E marte, 06.05.2025, 03:01 PM (GMT+1)

Kulturë

''Hyjnitë ilire'', libri më i ri i studiuesit dhe gazetarit Taulant Hatia

E shtune, 12.06.2010, 06:12 PM


“HYJNITË ILIRE” është titulli i librit më të ri të studiuesit dhe gazetarit Taulant Hatia. Siç e tregon edhe titulli, libri është një enciklopedi i vogël e familjes hyjnore të fiseve ilire, e perëndive dhe nimfave të tyre autoktone, por edhe të qenieve mitologjike të përziera me ato të besimeve fqinje.

Autori hedh së pari një vështrim mbi kultet e Ilirisë, trevat e përhapjes së këtyre kulteve veçorive të adhurimit nga njëri fis ilir në tjetrin.

Në pjesën e dytë të librit, jepen me radhë emrat e hyjnive ilire, të shoqëruara me ilustrime të shumta arkeologjike ose artistike, me përmbledhje të gjithçkaje që dihet deri më sot rreth tyre por edhe me shpjegime etimologjike e morfologjike te emrave.

Fryt i një pune të gjatë, libri u vjen në ndihmë jo vetëm kureshtarëve e studiuesve të ilirëve, por edhe nxënësve të cilët në shkollë mësojnë shumë pak ose aspak për jetën shpirtërore të paraardhësve tanë, ilirëve.

Po ashtu, libri gjendet edhe në variantin e tij anglisht, me titullin “Illyrian Gods and Goddesses”, duke qenë kështu një udhërrëfyes i çmuar edhe për ata turistë të huaj apo dashamirës të shqiptarëve që duan të gërmojnë në të shkuarën e kombit tonë.

Ky nuk është libri i parë i kësaj fushe i autorit Taulant Hatia. Pak muaj më parë, ai nxori në botim përkthimin e një libri me studimet albanologjike të arbëreshit Zef Krispit (Giuseppe Crispi). Libri titullohet në italisht “Memoria sulla lingua albanese” kurse në shqip ka ardhur me titullin “Shqipja - nëna e gjuhëve”. Po ashtu, ai ka përthyer edhe disa libra të tjerë historikë të autorëve francezë dhe austriakë për Shqipërinë, ndërsa “Hyjnitë ilire” është libri i parë që vjen si prodhim i drejtpërdrejtë i punës së tij.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx