Kulturë » Kozeta
Këze Kozeta Zylo: Loti bie si një tingull kambane, për poetin Ndoc Gjetja
E enjte, 10.06.2010, 09:59 PM
Loti bie si një tingull kambane, për poetin Ndoc Gjetja
U shua një poet shqiptar, një poet që si lexuese e apasionuar e tij, lotoj ngadalë,
e në këto pikëza loti noton tingulli i artë i vargut të tij.
Me lotin tim bashkohet Loti i Shqipërisë dhe bie si një tingull kambane për ikjen larg…larg të poetit zemërbardhë Ndoc Gjetja.
Brenda shtëpisë së akullt dhe të errët të Sarkofagut futen vetëtimat e çuditshme, që çajnë errësirën, pikërisht nga vargjet e poetit lezhjan Ndoc Gjetja.
Edhe në vdekje ai është si një zog magjik, fluturon kudo në hapësirë , në agim dhe në muzg, sa dhe Hëna duket sikur verbohet…
Vetë poetët si Ndoc Gjetja nuk mund të jenë si vdekëtarët e zakonshëm, qofshin këta dhe poetë, se dhe midis poetëve ka shumë dallime, vecanërisht brenda shpirtit të tyre. Ndryshe është fjala që mund të shkruash dhe mund të vlerësohesh vetëm prej saj, dhe ndryshe është prushi i shpirtit, që e shkrin atë për njerëzit pë vendin tënd.
Fjala e ndarë nga shpirti i qelqtë , është si nata me ditën.
Lum ata poetë që i kanë të dyja këto dhe që kanë rrëmbyer mijëra lexues brenda
folezës së ngrohtë të poezisë , një ndër kë ta për mos thënë i vecantë është Ndoc Gjetja.
Vargjet e tij janë një kaleoidoskop imazhesh, që të përpijnë të tërën dhe si me magji seç të falin diçka hyjnore, atë hyjnoren që vajzat e kërkojnë kudo, por shume pak e ndjejnë … Ja si i këndon poeti dashurisë :
O perëndeshë e gjithëpushtetshme
e universit mashkull-femër!
Bëj c'të duash me veten time
jam instrumenti yt i verbër.
Ti je mbretëresha dhe unë jam mbreti
E ngjitëm fronin me anë të puthjes.
S'pushtuam askënd veç njeri tjetrit
Asnjeri s'e ndjeu shijen e mundjes!
Ai është quajtur ndryshe dhe poeti i dhembjes, i asaj dhimbje gërryese që poeti jo pak herë e kishte ndjerë mbi shpinën e tij, përndryshe nuk do të na kishte lënë këto perla, që shkërmoqin para syve tanë mijëra bejte të bejtexhinjve…
Me dorë n e tij ai shkruajti poezinë “Epitaf për veten”, ja disa vargje:
Kur pa që ëndrra kalkulohej me kompjuter/ kur pa se idealet rrëzoheshin në kolltuqe/ kur jepte buzë qeshje dhe merrte skërmitje/ zuri sytë me dorë dhe vendosi të ikte.
Ai iku i qetë se e kishte kryer detyrën si Poet NJERI!
Ai iku në Shtëpinë e Atit, në parajsë , atje ku e kanë vendin poetët njerëz,
si Ndoc Gjetja!
Amen!
Keze Kozeta Zylo
8 qershor 2010