Kulturë
Neki Lulaj: Buzë kalasë së Prizrenit
E diele, 13.06.2010, 12:32 PM
Marashi i Prizrenit dëshmitar i sfidave getoike
Neki Lulaj
BUZË KALASË SE PRIZRENIT
A të kujtohet mori zeshkane,
se ç´na panë sytë,
atë mëngjes vere,
kur karrshi, mureve të Kalasë së vjetër,
Prizreni,e fillonte jetën.
Legjenda e mite
mbi këto mure të mëdha,
që gurë mbi gurë u bënë kala,
zemra rrahë, djersa rrjedhë lum,
Prizreni ka ninulla shumë..? .
Maja e Sharrit, me krenari
përqafon kalanë ,me dashuri,
uji i ëmbël freskon,themelet,
përkundë dekada,përkundë shekuj,
përkundën vitet me dhembshuri,
n’zemër të saj ruan krenari.
.
Përkundën dekadat për mrekulli,
Prizrenit ia shtojnë të madhën bukuri .
këtij peisazhi përrallorë,
si duvak princeshe,
krushk e nuse me dasmorë.
Marashi i sfidave getoike
që u bëri rezistencë robërive,çetnike
lisi i madh,hije shekullorë,
nga rrënjët e tija kullon uji kristalorë.
Në oborrin e shtëpisë,buzë Lumbardhit,
burrat e Lidhjës patën pikëtakimin ,
aty u morën vendime historike,
mos t’u lejohet të huajve,
coptimi i trojeve etnike.!
Vërrshuan Lumenj nga tërë Shqiptaria,
nga Janina Manastiri Shkodra e Dibra,
për tu bërë digë në Prizren,
për të marrë vendime jetike,
mos të jetohet nën thundrën turko-armike.
Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Sylejman Vokshi,
e njëqind e dhjetë delegatë të tjerë
do të ngelën në historinë e Shqiptarisë.
dhjetë qershori i motit 1878-të,
do ngelët datë e shenjtë
e historisë së vërtetë.