E marte, 06.05.2025, 12:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Neçaj: Ardhsh e bardhë në sofrën poetike të Tropojës

E diele, 13.06.2010, 06:45 PM


ARDHSH E BARDHE NE SOFREN POETIKE TE TROPOJES

 

(Kumtese e mbajtur ne B.Curri me daten 08.06.2010 ne perurimin e librit me vjersha te autores Aurela Trezhnjeva,nxenese e klases se trete fillore ).

 

Nga Gjon Neçaj

 

Te nderuar pjesemarres,nxenes dhe mesues te shkolles 9 vjecare “Konferenca e Bujanit”,

Te nderuar krijues nga Kosova,

Te dashura poete te vogla nga Malisheva,

Te nderuar kolege te letrave,

Te nderuar prinder te poetes se vogel,Lela,

E dashur Lela,

 

Kam privilegjin e vecante qe sot ne perurimin e librit me te ri me vjersha,te autores me te re ku flitet dhe shkruhet shqip,te them pak radhe si krijues dhe si redaktor i librit “Une jamLlela”,te autores Aurela Trezhnjeva,nxenese e shkolles 9 vjecare “Konferenca e Bujanit’ Bajram Curri.

Ne muajin mars te ketij viti,krejt papritur ,me rane ne dore nje tufe vjersha te Aureles.Une ne fakt e dija  se eshte nxenese e klases se trete,shembullore ne mesime,po qe shkruante poezi as nuk me kishte shkuar ne mend…E une i qemtova me kujdes dhe krijova idene se talenti ne Tropoje nuk po u ndalka,sado dallge,furtune,ortigje bore dalin perpara…Mbase vete Zoti ka uruar kete vend te Bjeshkeve te Nemuna,Lugjeve te verdha,Jutbines,Ajkunes dhe Omerit,per t’u frymezuar e per t’u trasmetuar brez pas brezi poezia,kenga,vallja.Duke lexuar vjershat e Leles,befas m’u kujtuan  shume talente te Tropojes ,disa prej te cilave tashme kane bere emer ne letrat shqipe,si Almona Bajrami,Burnilda Zllami,Migena  Ramaj,e deri tek nxenesja e gjimnazit “Asim Vokshi”,Veneta Callpani,autore e tre veprave ne proze.Ato jane shume e shume qe si shtojzovalle i rreshtohen kurores se arte te krijimit ne Tropoje.

Dihet qe ne kushtet aktuale qe kalojme,leximi i  librave eshte si dicka e rendomte,duke u qasur pas interentit,por libri nuk zevendesohet.Mbase nje dite apostulati “libri te lexuesi” do zbatohet gjeresisht.

Ndaj le t’i leme retorikat,por te  flasim pak per vjershat e Leles,jo si krtik,po si krijues e dashamir i poezise qe ne vitet e hershme duke me ndjekur pas si nje arome bjeshke.

Vjershat e Leles jane shkruar me nje ndjenje dhe stil te vecante,tej moshes se saj,me nje filozofi qe fantazon shpirti dhe zemra e saj e njome,ku edhe armiku behet mik,ku provimi e shqeteson sado pak,e shtepia , e embla shtepi,ndien dhimbje kur iken larg saj.Lela shkruan edhe poezi biografike,si “Jam qesharake”,ku u drejtohet moshatareve te saj :

Pra mesojeni edhe ju femije,

Ha,ha,ha,

Hi,hi,hi,

Jam qesharake,

Une e di…

Pra po te studiohet me kujdes ,edhe vjersha “Jam qesharake” eshte thurur me nje trend qesharak, nese mund te shprehemi keshtu,duke bartur mencurine  dhe fantazine e Leles.

Ne nuk po bejme ndonje studim kritik,por kuptohet se vjershat e Leles ,fale perkujdesjes se autores se vogel,kane mangesite e natyrshme,por duhet cekur se nisiativa dhe rrugetimi qe ka marre kjo vajze e vogel ne udhen e te shkruarit ,eshte mjaft nxitese dhe perkujdesja e te gjitheve,vecanrisht e prinderve,qe nuk i mungon Leles ,ashtu edhe te mesuesve,eshte per t’u marre shembull nga gjeneratat e sotme te moshave rinore,duke u kthyer jo vetem te leximi,por edhe te krijimi.

Tropoja cdo dite e me shume ,krahas bukurive te natyres,mbeshtillet me bukurine e zerave te rinj te fjales se shkruar,se e para ishte fjala.E Aurelea Trezhnjeva eshte lulebora me e re ne rudinen poetike ,ndaj ne i urojme suksese dhe ardhsh e bardhe,Lela.Suksese ne krijimtari,ne kete rruge te gjate e te mundimshme ,si dhe suksese ne mesime duke u plotesuar te gjitha enderrat dhe deshirat tua!

Ne emer te krijuesve te Klubit Letrar,falendroj drejtorine e shkolles 9 vjecare “Beselidhja e Malesise”,drejtorin z. Arben Mustafaj,zv.dretoreshen Xhemile,mesuesen kujdetare dhe shoket e shoqet e klases se Leles,pa harruar prinderit e saj ,per nxjtien qe i kane dhene Aureles ne botimin e ketij libri.Nje falenderim te vecante edhe per SHB Emal Tirane,per botimin luksoz  te librit “Une jam Lela”,duke u pershtatur  lexuesve te vegjel, moshatare te Aureles.

 

Ju faleminderit te gjitheve !

 

Gjon Neçaj



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx