DHE LOKALIZOVA VARRE TE KOSOVAREVE NE RRETHINEN E KERCOVES NGA VITI 1914-1918
Nga Dr.sc.Ilmi VELIU
Ne vitin 1970 isha musafir ne fshatin LLoqan, komuna e Decanit-Kosove, te familja Stojkaj. Ne konakun e burrave, plaku mustaqegjate e qe rrinte kembkryq ne qoshin e konakut, pasi kuptoi se isha nga Kercova, me tha: “Paj shume njerzit na i ka ngrene Kercova”. Duke mos kuptuar se per cka ishte fjala, pyeta i hutuar, “Si pasaka ndodhur ajo pune mixha Binak”. Ishte koha e bugarit biro, dhe kosovaret e zane rob, i derguan ne Kercove dhe askush nuk u kthye prape i gjalle. Une, ne ate kohe, sa kasha filluar shkollen e Mesme ne Prishtine dhe e kisha veshtire ta kuptoja plakun, po edhe disi i frigohesha pamjes kreshnike te tij dhe nuk i bena pyetje tjeter.
Nje vit me vone u ndodha musafir ne fshatrat Bajice e Damanek te Komunes se Gllogovcit (Drenice). Edhe Haxhi Hamza nga Bajica ma tha te njetin muhabet, se Kercova kishte ngrene shume kosovare.
Pas kthimit ne Kercove, e takova Emin Celikun nga Cervica, Ali Rame Deden nga Llagjet, Izer Dogen, Dan Ilazin , pleq te mbi 100-tat dhe ua parashtrova problemin e kosovareve qe i kishte ngrene Kercova. Si kishte ndodhur kjo pune, a kishin pasur ketu gishte kercovaret dhe ne cilen kohe ka ndodhur tragjedia.
Autori i ketij shkrimi Ilmi Veliu, pran pllakes se varrit te Ymer Prizrenit, zbuluar dhe lokalizuar dy vite te kaluara. Vazhdon te hulumtoje dhe zbuloje te kaluaren e pergjakur tw shqiptareve.
Pyetjet qe une i beja vetes ishin se pse dikush eshte dashur ti zinte robber kosovaret dhe ti sillte deri ne Kercove per ti zhdukur, pasiqe ata ka mundur ti ekzekutonte edhe aty ne vendin e vet. Pse te kosovaret Kercova kishte mbetur nje sinonim per te keq dhe nje kujtim kaq i hidhur. Pse, pse, pse…
Izer Doga nga Cervica skjaronte se bugaret ua kane marre miellin, drithin, buken dhe gjithcka kane pasur per te ngrene dhe numer i madhe njerzish kane vdekur nga uria edhe nga shqiptaret
Izer Doga e Kurtish Saliu
Ali Rama qe ne ate kohe ka pasur mulli, tregonte se aty vazhdimisht ka pasur rojtar nga ushtria bullgare dhe ka qene e pa mundur qe dikush ta sillte drithin dhe ta bluante ne mulli. Keshtu qe popullat qe ka pasur drithe ne shtepi ka qene e detyruar ta hante pa e bluar, duke e zier ose edhe duke e shtypur me gure ne menyre primitive.
Ahmet Mora, professor ne pension, tregon se ne fshatrat Jagoll e Tuhin, edh sot jene varret nga koha e Bugarit e qe popullata e vendit i quan “Varret e kosovareve”. Edhe te Kodra e Madhe po edhe te vend i quajtur “Raishte” ka shume varre, qw ruhen edhe sot me kujdesin me te madh.
Profesori e tregon edhe ate qe e kishte degjuar nga gjyshja Rabie Mora, te ciles burrin ia kishin vrare komitet ne vitin 1913. Ka qene koha e vjeshtes dhe ajo me kerrin e kieve kishte sjellur disa kunguj nga ara e saje. Per rruge nje kungull i kishte rene nga kerri dhe ishte ndare ne dy copa. Nga friga, ajo nuk ishte ndalur per ta merre. Ne nje moment kishin ngarendur dy kosovar, i kishin marre copat e kungullit, i kishin ngrene te ashtu te pa pjekur, dhe me te shpejte kishin ikur qe te mos i shihte roja qe i kishte pasur nen kontrolle.
Une do tu kasha dhene edhe ndonje kungull tjeter kishte thene plaka por as ata guxonin qe te ndaleshin me teper e as une guxova qe tu afrohem nga friga se do te na shihnin bullgaret dhe do te na vrisnin qe te gjitheve, bile edhe fshatin do ta kishin kallr.
Nje dite shkuam dhe me ndihmen e pleqeve te Jagollit e Tuhinit e lokalizuam vendin dhe i vizituam varret. Popullata vendase vazhdon ti quaj “Varret e Kosovareve”.
Po sa shume paskan qene keto kosovaret, thash me vedi. Sa shume varre kane lene, aneembane tokave shqiptare, duke filluar nga Kryengritja kunder Tanzimatit, lufta e udhehequr nga Lidhja e Prizrenit, Kryengritjet e 1909-1910-1911-1912, Masakrat serbe te vitit 1913, dy lufterat Ballkanike, Lufta e I Boterore, Levizja Kacake ne mes te dy lufterave, Lufta e II Boterore, lufta kunder Rankoviqit, lufta kunder Millosheviqit. Po sa i madh dhe sa i fort paska qene ky popull. Te lejsh varre ne te kater anet e vendit dhe perseri te arrishe ti bejsh balle nje Sebise gjakatare, vite me rradhe.
Nena Xife Arifi nga Llapkidolli i Kercoves te ciles burrin ia kane burgosur dhe zhdukur pa nam e nishan ne vitin 1950, me lot ne sy me tha, “Biro, edhe une nuk ja di varrin burrit tim dhe ajo me ka rendeuar tere jeten. Edhe nenat e atyre kosovareve, grate e tyre, femite, zemra u eshte djegur qe sepaku te dinin se ku i kane varret te dashurit e tyre dhe ata, po ta kishin ditur se ata qenkan ne vendin tone do te kishin ardhur ti shihnin ose edhe ti barterin eshtrat ne vendin e tyre.
Nena Xife Arifi
Ajo me tregoi se gjate ekzodit kosovar te vitit 1998, numer i madh kosovaresh eshte vendosur neper shtepiat e kercovareve, dhe Brenda asaje kohe paskan nderruar jete nje plake dhe nje plak qe i kane varrosur na verret e fshatit ku ata kane qene te vendosur.
Popullata e ketij vendi i kishte percjellur dhe varrosur me nderime te medha.Ndoshta me vone jene xhvarrosur dhe bartur ne vendlindjen e tyre, thote nena Xife.
Propozoj qe te “Varret e Kosovareve” ne Jagoll e Tuhin te vendoset nga nje pllake perkujtiomore nga ku gjeneratat e sotme do te dine se si dhe pse kosovaret kane mbetur te varrosur ne keto troje dhe familjet e pasardhesit e tyre do tem und tu benein homazhe net e ardhmen.
Sdo mend se edhe keto troje jene shqiptare, tha nana Xife qe tash i ka mbi 90 vjet por deshira e fundit e secilit eshte qe eshtrat ti dergjen ne vendin ku eshte lindur. Ketyre kosovareve qe kane mbetur te varrosur ketu, si edhe burrit tim me shoke, kjo deshire u ka mbetur e pa plotesuar, sepse eshtrat e tyre nuk dergjen ne token ku u ka rene koka.
Fjalë lamtumirëse me rastin e varrimit të nënës së të burgosurit politik, Fadil Bajrami, dhe të shoqes së Veteranit të arsimit shqip, Ramazan Bajrami
Të nderuar të pranishëm, vëllezër, shokë dhe dashamirë….
Jemi tubuar sotë këtu, të përcjellim në jetën e përhershme, nënën tonë të dashur dhe të respektuar, e cila i takon grupit të nënave, që djemt e tyre i kanë pasur të burgosur politik, nënat që kanë qenë të detyruara të enden poshtë e lartë, para dyerve të stacioneve policor, dhe dyerve të gjugjeve të famshëm antishqiptar.
Ne, të burgosurit politik, këto nëna i lamë ti mbulojë plihuri i harresës, dhe deri më sot nuk e shkruam asnjë fjalë të vetme,ku, sadopak do të përmendej emri i tyre.
Nga evidence që kamë , jënë vetëm edhe disa nëna që ende jënë gjallë, e që I takojnë grupit të nënave heroina, që djemt e tyre i kanë parë me duar të lidhura, ose kanë shkuar për ti vizituar në qelitë e Idrizovës.
Qëndrimi dhe trimëria e kësajë nëne, me rastin e burgosjes dhe gjykimit të djalit të sajë Fadil Bajrami, po edhe qëndrimi e trimëria e të gjitha nënave tona , që e kanë provuar këtë lloj helmi, duhet të jetë e shënuar me gërma të arta në analet e Historisë më të re të popullit shqiptarë.
Është e pa mundur të përshkruhet dhimbja që ka ndier kjo nënë, po edhe të gjitha nënant tjera në ato raste, dhe vetëm ato kanë mundur t.ia përshkruajn njera tjetrës atë dhimbje, dhe vetëm ato kanë mundur ta kuptojnë njera tjetrën.
Nëna jonë, që sotë qëndron para nesh, e qetë dhe e heshtur; ka qenë një krahë shumë i fortë edhe i bashkrshortit të sajë, veteranit të arsimit shqip, Ramazan Bajramit, mësuesit të paharrueshëm të qindra gjeneratave, dhe ska
dyshim se, një pjesë e suksesit që ka arritur zotëri Ramazani, në luftën e tij për përhapjen e dijes, i takon edhe bashkëshortes së tij, që sot është bërë për rahmet.
Lusim Zotin xh.sh. që shpirtin e kësajë rahmetlies ta vëndojë në gradën më të lartë të Xhennetit.
Zoti e shpërbleftë.Famenderit.
Në Haranjell, Shkurt 2010