E marte, 06.05.2025, 12:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Petraq Kote: Përparim Hysi, Poeti, që përthyhet dhe sikur del nga tre prizma të rubintë të lirikës botërore

E diele, 13.06.2010, 06:14 PM


Përparim Hysi, Poeti, që përthyhet dhe sikur del nga tre prizma të rubintë të lirikës botërore

 

Shënime rreth librit me lirika “ Mbeta Dashurive “ botim i GEER, Tiranë  2010

 

Nga Petraq Kote

 

E gjithë poezia e Hysit nuk është gjë tjetër veçse kënga e dashurisë pa kufizime e njerëzve tanë shqiptarë ndër shekuj e risiell në sytë  e lexuesve të rinj me përmasa e perceptime brilante, me shije e ndjesi difuze. Ajo është njëherazi rrjedhë dhe vazhdimësi poetike...

 

Mollzave që, pika mua!

Me një pikë të zez në mes,

që ti thith  një herë si dua,

jam gati dy herë të vdes!...

 

shkruante Ali Asllani te “ Vishet mëni, zhvishet vasha… “ më 1930. Një lëvizje e shkëlqyer e lirikës shqiptare erotike e vendosur në vetën e parë, në mënyrën dëshirore, folja. Në emfazë diskursi. Një pasndjenj ëndrrante, përsëritëse deri në të pamundur, deri në të pa moshë… ( E çdo të donte më shumë arti letrar?! )

do të riciklohej fiks pas 80 vjetësh në veri të fshatit Vajzë ( vendlindja e Ali Asllanit ) një rreth e gjysmë administrativ larg, në Fier, kjo poezi, me një gjeografi shpirtërore edhe më të gjërë, me rregjistër semantik edhe më të lartë. Nën një qiell me re të përhimta, ku frymon e këndon këngën e tij të përmotëshme pylli i trazuar letrar fierak. Ku letërsia Shqipe tashmë ka lisat e vetë.

Ku mbi të vrapojnë e shkallmojnë stuhitë leximore e kritike duke thyer e shqyer degë e gjethe, të vjetra e të brishta. Nën një klimë tejet të dyshimtë e rraskapitëse të ndikuar dhunshëm nga malet e egra e të thepisura të politikës  kombëtare shqiptare të këtij drejtimi. Vini re sot luftën që bëhet ndaj arritjes më të bukur që ka patur ndonjëherë në historinë e këtij kombi, njehësimit të gjuhës, standartizimit të sajë ( 1972 ). E pas kësaj lufta do të shtrihet në letërsi. Që gjëma të jetë edhe më biblike. Po a mund të shkatërrohet një gjuhë e tillë standarte, e njehësuar si gjuha e kësaj poezie?!

në se sot që po të presë,

nuk do dalësh në takim;

do të thotë që imja shpresë

ja, u kthye… pikëllimë!

 

Dhe po erdhe, kjo sdo mend

do më mbushësh me gëzim;

se ta dish në kalamend,

ti je gaz për shpirtin tim…

 

sikur vazhdon lirikën liriku ynë i sinqeritetit erotik Përparim Hysi, ose dhimbja e  mallit që qan për “ pak atdhe “, atje ku fillon dhe mbaron dheu i seminolëve, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku dielli gjen fytyrën e vetë dhe ia fal  pa shpag e grimë njerëzve të çdo  llojë klase shoqërore, ngjyre e rrace qofshin, ku gjen  fatin, shpesh herë të ndaluar diktaturash kjo poezi jetësore, me “ Në se sot…

Poeti, që përthyhet dhe sikur del nga tre prizma të rubintë të lirikës botërore,

nga ai Robert Bërns, Sergej Esenin dhe Hainrik Hajne, por i veshur stilistikisht me ngjyrat e arta të gjuhës së madhe Shqipe, duke u përmasuar saktësisht si, Ata. E pra ky digresion poetik gjendet në trojet e mia me fytyrën e sinqertë të poetit Hysi. Në unin e tij të mënëfundshëm, të skalitur bukur me daltën e shpirtit, me daltën e kohës. O Zot, përse nuk kërkon piedestal Përparim Hysi?! Atij i takon një piedestal. Vend ka… dhe kohë ka…

Poetika e kësaj poezie sinqerore është jashtë çdo intrige letrareske, është jashtë çdo kontakti manipulues. Kjo platformë e mrekullisë naive poetike shpesh herë e qelqët siç janë edhe vetë gratë, siç është edhe vetë dashuria, mbështetet në katër këmbët gjigande të ligjërim - komunikimit, në atë të stilistikës, të kontekstit, të koherencës dhe oratorisë.

Në se dikush nga poetët shqiptar manget në këtë kompleks, liriku Hysi përveçse i ka me tepri të pa tepruar, është gati dhe kohë pas kohe i shton kompleksit ligjërimor element të tjerë të komunikimit të artit letrar. Kësaj pasurie tashmë art i është ndikuar në bërje krahina e tij e genit Skrapari, krahina që e lindi, Myzeqeja dhe aktualja që  përbën ndoshta më të rëndësishmen, jeta në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo e fundit ishte katalizatori më i gjetur i cili shpejtoi “ reaksionin “ poetiko - erotik Hysi. Malli i përvëluar nxorri prej kthinave të jashtëvemendura të Përparimit, gjithë arsenalin e fjalëve që ai njihte, sinonimeve për të shprehur e shuar atë që i mungonte, dashurinë e parë… atdheun. Dashurinë e dytë… mëmëdheun. Dahsurinë e tretë… atmëmëdheun. Poeti, prozatori Hysi ka një lidhje tmerrësisht të përafërt deri në riciklim me e poetin, prozatorin tjetër shqiptar, Mitrush Kuteli. Ashtu siç ka premisa ngjyrimi stilistik me poetin tjetër të lirikës erotike shqiptare, Ali Asllani.

 

se tani që unë u plaka

dhe sduroj dhe skam fuqi;

por, ja, që më dhemb plaga

plagëmadhja dashuri…

 

“ ankon “  për moshën që i “ iku “ te poezia “ Mu kujtua mike e vjetër “ duke qën i ndërgjegjshëm se dashuria nuk ka moshë, se dashuria nuk ka sy, se dashuria nuk ka tru, se dashuria lind dashurinë, lind jetën, duke u përvuajtur  poetikisht!

Kështu do ti ndodh edhe pas vdekjes, Përparimit

Dhe menjëherë më vjen të zihem me fjalinë e ligë që mbërriti në dëgjimin tim, dje, “ poezia e Përparimit është poezi e turpëshme “ dal pardje, nga goja e një shkrimtari(!) bujtës në Fier, që mua nuk më bëhet ti zë as emrin me gojë, këtij veç dikur borizani partie, këtij veç hartimori, mbetur gjithmonë pas, asaj që quhet etikë, estetikë letrare ( a nuk e shanë Ali Asllanin e madh dhe e nxorrën fare nga letërsia shqiptare?! Po Lasgushin a nuk e harruan deri në dukje i vdekur, këta biçim me tituj profesorë dhe doktorë të shkencave gjuhësore dhe letrare?! ) Nuk ka fajë, ai ende jeton moralin socialist në realizmin socialist…

 … duke mos pyetur për këta vrastarë ende mbi piedestale me “ komplekset e kopilit “  në brendi, siç vë re poeti Tufa, por edhe për ne “ shkak vepruesit “ modern pa komplekse  ( se poetët e standartit Hysi finksionojnë zakonisht vetëm ), ai vazhdon e ligjëron:

 

Ashtu si te trungu i vjetër i lisit

befas, zë e fërfëllit një syth i ri;

ashtu edhe unë Përparim Hysi

tani i moshuar, bie në dashuri…

 (Befas)

 

Vargu i Përparim Hysit është varg rrebel. Dhe kur vargu në lirikën erotike është i rrebeluar, poezia është paradoksale  dhe ky paradoksialitet të çon tek  më e bukura. Kjo nuk i ndodh vetëm    brënda një poezie Hysit, por i ndodh brenda gjithë  veprës  letrare poetike që ka mundur të publikojë deri më sot. Si poet bashkëkohor ai nuk  krijon duke pasur parasysh idhuj modele e lloje të caktuara letrare. Kjo shtampë hysiane e çon lexuesin drejt një fizionomie që sa vjen e ravijëzohet, unifikohet me fytyrën e tij. Poeti që nuk krijon fytyrën e vetë poetike, dhe më pas unin letrar vdes shpejt, edhe gjat përshkimit të gjallesës së tij fizike. Përparimi krijon kryesisht poezi klasike. Rima nuk ndjek ndonjë sirregull. Po kështu edhe këmbët ose njësitë ritmo - melodike janë të çrregullta. Figurat e diksionit si anadiploza, anaphora etj., figurat e fjalëve si metafora, simboli etj., figurat e mendimit si paradoksi, oksimoronia e cila spikat, përbëjnë ansamblin magjik figurativ në këtë prurje ero - poetike. Dhjetërrokëshi i huazuar nga letërsia gojore, i mbiquajtur edhe dhjetërrokëshi lirik, mbizotron krijimtarinë e Hysit, duke patur bashkudhëtar e  po aq parakalues  edhe tetërrokëshin.

 

Një drethkëz e njomë mu fshtoll rreth trupit

Unë tani jam plak dhe si bëj ballë turpit.

Drethkëza mu fshtoll më lidhi të tërë

Tu tregojë hollë, hollë, lere çmë ka bërë!...

( drethkëza )

 

o moj gusha rrathë, rrathë

A e sheh? Po bëj përdaf!

U ciflosa porsi xhami

Se më dogji për ty xhani…

( O moj gusha rrathë, rrathë )

  

Unë nuk i përkas atyre poetëve që e shikojnë teorinë mbi vargun si disiplinë shkencore dhe pse i respektoj faktorët ritmikë që mendohet se ndikojnë në vetmësinë e strukturës së një poezie, vepre poetike. Struktura e ndërtimit të poezisë moderne botërore ka evoluar mjaftë nga koha kur dhe filloi të studiohej, poezia. Llojët e vargut dhe të strofës janë modeluar në tjetër formë e cila është mobile, në vartësi të semantikës dhe mesazhit që kërkon të përciell poeti.

Dhe duke qën i tillë, ritmin poetik të poezisë së Hysit, të përshkuar nëpër konstanten metrike dhe dominanten metrike e shikojë si tendencë ritmike. Këtë e vërteton më së miri emfaza poetike ose theksueshmëria rrokjesore nëpër vjersha. Ja një bukuri e tillë:

 

Shkallët i ngjit dy e tre

Në i ngjis… e di vetë, pse

Unë i ngjis, o moj sepse

Më pret mikja ime, de…

 

dhe duke qën koha tmerrësisht e kufizuar, por edhe për të mos iu lodhur, miqtë e mi, po i mbyll këto foni të miat, me vargjet e poetit të madh rus, Esenin:

 

 … Puthmë moj e dashur puthmë

Der në dhimbje, der në gjak

Se duron dot ftohtësirën

Zëmre mbushur zjarr e flakë…

 

dhe duke vazhduar me Gëten:

 

kur kokë e zemër të gjëmonë,

më mirë çtë ka ënda?!

Kush më sgabon, më sdashuron;

në varr, le të hyjë, brenda!...

 

 

Ju faleminderit

Petraq Kote

 

Shënime të mbajtura pjesërisht  në takimin e përurimit të veprës letrare të poetit dhe prozatorit Përparim Hysi, në bibliotekën publike Fier më 04 qershor 2010

 

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx