E enjte, 24.07.2025, 10:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Hasan Qyqalla: Sakrifica e një kronologjie

E shtune, 12.06.2010, 05:45 PM


SAKRIFICA E NJË KRONOLOGJIE

 

Një vështrim i shkurtër për librat: “Lufta dhe dilemat shqiptare”, pjesa e parë (I) dhe dytë (II), e autorit Maxhun Smajli

 

Nga Hasan QYQALLA

 

    Jo rastësisht para pak ditësh, më ranë në dorë librat për luftën e fundit të Kosovës me Serbinë “Lufta dhe dilemat shqiptare”,të autorit Maxhun Smajli. Pas një kohe leximi, studimi dhe analizimi të këtyre dy librave, vëndosa t’i shkruaj në letër, si gjëja më besnike e krijuesit, përshtypjet e mia.

 

    Është e vërtetë se në kohë të vështira krijohen vepra të mëdha. Them kështu pasi gazetari, historiani e luftëtari Maxhun Smajli, ka ecur nëpër tehun real të luftës sonë të mundimëshme, por edhe të lavdishme. Ndoshta e “metë” e autorit është se hapëron e shkruan pa hiperbolizime e ngjyrime metaforike; por këtë mbase e kërkon besnikëria kronologjike, formë e stilit që i përkushtohet autori, pra forma e Ditarit që shkruhet vepra. Sikur nuk i shpëton asnjë insekt as lanet, pa e zënë syri i tij dhe pa e shkoqur në detaje.

 

   Në mënyrë tejet të stërholluar i përshkruan ngjarjet e përsonazhët, duke qenë drejtpërdrejt në rrjedha. Natyrën, pejsazhin prej mrekullive gjer në shëmti, nuk i zgjedh por i kontakton syri, përditshmëria që e shkelë me këmbët e veta edhe kur hapëronte nëpër prush përgjatë tokës së djegur.

 

     Pas furtunës së luftës ngelin gjurmtë e gjakut, të ashtit, të varreve dhe të oxhakut, që në mitologji do të thotë: “Fitorja është e jona”. Autori, jo se nuk e përcepton këtë gjë, por karshi rrethanave të luftës, nuk do të kishte kush një guxim të tillë, që hapur të shpreh këtë. Se shpresa u kthye në bindje besimi të fitores, autori posedon e dëshmon me vete ditarin besnik që e prenoton çdo orë e çast. Ndoshta nuk thuhet kot se vetëm të diturit dijnë të shkruajnë Ditar kronologjik, e në raste të tilla quhet sakrificë. I tillë, dëshmishkrues është vet autori Magjun Smajli, me veprat e tij “Lufta dhe dilemat shqiptare” I e II.

 

    Gjuhën e ka të pastër e leksikun të pasur, të sofistikuar që veç veprës edhe autorin e ngritë në rangun e letrave standarde të kohës. Ztr. Smajli thurë herë herë episode me ngjyrime të theksuara artistike. Takon të gjitha shtresat e popullatës dhe, del padyshim shumë komunikativ. Andaj, flitet hapur e me të drejtë, se: “sa vlen baroti aq vlenë edhe lapsi”, mbase informimi është fuçi më vete. Kështu, autori dëshmon guxim heroik të përmasave të gjëra. Thëmë kështu,se Ztr. Smajli, në atë kohë ishte emër i njohur për të gjithë neve, jo vetë me shkrime gazetareske ditore, por edhe përmes radiove e aparateve vizuele, që nuk ndalej as në furtunë e breshëri. Raportonte nga vatrat e nxehta të luftës për “RTSH”-në, “Deutshe Welle”,”Radio Koha”,”Kosova e Lirë”,”Kosovapress”, ... etj. Vetvetiu mund të konkludojmë se autori nuk i takon vetëm familjes së tij, por ishte djalë, baba, vëlla e argat aktiv i tërër popullatës, ushtarë i luftës së UÇK-së; pra ishte bir i Kosovës. Ztr. Smajli edhe vargnon mjeshtërisht për artëdashësit, me mesazhe të qarta filozofike e domethënëse sidomos kur shkruan : _“Vetëm sot mund të flas me ju; nesër do të shkoj, flisni ju për mua”! Veç kësaj, do i ngelem borgj autorit nëse nuk e them hapur se në mënyrë të stërholluar di të gërshetoj realen me socialë-filozofikën, si p.sh.:_”Vetëm në këtë orë jam vetja ime,...të vdes, ah të vdes në tokën time!”...

 

    Në fund rezymon, se: “Në varrin e krenarisë, vetëm të ndershmit do të shtrihen!” Në këta dy libra, e gjejmë autorin edhe si humanist të madh, veprimtarë të devotshëm, patriot i pathyer i kohës. Thënë troq: i pa epur, mbase edhe vet thot: _”Në det lumi gabimisht ka rrjedhë, pa emër e shije ka mbetë,...kështu i ndodhë çdo njeri që nuk ecën përpjetë!”.

 

   Krejt në fund rezultojmë se autori është vet krijuesi, ushtria, lapsi, arma, politikani e patrioti; është vet realiteti dhe pjesa e lavdishme e lëvizjes së organizuar në rrafshin kombëtar. Andaj, ka respektin dhe nderin që vlerësohet për punën e tij. Ndërsa, veprat: “Lufta dhe dilemat shqiptare”, propozoj të lexohet e vlerësohet, jo vetëm nga kritika, por edhe nga lexuesit e pasionuar. Urojmë Ztr. Magjun Smajlit, t’na sjellë edhe vepra të reja.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx