E marte, 06.05.2025, 11:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe (II)

E diele, 13.06.2010, 06:57 PM


Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe (II)

 

Nga Bajram Qerimi

 

ÇAF

 

9958.BËN ÇAF (arma) fr.fol.,onomat.- nuk ndez, nuk shkrep (arma). (VK f. 268). S.shih sin: nuk ia bën cang (arma)

ÇAFK/Ë-A

            9959.E MBLEDH ÇAFKËN dikush fr.fol.,id.- 1. vendos  të bëjë diçka dikush. S. shih sin: (e) qet cekën dikush.2. e mbledh, e frenon veten dikush, përmirësohet, korrigjohet në punë, në sjellje, në veprime dikush, vihet në rrugë të mbarë, të drejtë dikush. (JTH-FFGJSH f. 167, 666). S. shih sin: bie në brazdë  dikush

            9960.MBLIDHE ÇAFKËN! fr.fol.,id.- mendo mirë! eja në vete! (FGJSSH f. 238). S.shih sin: thirri arsyes!

ÇAFRA-ÇAFRA

            9961.E BËN ÇAFRA-ÇAFRA diçka dikush fr. fol.,id.- e thyen në pjesë a copë shumë të vogla  diçka dikush. (IBME-OP f. 151). S. shih sin: e bën bërdoz diçka dikush

ÇAHET

            *9962.ÇAHET E NDAHET dikush për të bërë a për të arritur diçka fr.fol.,meton.- përpiqet,  rropatet, mundohet me të gjitha mjetet, mënyrat, forcat për të arritur diçka dikush,  bën të gjitha përpjekjet dikush, përpiqet, mundohet shumë, së tepërmi, tej mase dikush  për të arritur a kryer, sendërtuar diçka.(FGJSSH f. 238).- Atëhe-rë çahej e ndahej  për fëmijët, thuajse donte të mbyste  atë ndjenjë të përbindshme. (JX-LK f. 130). S.shih sin: bie andej (e) bie këndej (këtej) dikush

            9963.I VJEN TË ÇAHET dikujt fr.fol., meton.- pëlcet, kërcet nga hidhërimi, zemërimi, inati, mëria, marazi dikush, i vjen shumë inat, maraz dikujt. (MGJ-FGJSH f.67). S.shih sin: ia bën bam dikush

ÇAIR-I

            *9964.E HËNGRI ÇAIRIN dikush fr.fol., iron.-1. e kaloi pjesën më të madhe të jetës dikush, u plak  shumë dikush, i iku koha, mosha dikujt, i erdhi fundi dikujt( nga pleqëria ose nga një sëmundje etj.),i ka mbetur edhe pak kohë për të jeuar dikujt, i ka kaluar jeta dikujt, gati e ka mbyllur ,e ka përfunduar jetën dikush, nuk i ka mbetur shumë dikujt për të jetuar dikujt. (MIHO-DI f. 180).- As e re, as plakë.  E hëngrëm çairin ne tani. As që çan kokën njeri për ne. (QBU-K f. 99). Ai e kishte ngrënë çairin e nuk hynte më në punë. (SS-BL f. 278). Ti ruaj veten, për mua mos kij qeder se unë, fundi i fundit, e hëngra çairin. (HP-M f. 33). Pa ne pleqtë, si I thonë fjalës, e hëngrëm çairin. (ZSA-VL-3 f. 129). S.shih sin: e hëngri barin dikush. 2. mbaroi, mori fund me gjithçka  dikush, e gjeti një e keqe, fatkeqësi e madhe dikë, e pësoi keq dikush. (FGJSSH f. 638, 1008).- Desh e hëngrëm çairin, moj zemër. Po ti nuk më lë në baltë. (AC-DF f. 129). Sido që vuajta e hoqa, e hëngra çairin tani. (PI-P f. 91). S. e hëngri barin (kullotën, livadhin, paparen, tagjinë) dikush; e mori lumi dikë

            9965.KULLOT NË ÇAIRIN E HUAJ  dikush fr.fol.,iron.- i ka kaluar vitet aktive të jetës dikush, është plakur, moshuar shumë dikush. (BETA-SITA-TIR f. 230). S.shih sin: e hëngri barin dikush

            9966.E LË ÇAIR (arën, tokën) dikush fr.fol.,ftill.,iron.-e lë pa mbjellë,e lë pa punuar, pa lëruar (arën, tokën) dikush, nuk e mbjell, nuk e punon, nuk e lëron  fare (arën, tokën ) dikush. (FGJSSH f. 238). S.shih sin: e lë bar (arën, tokën) dikush

 ÇAJ-I

            9967.ÇAJ BLIRI fr.em.,fj.- çaj i vluar,i  zier me lule të bimës së blirit. (VK-II f. 1077).

            9968.ÇAJ MALI fr.em.,fj.,bot.- bimë shumë-vjeçare që rritet në male, me kërcell e me gjethe në ngjyrë argjendi, me lule të verdha e me erë të këndshme. (FGJSSH f. 238-9).

            9969.ÇAJ ZEMRE fr.em.,fj.,bot.,L. Gentiana lutea.- bimë barishtore shumëvjeçare me lule të mëdha e të verdha në majë të kërcellit, me gjethe të holla e të gjata, rrënja e së cilës ka shije të hidhur e përdoret në mjekësi popullore për të qetësuar dhembjet e zemrës, agnushe, sanëz.. (FIA-FSHRR f. 68).S. shih sin: bar zemre

            9970.ÇAJ I ZI fr.em.,fj.- emërtim për disa lloje të veçanta bimësh barishtore të Shqipërisë, që përdoren për të përgatitur një pije të ngrohtë. (FGJSSH f. 238).

            9971.JEP NJË ÇAJ dikush fr.fol.,fj.- jep një pritje para darke dikush, në të cilën të ftuarit gostiten me çaj e me ëmbëlsira. (FGJSH f. 61).

            9972.KUR TË BËHET ÇAJI LIS fr.pro-verb.,iron.- kurrë, askurrë, asnjëherë,  fare, kurrën e kurrës. (PETZE-FSHFRR f.42). S. Shih sin: kur të shijë Ajdini urov

            9973.E PI ÇAJIN TË NGROHTË  dikush fr. fol.,id.- i ecën, i shkon puna mirë, mbarë dikujt, i shkojnë punët në rregull dikujt. (GRH-KO-I f. 203).S. shih sin: i ka drutë e thata dikush

ÇAJM/E-JA

            9974.ÇAJME E KUQE fr.em.,fj.,zool.,L. Ardeola raloides.- shpend I familjes së Gatave, që rron afër ujërave dhe moçaleve. (FGJSH f. 61).

   ÇAK

            9975.BËN ÇAK (arma) fr.fol.,onomat.- nuk ndez, nuk shkrep (arma). (FGJSSH f. 133, 239). S.shih sin: nuk ia bën cang (arma)

            9976.NUK BËN ÇAK dikush fr.fol., iron.-1. nuk lufton fare dikush, nuk e përdor fare armën dikush, nuk e shkrep,nuk e shkreh ffare armën dikush, nuk kërcet fare me armë dikush. (FGJSSH f. 239). S.shih sin: nuk ia bën bam dikush.2. nuk përpiqet fare për të punuar diçka dikush. (JTH-FFGJSH f. 167). S. shih sin: nuk ia bën çak dikush

            9977.NUK IA BËN ÇAK dikush fr.fol., iron.,onomat.-1. (punës etj.)nuk bën dot gjë dikush, ngec dikush, nuk ia nis fare (punës etj.) dikush, nuk punon fare dikush, nuk prek gjë (punë etj.) me dorë  dikush, përton shumë të punojë dikush, nuk e prek fare (punën etj.) dikush, nuk provon, nuk matet, nuk përpiqet, nuk mundohet fare të punojë dikush. (PETZE-TRO-I f. 196, PETZE-FSHFRR f. 42). S.as jep, as merr dikush; nuk e bën çak dikush; nuk ia bën çak me dorë (punës etj.) dikush;  nuk ia bën çap (me dorë) (punës etj.) dikush; s’ e bën çëk (fare) dikush; nuk ia bën çkrrap me dorë dikush; s’ e bën asnjë duk dikush; nuk ia bën një dyshe (punës) dikush; nuk bën erë pune dikush; nuk ia bën përriu dikush; nuk ia bën shenjë (punës etj.) dikush; nuk ia bën as tap me dorë dikush (punës etj.);nuk bën gjë prej gjëje dikush; nuk ia bën vër me dorë dikush (punës etj.); s’ e kap me dorë (një punë ) dikush; s’ e lag këmbën dikush; nuk ia lë shenjë (punës) dikush; nuk e luan dorën dikush; s’ i luan duart as këmbët dikush; nuk e luan as gishtin (e vogël dikush; nuk luan as këmbë, \s dorë dikush; e mban bythën palë dikush; s’e merr ndore (një punë) dikush; nuk ia ngjet çak (punës etj.) dikush; po t’ i bjerë hunda në tokë, nuk ia bën çak (punës etj.) dikush; nuk prek asgjë(gjë) me dorë dikush; s’ e prek me dorë (një punë) dikush; nuk prek punë me dorë dikush;  nuk zë gjë me dorë dikush; s’ e zë me (në) dorë (një punë etj. dikush).2. (armës) nuk e shkreh, nuk e shkrep armën dikush, nuk lufton fare dikush. (MGJ-FGJSH f. 68). S. shih sin: nuk ia bën bam dikush

            9978.NUK IA BËN AS ÇAK, AS BAM dikush  fr.fol.,onomat.-nuk lufton fare dikush, nuk e përdor fare armën dikush, nuk e shkrep,nuk e shkreh fare fare armën dikush,  nuk kërcet fare me armë dikush. (FGJSSH f. 239). S.shih sin: nuk ia bën bam dikush

            9979.NUK IA BËN AS ÇAK, AS BUM dikush  fr.fol.,onomat.- . nuk lufton fare dikush, nuk e përdorfare armën dikush, nuk e shkrep,nuk e shkreh fare fare armën dikush,  nuk kërcet fare me armë dikush. (FGJSSH f. 93). S.shih sin: nuk ia bën bam dikush

            9980.NUK IA BËN ÇAK ME DORË (punës etj.) dikush fr.fol.,onomat.,iron.- nuk ia nis fare (punës etj.)  dikush, nuk punon fare dikush, nuk prek gjë ( punë etj.)  me dorë  dikush, përton shumë të punojë dikush, nuk e prek fare (punën etj.) dikush, nuk provon, nuk matet fare të punojë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: nuk ia bën çak (punës etj.) dikush

           9981.E BËN ÇAK-FAK diçka (punën etj.) dikush fr.fol.,id.- e bën, e mbaron, e përfundon (një punë etj.) dikush shpejt e shpejt, menjëherë, sakaq, pa humbur kohë. (NMUS-SHPK f. 16). S. Shih sin: e bën aty për aty diçka (punën etj.) dikush           

            *9982.ÇAK E ÇUK fr.ndf.,id.- ndonjë-herë, rrallë e rrallë, rrallë e tek.- Nxituan pastaj të lajmëronin  të shtëpisë  dhe plaku, çak e çuk, ngjiti bregun majë të cilit  ishin kullat e tyre. (DHSSH-MY f. 31). Përreth shtëpive të gurta të vjetra… që shtrihen rrafshinës çak e çuk… vetëm rrugët e rrugicat i lidhnin. (YSH te: JR nr. 1/ 75 F. 122). S.shih sin: aty-këtu, aty e këtu

            *9983.ÇAK-ÇUK fr.ndf.onomat.- imitim i krismës, zhurmës së diçkaje.- Unë endesha nëpër dhomë duke dëgjuar zhurmën e breshrit që vinte çak-çuk mbi pullaz dhe mbi ullukë. (FB-M f. 114). Do të ndihmonin babanë e tij  të gjatë e të kërrusur që e ndizte çak-çuk duhanin me masat. (FB-M f. 129).

            *9984.ÇAK-FRAK fr.ndf.,id.-menjëherë, sakaq, sakaqherë, shumë shpejt,  përnjëherë, për-njëherësh,  shpejt e shpejt, pa e zgjatur fare, pa humbur kohë, pa vonuar fare.- Iu kujtua çak-frak në atë rast se  kafenë e ka pasë derdhur një mot mu në këtë tavolinë. (MI-G f. 100). Gjarpërishtja, çak-frak ndjente thellë në kraharor një zjarr bubulak, një palë drithërimash. (MI-FV f. 185). S.shih sin: aty për aty

            *9985.NUK E LË TË BËJË ÇAK dikë dikush fr.fol.,onomat.- nuk e lë të lëvizë a të punojë fare dikë dikush.-Xha Dalipi është frëng…s’ të lë të bësh  çak. (MK-AJ f. 169).

            9986.NUK IA NGJET ÇAK (punës etj.)  dikush fr.fol., onomat.- nuk ia nis fare (punës etj.)  dikush, nuk punon fare dikush, nuk prek gjë ( punë etj.)  me dorë  dikush, përton shumë të punojë dikush, nuk e prek fare (punën etj.) dikush, nuk provon, nuk matet fare të punojë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: nuk ia bën çak (punës etj.) dikush

            9987.PA BËRË AS ÇAK, AS BAM fr.ndf., onomat.,meton.- 1.pa luftuar fare, pa luftë, pa shkrehur asnjë armë, pa e shkrepur armën. S.shih sin: pa çak, pa bam.2. pa ndonjë mundim, përpjekje, pa u munduar ,pa u përpjekur fare, pa gjetur, ndeshur asnjë vështirësi, fare pa pengesë. (FGJSSH f. 239, 1867). S. shih sin: si në gjalpë

            9988.PA BËRË AS ÇAK, AS BUM fr.ndf., onomat.,meton.- 1.pa luftuar fare, pa luftë, pa shkrehur asnjë armë, pa e shkrepur armën. S.shih sin: pa çak, pa bam.2. pa ndonjë mundim, përpjekje, pa u munduar ,p u përpjekur fare, pa gjetur, pa ndeshur asnjë vështirësi, fare pa pengesë. (FGJSSH f. 93). S. shih sin: si në gjalpë

            *9989.PA ÇAK, PA BAM  fr.ndf., meton.- 1. pa luftuar fare, pa luftë, pa shkrehur asnjë armë, pa e shkrepur armën. (FGJSSH f. 93, EQSHI f. 215).- More, ti mirë, e lave veten, e çove subash Brahimin në atë botë,- tha Mark Makushi.- Po ne po kalbemi këtu pa çak, pa bam! Si pula! (PARB-V f. 317). S.pa bërë as çak, as bam (as çak, as bum) ; pa bërë çklak ; pa e shkrepur një herë.2. pa ndonjë mundim, pa përpjekje, pa gjetur, ndeshur asnjë vështirësi, fare pa pengesë . (FGJSSH f. 239). S. shih sin: si në gjalpë

ÇAK-U

            9990.DEL SI ÇAKU  PARA PELËS dikush fr.fol.,iron.- del e flet i vogli, i riu para të madhit, të moshuarit (pa i lënë atij radhë të flasë). (JTH-K f. 145). S.shih sin: del si bishti i gomarit dikush                                    

ÇAKA-ÇAKA

           9991.ÇAKA-ÇAKA fr.ndf.,id.- lara-lara, me lara, me pulla, me pika. (FIA-FSHRR f. 68). S.shih sin : cirka-cirka

ÇAKAÇUKTHI

           9992.LUAJNË ÇAKAÇUKTHI fr.fol., fj.- luajnë me bizë, duke e hedhur me mënyra të ndryshme, që të ngulet me majë në tokë të butë. (FGJSSH f. 239, JNU-FPM f. 38, JANU-2/78 f.217). S. luajnë kutalethi.

ÇAK/ALL-ALLI

           9993.ÇAKALLI BËRI KËRDNË, UJKUT I DOLI NAMI fr.proverb.-i thuhet për dikë që ka bërë shumë të këqija, por është fshehur  pas dikujt tjetër që njihej nga të gjithë si keqbërës. (FGJSSH f. 2084).

           9994.ÇAKALLIT LËSHOJA UJKUN fr. proverb.- keqbërësin më pak të njohur e mposht, e mund keqbërësi më i njohur. (FUSH f. 74).

           *9994a.ÇIRRET SI ÇAKALL dikush fr.fol.,ftill.-bërtet, çirret sa mund dikush.-Halla e Razimit i preu xha Veliut  rrugën  dhe po i merrte kaun. Ta dëgjoje si çirrej , si çakall ! (ZSA-VL-3 f. 340). S. shih sin : bërtet me tërë gurmazin  që ka  dikush     

           9995.E DI ÇAKALLI KU KA PRE fr.fol.,ftill.- secili e di punën, hallin vetanak më mirë se çdokush tjetër, secili e di, e njeh më së miri, fare mirë punën, gjendjen e vet vetanake, çdo njeri i di më mirë vetë  punët a hallet e veta. (FUSH f. 663).S. shih sin : bleta di si bëhet mjaltë

           9996.HA SI ÇAKALL dikush  fr.fol., ftill., krah.-ha duke u ngutur shumë dikush, ha shpejt e me rrëmbim dikush. (FGJSSH f. 240). S. shih sin : ha bukë me grushte barkut dikush

            9997.MBETET SI ÇAKALI SHURDH (I SHURDHËR) dikush fr.fol. ftill.,krah.- 1. mbetet i hutuar dikush. S. shih sin: mbetet si dhia në hell dikush.2. mbetet i mundur, i pafuqishëm dikush..3. mbetet i matufosur dikush. (UÇ -3/ 80 f. 137, 145).

ÇAKALL/E-JA

            9998.BËHET ÇAKALLE dikush fr.fol., iron.- flet shumë e pa pushim  dikush, bëhet llafazan dikush. (MIGOJ-F-II f. 17). S.shih sin: s’ pushon si çakallja e mullirit dikush

            9999.I BËHET ÇAKALLE dikujt dikush fr.fol.,iron.- e ledhaton, e merr  me të mirë dikë dikush ( për të përfituar diçka a për ta mashtruar), e lajkaton, e lajkatis dikë dikush, i laritet, i lajkatohet, i lëvyret, i lëpihet dikujt dikush, i përshpirtet, i përlëkuret, i lëvaret dikujt dikush. (HB-FPD f.61).S.shih sin: e merr me dhele dikë dikush; ia kreh bishtin dikujt dikush

            10000.BËHET SI ÇAKALLE (ÇA-KALLJA) E MULLIRIT dikush fr.fol.,krah. ,iron.- flet shumë e pa pushim dikush. (HK f. 149, FIA f. 275). S. shih sin: s’ pushon si çakallja e mullirit

            10001.I BIE NJË ÇAKALLEJE me dikë dikush fr.fol.,iron.- flet a vepron në mënyrë që t’ ia bëjë qejfin  dikujt dikush,  flet  a vepron si t’i vijë mbarë dikujt dikush. (FGJSSH f. 240). S. shih sin: i shkon pas (sipas) avazit dikush dikujt, shkon pas (sipas) avazit të dikujt dikush

            *10002.BLUAN SI ÇAKALLE MU-LLIRI (SI ÇAKALLE E MULLIRIT) dikush fr.fol.,iron.- flet shumë e pa pushim dikush, flet shumë e pa u përmbajtur fare dikush, nuk pushon së foluri  dikush.- Afroi veshin  te dera të përgjonte Çunin, i cili tashmë ishte zgjuar dhe bluante  si çakallja e mullirit. (XHHA-T f. 50). S. shih sin: s’ pushon si çakallja e mullirit

            10003.ÇAKALLE MULLIRI, ÇAKA-LLE E MULLIRIT fr.em.,met., iron.- llafazan, fjalaman, ai që flet shumë e pa pushuar, ai që flet pa u ndalur e s’ bën asgjë.(ALSI te: Leka nr. 5/1930 f. 148,EQSHI f.171, JTH-FFGJSH f. 168). S. çakë mulliri, çakë e mullirit; daulle e shpuar; gramafon i prishur; legen i shpuar; teneqe e shpuar; thes i grisur (i shpuar)

            10004.ËSHTË (SI) ÇAKALLE MULLIRI, (SI) ÇAKALLE E MULLIRIT) dikush fr.fol.,iron.-është llafazan i madh  dikush, flet shumë e pa pushim, pa u ndalur dikush. (HB-I f. 194, HB-III f.212). S.shih sin: s’ pushon si çakallja e mullirit dikush

            10005.FLET SI ÇAKALLE MULLIRI (SI ÇAKALLE E MULLIRIT) dikush fr.fol.,ftill., krah.,iron.- flet shumë e pa pushim dikush, flet shumë e pa u përmbajtur fare dikush, nuk pushon së foluri  dikush. (FGJSSH f. 240, IST f. 162). S. shih sin: s’ pushon si çakallja e mullirit

            10006.E HAP ÇAKALLEN dikush fr. fol.,iron.-  flet shumë e pa u përmbajtur fare dikush, nuk pushon së foluri  dikush, është llafazan i madh dikush, nuk i pushon goja së foluri dikujt, flet shumë e pa pushim dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: s’ pushon si çakallja e mullirit 

            10007.I KËRCET ÇAKALLJA dikujt fr.fol., iron.- flet kot e pa pushim  dikush. (PETZE-FSHFRR f. 42). S. shih sin: s’ pushon si çakallja e mullirit

            10008.E LËSHON ÇAKALLEN dikush fr.fol.,iron.- nis të flasë  shumë e pa pushim  dikush, nis të flasë prapë e mbarë dikush, nis të flasë shumë  e për lumë dikush. (PETZE-FSHFRR f. 42). S. shih sin: s’ pushon si çakallja e mullirit

            10009.MBYLLE ATË ÇAKALLE! fr. fol., iron.- mos bëzaj! hesht! mos fol më! mos fol shumë! mos fol kot! (BQ-DSH). S. mos çaj dërrasa (pordhë)! mos fol më tej! kyçe (mbaje) gojën! kyçe +grykën! mbaje gojën! mbaje gjuhën  pas (prapa)  dhëmbëve (ndër dhëmbë, në mes të dhëmbëve)!mbaj vendin! mbylle gojën! mëshoi vendit! mjaft më! qepe gojën! shtrëngoje gjuhën  pas (prapa) dhëmbëve (ndër dhëmbë, në mes të dhëmbëve)! ule mullirin (gurin e mullirit)! vëri fre gjuhës! vëri jastëk fjalës! Ant. hape gojën!

            *10010.MBYLLET ÇAKALLJA E MULLIRIT fr.fol.,iron.- nuk flitet më, heshtet.- A mbyllet çakallja e mullirit? (DD te: R, 2.III. 1981 f. 16).

              10011.S’ NDALET SI ÇAKALE MULLIRI (SI ÇAKALLE E MULLIRIT) dikush fr.fol., meton.,iron.- flet shumë e pa pushim dikush, flet shumë e pa u përmbajtur fare dikush, nuk pushon së foluri  dikush. (HK f. 149). S. shih sin: s’ pushon si çakallja e mullirit

              *10012.NUK PUSHON SI ÇAKALL-JA E MULLIRIT dikush.- fr.fol.,krah.,iron.-flet shumë e pa pushim dikush, flet shumë e pa u përmbajtur dikush, nuk pushon së foluri, së dërdëllituri  dikush, është llafazan i madh dikush,  i lëshon fjalët kot më kot e pa u menduar mirë dikush, flet shumë e pa menduar dikush.-Y, gojë ters! Llaka, llaka, llaka!S’ pushon njëherë, si çakallja e mullirit. (PARB-V f. 354). S S. bëhet çakalle dikush; bëhet si çakalle (çakallja) e mullirit dikush; e bën gojën çorap dikush ; e bën gojën shpellë dikush ;e bën gjuhën të gjatë dikush ; bën si rraptimë mulliri dikush ; i bie mulla e barkut dikujt (duke folur, së foluri) ;  i bie dyshemesë (legenit) dikush; s’ i bie gjuha në gojë dikujt ; bluan bathë dikush; bluan si çakalle mulliri (si çakallja e mullirit) dikush; i bluan goja dikujt; i bluan goja si çakalle mulliri dikujt ;bluan si mulli dikush ;bluan shumë dikush; i bredhërin gjuha para mendjes dikujt ; çel e s’ mbyll dikush ; e çon gojën vrushkull dikush; i del gjuha (llaçka) (na) dikujt ; nuk i dhemb goja dikujt; i ecën gjuha para mendjes dikujt; është cikaçë nga goja dikush; është (si) çakalle mulliri (si) çakalle e mullirit) dikush; është çakatallë dikush ; është (si) çakatallë e mullirit dikush ; është çapellë e qenit dikush; është çarallaz prej goje dikush ; është daulle e prishur (e shpuar) dikush; është i fortë prej fulqie dikush; është gojëçorap dikush; është gojëplotë dikush; është gramafon i prishur dikush ; është gjuhustër dikush; është këmborë e prishur (e shpuar) dikush ; është mbush e zbraz dikush ; është portë pazari dikush ; është sa për pesë dikush; është pllakë gramafoni dikush ; është shoshë e prishur dikush ; është thes i çjerrë dikush; flet e bot dikush ; flet si cinxër dikush; flet si çakalle mulliri dikush; flet si çakatallë dikush ; flet sa për dhjetë dikush ; flet pa fre dikush; flet me pesë gojë dikush; flet pa hesap dikush; flet si mulliri pa ujë dikush ; flet si papagall dikush; flet për Shkup e për Shkodër dikush; flet shumë e për lumë dikush;grin si mulliri pa kokrra (pa ujë) dikush; grin sallatë dikush; ha (ka ngrënë) plëndës pule dikush ; hap e s’ mbyll dikush ; e hap çakallen dikush ;e hap shumë gojën dikush ; e hap gojën çorap dikush ; s’ i hyn gjuha në gojë dikujt; i jep liri gjuhës dikush ; i jep gojës (gjuhës) dikush; i ka fjalët pa para dikush; i ka fulqinjtë e forta dikush; i ka fulqinjtë si fulqi veku  dikush; e ka fytin e madh dikush;e ka gojën si bleta në korrik dikush ; e ka gojën çakalle mulliri dikush;e ka gojën çekërk dikush ;e ka gojën sa një çorap dikush; e ka gojën çorap dikush; e ka gojën hallaqë (kamare) dikush; e ka gojën pa kut dikush; e ka gojën lopatë dikush; e ka gojën si të Lutës dikush; e ka gojën vesh më vesh  dikush; e ka gojën të zgjidhur dikush; ka dymbëdhjetë gjuhë dikush ; ka shtatë palë gjuhë dikush; ka gjuhë dikush ; e ka gjuhën e (të) gjatë dikush ; e ka gjuhën të lagur (lëpjetë, lopatë, të madhe, mashë) dikush;e ka gjuhën një pash (një pëllëmbë) dikush ; e ka gjuhën prej tuli dikush ; e ka llaçkën na dikush ; e ka llaçkën e madhe dikush;  i ka llafet si gurët e lumit dikush; e ka llapën të gjatë (të madhe) dikush;e ka sqepin të gjatë dikush ; ka ngrënë plëndës pule dikush; kakaris si pula pa grurë dikush ; kakaris si pula në vapë (në veri) dikush ; i kërcet çakallja dikujt;i lëshohet gusha dikujt ; e lëshon çakallen dikush; nuk e lëshon fjalën nga goja dikush; e lëshon gojën (pa kut) dikush; e lëshon gojën më të shtatë dikush; e lëshon gojën në tërëshërë dikush;e lëshon gjuhën (llapën) dikush ; i lëshon shumë ujë mullirit dikush ; lëvrin gjuhën dikush ;s' e lidh gjuhën për dhëmbësh dikush; i lidhet gjuha në gojë dikujt ;i lodh  bulshijtë dikush ; e lodh gojën dikush ; llap andej këndej dikush; llap si gryka e gjymit dikush ; nuk e mban gojën dikush; s’ i mban goja arra dikujt ; i mbetet goja çark dikujt; të mbush gunën me fjalë (me llafe) dikush; nuk e mbyll gojën asnjëherë (kurrë) dikush ; nuk i mbyllet goja dikujt; të mbyt me fjalë dikush; e merr tërë botën nëpër gojë dikush; e ndal diellin me fjalë dikush ; s’ ndalet si çakalle mulliri (si çakalle e mullirit) dikush; i njeh fjalët si tespihet në varg dikush; po t’ ia mbyllësh gojën, i leh prapanica dikujt ; ka ngrënë gurmaz pule dikush ;ka ngrënë zorrë kanxhi dikush ; nuk i pushon çapella (goja, gjuha, llaçka) dikujt;nuk i pushon goja me sa ngërgallës dikujt ; nuk i pushon goja si bythë turreci dikujt ;e qet gjuhën (na) dikush ; qet kopalla dikush;e qet llaçkën (na) dikush ; rrah si kërraba në tëpi dikush ; nuk i rri goja (rehat) dikujt; i rri  goja çark dikujt ;  s’ i rri gjuha prapa dhëmbëve dikujt ; nuk i rri gjuha (rehat) dikujt ; e rrit gjuhën dikush ;sikur është zënë në mulli dikush ;sikur ka ngrënë katëkun e pulës dikush ; sikur ka ngrënë plëndës pule  dikush; shet kopalla dikush;thotë dhjetë llafe në një gojë dikush ; (i) thyen dhëmbë e fulqi dikush ;vërtllon si çakë mulliri dikush ; thotë dhjetë llafe në një gojë dikush ; nuk i vë fre gjuhës dikush ;  vihet në blojë dikush ; i vlon goja dikujt; s’ i zë gjuha vend  ndër dhëmbë dikujt ; e zgjat gojën (gjuhën) dikush ; e zgjat gjuhën  si lëpjetë (si lëpushë, si lëpushkë) dikush ; i zgjidhet gjuha dikujt.Ant. nuk bën cik (me gojë) dikush ; është pa gojë dikush

             10013.SI ÇAKALLE MULLIRI fr. ndf., krah.,iron.- pa pushuar së foluri. (HB-FPD f. 60, RUS f. 527).

ÇAKARKA

           10014.QET ÇAKARKA dikush fr.fol., id.- zgjedh ( në të ngrënë, në të veshur, në punë ) dikush (duke gjetur shkaqe e duke bërë vërejtje të ndryshme pa vend e pa arsye). (BQ-DSH). S. bën naze (ngërdhuza) dikush; gjen çakla (kajde) dikush ; nxjerr kajde dikush; qet  çetele (kajde, kanun) dikush; qet surde dikush ; shih sin : i qet bythës hi dikush

ÇAKATALL/Ë-A

  10015.ËSHTË ÇAKATALLË dikush fr.fol., iron.- është fjalaman, llafazan  dikush, flet shumë e pa pushim dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: s’ pushon si çakallja e mullirit

            10016.ËSHTË (SI) ÇAKATALLË E MULLI-RIT dikush fr.fol., iron.- është fjalaman, llafazan  dikush, flet shumë e pa pushim dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: s’ pushon si çakallja e mullirit

            10017.FLET SI ÇAKATALLË  dikush fr.fol.,ftill.,krah.,iron.- flet shumë e pa pushim dikush, flet shumë e pa u përmbajtur fare dikush, nuk pushon së foluri  dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: s’ pushon si çakallja e mullirit

 

ÇAK/Ë-A

            *10018.ÇAKË MULLIRI, ÇAKË E MULLIRIT fr.em.,iron.- fjalaman, llafazan.- Më duket se dërdëllis me plasmë zëri si ajo çaka e mullirit. (MI-FV f. 27). S.shih sin: çakalle mulliri, çakalle e mullirit

            *10019.VËRTLLON SI ÇAKË MU-LLIRI dikush fr.fol.,iron.- flet shumë e pa pushim dikush, flet shumë e pa u përmbajtur fare dikush, nuk pushon së foluri  dikush, është llafazan i madh dikush.-Çka po vërtllon si çakë mulliri: dër-dër-dër! (MI-D f. 174). S. shih sin: s’ pushon si çakallja e mullirit

ÇAK/ËL-LA

           10020.S’ BËN  ASNJË (NJË) ÇAKËL diçka fr.fol.,iron.- nuk vlen fare diçka, nuk ka asnjë vlerë diçka, nuk ka fare vlerë diçka. (FGJSSH f. 240). S.shih sin: është avull lakrash diçka

ÇAK/ËLL-LLI

            *10021.BËHET ÇAKËLL dikush diku a në diçka (në një punë) fr.fol.,iron.- përzihet, ndërhyn, merr pjesë diku a në diçka  (në një punë) dikush. (HK f. 148). S.-Dikush edhe pa nevojë bëhet çakëll. (KSY-SHZ f. 64).S. shih sin:  bëhet biber dikush diku a në diçka (në një punë)

            *10022.E BËN ÇAKËLL diçka dikush fr. fol.,met.- e thyen, e copëton, e thërrmon në copë, në pjesë shumë të vogla diçka dikush.- Vendin e Kolës në përfytyrimin e tij e zuri Dani. Dani që të bluan siç bluan shkëmbin dhe e bën çakëll. (FHA-GSH f. 96). S.shih sin: e bën bërdoz diçka dikush

            10023.I HEDH ÇAKËLL diçkaje dikush fr.fol. ,iron.- ndërhyn me fjalë në një bisedë dikush për të ngatërruar sqarimin e diçkaje. (FGJSSH f.661). S. shih sin:  bëhet biber dikush diku a në diçka (në një punë)

ÇAKËRR

              *10024.E SHIKON ÇAKËRR dikë a diçka dikush fr.fol.,ftill.- e vëngëron dikë a diçka dikush, e shikon me inat a keqdashje, armiqësi, urrejtje dike a diçka dikush, e shikon me zili a me mospërfillje, përbuzje, përçmim, dyshim a mosbesim dikë a diçka dikush.- Po në këtë çast , togerit i shkuan sytë te Prenoja, që po e shikonte çakërr. (KJ-F-I f. 237). S.e shikon si bushtrën  dikë  dikush ; e shikon me sy (të)  shtrembër  dikë a diçka dikush ; e shikon nën sy dikë a diçka dikush; e shikon  shtrembër (vëngër)  dikë a diçka dikush

ÇAKËRROK

              10024a. LUAN ÇAKËRROK dikush  fr. fol., ftill.- luan së bashku me fëmijë të tjerë, ndër të cilët  njëri prej tyre mbyll sytë dhe duhet të gjejë të tjerët që janë fshehur. (MISA-K f. 196). S.luan kukafshehtas (symbyllazi, symbyllthi) dikush

ÇAKËRRQEJF

            *10025.BËHET ÇAKËRRQEJF dikush fr.fol., fj.- thekmezet, qejfliset, qejfleiset dikush, bëhet, vjen në gjendje të mirë shpirtërore dikush, nuk ka më zymtësi në fytyrë e në shpirt dikush.- Ishim bërë çakërrqejf, kur lehën qentë dhe një zë  i trashë prej burri u dëgjua përmatanë gardhit. (DHSSH-MY f.14). Ata pinë shumë. Demirin e zuri. Bajaziti, u bë çakërrqejf. (SUKRA-BN f. 160). Babai i Fredit dhe nëna u bënë çakërrqejf, veç çuçurisnin. (EM te: JR nr. 5/ 70 f. 733). Aty nga mesi i natës u bë çakërrqejf: bëri të ngrihej e të shkonte në harem, që të kalonte kusurin e natës. (SS-S f. 78). S.bëhet më (në) qejf dikush; i çelet   fytyra dikujt; i ëmbëlsohet fytyra dikujt; i hipën afshi dikujt; i ngrohet zemra dikujt; u vjen boja në vend dikujt; vjen në formë (të mirë) dikush; vjen në huj të mirë dikush, vjen në huje të mira dikush; i vjen humori dikujt; vjen në orë të mira dikush; vjen në qejf dikush. Ant. bëhet bungur dikush; ndërron çehre dikush, e ndërron çehren dikush

            *10026.E BËN ÇAKËRRQEJF dikë   diçka a dikush fr.fol.fj.- e thekmez, e qejfleis dikë   diçka a dikush,e bën në gjendje të mirë shpirtërore dikë diçka a dikush.- Ata nuk i bëri çakërqejf muzika po alkooli, alkooli moj, alkooli i kafe-restorantit...(MI-SHT f. 47). Nuk vonoi e vera e bëri çakërrqejf. Nisi të këndonte me sa zë kishte në gurmaz. (KJ-F-II f. 40).S. e bën  në huje të mira (në orë të mira, në qejf) dikë diçka a dikush; ia çel ballin dikujt diçka a dikush; ia kthjellon ballin dikujt diçka a dikush; ia ngroh barkun (zemrën) dikujt diçka a dikush; e sjell në formë (të mirë) dikë diçka a dikush; e sjell në qejf dikë diçka a dikush

            *10027.I BËRË ÇAKËRRQEJF për diçka fr.mb.,fj.- i  thekmezur, qejfleisur për diçka, i(e)  thekur për diçka, që ka dëshirë, që ka qejf për diçka, qejfli, në gjendje të mirë shpirtërore.- Lluka, i bërë çakërrqejf, shtoi: -Lëre atë llaf, nuk duket se ku vret mendja e Mehdiut. (DHIKA-A f. 78). Dikush, i bërë çakërrqejf, i  dha një pako çamça-këz dhe dy tullumbace për fëmijët. (RGJ-KR f. 25). Ndërkohë lart në divanhane, i bërë çakërrqejf, beu na u ngrit e me pagurin  e rakisë në dorë, zuri të flasë. (TKO-E f. 47). Mitropoliti, i bërë çakërrqejf, mbuloi dorën e bardhë të dhaskalicës. (SS-Z f. 392). S. i bërë në qejf; me çehre të çelur; me çehre të mirë; me hënë (me hënëz) të mirë; me huje të mira; me orë të mira; me zemrën e ngrohtë, me zemër të ngrohtë; në damar të mirë; në formë; në huje të mira; në orë të mira; në qejf. Ant.me ballin e vrenjtur

            10028.ËSHTË ÇAKËRRQEJF dikush fr.fol., ftill.- është i thekmezur, i thekur, i qejfleisur dikush, është në gjendje të mirë shpirtërore dikush, është i kthjellët në fytyrë dikush, shpreh gëzim e kënaqësi dikush. (VK f. 245). S.është me hënë të mirë dikush;është në bend të mirë dikush; është në damar (dell) të mirë dikush; është në formë (të mirë) dikush; është me hënë të mirë dikush;  është në huje të mira dikush; është në orë të mirë (në orë të mira) dikush; është në qejf (të mirë) dikush; është në rrebe të mira dikush; është me zemër të ngrohtë dikush; ka zemër të ngrohtë dikush; ndrit si bari në brymë dikush; ndrit si bari me vesë dikush; i qesh çehrja (fytyra) dikujt. Ant. është çartrafil dikush

ÇAKJ/E-A

            10029.S' KA ÇAKJE për ( të bërë) diçka dikush fr.fol.,id.- nuk ka fuqi, mundësi a zotësi për të bërë diçka dikush. (JANU-2/78 f. 217). S. shih sin: s' ka bythë për diçka dikush

ÇAKLA-T

            *10030.I BAN ÇAKLAT dikush fr. fol.meton.- ikën, largohet, shpërngulet nga një vend dikush me të gjitha që ka. (HK f.146).-Regati bajti çaklat para kohe nga Sidra. (BIKE te: R, 29. III. ? f. 2). Më thanë mua ata: baj çaklat! Mua-baj çaklat! Mua!! (RKE te: JR nr. 1/ 1976 f. 41). S. shih sin: i mbledh çepërkat dikush

            10031.IA BAN ÇAKLAT dikujt dikush fr.fol., iron.- e përzë, e dëbon  dikë dikush nga një vend, e detyron të largohet, të shpërngulet nga një vend dikë dikush, e bën të ikë  nga sytë këmbët dikë dikush, e ndjek nga një vend dikë dikush (BQ-DSH). S. shih sin: i (ia) vë cipalin dikujt dikush

            10031a.FLET ÇAKLA dikush fr.fol., iron.- flet pa përgjegjësi, pa i peshuar mirë fjalët dikush, i lëshon fjalët pa ditur se ç' thotë, përrallis,    llomotit, rokanis dikush, s' e di se ç' thotë dikush. (FGJSSH f. 240). S. shih sin: flet në arë e në stom dikush

            10032.GJEN ÇAKLA dikush fr.fol., iron.- zgjedh në të ngrënë, në të veshur, në punë  dikush (duke gjetur shkaqe e duke bërë vërejtje të ndryshme). (HB-FPD f. 61).S.shih sin : qet çakarka dikush

            10032a.IKËN ME ÇAKLA NË KRAH dikush fr. fol.,meton.- ikën, largohet, shpërngulet nga një vend dikush me të gjitha që ka, me çdo gjë që ka. (AVSU-SHPMGJ f. 90). S. shih sin: i mbledh çepërkat dikush

            10033.S’ KA NJË KANXH ÇAKLA dikush fr.fol.,meton.- është shumë i varfër dikush, s’ ka asgjë mga pasuria dikush. (PETZE-FSHFRR f. 42). S. shih sin:nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush

            *10034.I MBLEDH ÇAKLAT dikush fr. fol., meton.-1a. përgatitet për të ikur, për t' u larguar,nisur,  për t' u shpërngulur (nga një vend) dikush me të gjitha që ka, bëhet gati për ikje, për largim, për shpërngulje nga një vend dikush me të gjitha që ka . -Krye të shtatës mblodhën çaklat e tyre  dhe shkuan pasi më paguan mirë. (JB te : JR nr. 4/85 f. 633). I mblodhi çaklat dhe u nis kah sytë këmbët. (AME te : F nr. 11/ 85 F. 7). Nëse nuk i përgatit të hollat për nesër, atëherë mund t’ i mbledhësh çaklat. (RSU te: JR nr. 1/ 63 f. 58). 1b. ikën, largohet, tërhiqet, shpërngulet nga një vend dikush me të gjitha që ka. (FGJSSH f. 240, 1075).-Nëse më pyet edhe një herë, do t’ i mbledh çaklat dhe kurrë më nuk do të më shohësh. (RK te: JR nr. 1/ 77 f. 22). Dhjetëra kolonë serbë nga Kroacia dhe Bosnja i kanë mbledhë çaklat. (EDU te: B, 24 korrik 1996 f. 6). S.shih sin: i mbledh çepërkat dikush

            10035.MERRET ME ÇAKLA dikush fr.fol., iron.-  merret me hollësira, imtësira të parëndësishme, të panevojshme dikush, merret me punë pa vlerë e pa rëndësi. (L.L. f. 90, FGJSSH f. 240). S.shih sin: vepron si Aristarku dikush

            10036.I NGRE ÇAKLAT dikush fr.fol., meton.-1a. përgatitet për të ikur, për t' u larguar, për t' u shpërngulur (nga një vend) dikush, bëhet gati për ikje, për largim, për shpërngulje nga një vend dikush. 1b. ikën, largohet, tërhiqet,  shpërngulet nga një vend dikush.. (HB-III f. 213). S.shih sin: i mbledh çepërkat dikush

ÇAKLA-MAKLA-T

            *10037.ÇAKLA-MAKLA-T fr.em.shm.-sende, plaçka të vogla të përdorura a të vjetëruara e pa ndonjë vlerë.- Me... një valixhe me çakla-maklat dhe stolitë e veta, iu derdh  në përqafim bashkëshortit të dytë. (MI-SHT f. 297). S.cingra-mingra-t; çangla-mangla-t; çikla-mikla-t

            *10038.I MBLEDH ÇAKLA-MAKLAT dikush fr.fol.,meton.-1a. përgatitet për të ikur, për t' u larguar, për t' u shpërngulur (nga një vend) dikush, bëhet gati për ikje, për largim, për shpërngulje nga një vend dikush.- Duhet t’ i mbledh çakla-maklat e mia dhe t’ ia çaj nga sytë këmbët. (MI-FV f. 45). Ymer Ymeri…i mblodhi çakla-maklat e veta dhe iu drejtua qytetit. (MI-FV f. 67). 1b. ikën, largohet, tërhiqet,  shpërngulet nga një vend dikush.S.shih sin: i mbledh çepërkat dikush

ÇAKMAK-U

            10039.ËSHTË ÇAKMAK PA GUR dikush fr. fol.iron.-  është i rrëmbyer e gjaknxehtë dikush, është i papërmbajtur dikush. (NMUS-SHPK f. 37). S. shih sin: është si derri në thark dikush

ÇAKLLAZ-I

            10040.I BËHET ÇAKLLAZ NË SY dikujt dikush a diçka fr.fol.,met.-e urren së tepërmi dikë a diçka dikush  i bëhet i padurueshëm, i mërzitshëm dikujt dikush a diçka, i mërzitet shumë, pa masë dikujt dikush a diçka. (BQ-DSH). S.shih sin: i bëhet dergjë dikujt dikush a diçka

ÇAKTHI

            10041.SHTIE ÇAKTHI MBI TË TJERËT dikush fr.fol.,id.- shquhet, dallohet mbi të tjerët dikush, është më i fortë e më i zoti se të tjerët dikush. (FGJSSH f. 241, 1929). S.shih sin: ha bukë veç dikush

            ÇAKUA-ÇAKOI

            10042.ËSHTË ÇAKUA dikush (fëmija) fr. fol.,iron.-është trazovaç, ngucakeq, peshkeq, ngatërrues, zullimçar, shkatërrimtar i pashoq dikush, s' lë dy gurë bashkë dikush. (AXH-XLIV f. 168). S.shih sin: (e) përmbys botën dikush (fëmija)

ÇAL

            *10043.ÇAL MË ÇAL fr.ndf.,fj.- çalthi, duke çakuar.-Çapitet çal më çal, buall i kënaqur shtriqet me javash. (LLS-M f. 33).S.shih sin: çalë-çalë

ÇALË-ÇALË

            *10044. ÇALË-ÇALË fr.ndf.,fj.- çalthi, duke çaluar.- Ramë Samarxhiu.E pamë tek ikte çalë-çalë. (KJ-F-II f. 180). Vetëm ca bishtra… tërhiqeshin çalë-çalë në drejtim të Krujës. (BILXHA-KR f. 73). Por, ai po dilte përsëri nga vrima, vërtet çalë-çalë e lecka-lecka sa për t’ u dukur se ishte në ditë të hallit, po me zemër të përtërirë në kraharor. (SS-BL f. 139). S.çal më çal; ngëcë-ngëcë                                                                                                                                                                  

            *10045.ECËN ÇALË-ÇALË dikush fr. fol., ftill.- çalon, shqepon dikush, ecën me një këmbë dikush . (VK-II f. 194).- Tek ecte çalë-çalë përpjetë kalldrëmit. (PI-P f. 46). Qeni shtrembë-rohej për shëmtim... dhe ecte çalë- çalë  midis spektatorëve. (PARB-PA f. 82). Netëve të ftohta ecën çalë çalë. (IK-VPZ f. 107).   S. ecën çalthi dikush

ÇALË (I)

            10046.PO TË QËNDROSH ME TË ÇALIN, DO TË MËSOSH TË ÇALOSH fr.proverb.-  pot ë rrish, po të shoqërohesh me njerëz të këqinj, do të marrësh veset e tyre. (FGJSSH f. 241).

ÇALON

            10047.EDHE ÇALON,EDHE SHQEL-MON dikush fr.fol.,iron.- ka kërkesa të mëdha dikush, megjithëse mundësitë e aftësitë i ka të pakta, kërkon diçka dikush  jashtë mundësive e aftësive vetanake, e mban veten lart pa qenë askushi dikush, është edhe shumë i varfër, edhe mendjemadh, mburravec dikush,është njeri pa vlerë dhe memendjemadh, mburracak dikush. (FUSH f. 601). S.shih sin: breshri e rrah e hunda me majë

ÇALTHI

                             .

            10048.ECËN ÇALTHI dikush  fr.fol., fj.- ecën me një këmbë dikush, çalon, shqepon dikush. (AXH-XLIV f. 168). S.shih sin: ecën çalë-çalë dikush

        10049.LUAJNË ÇALTHI fr.fol.,fj.- luajnë duke kërcyer me një këmbë. Fiton ai që ecën më shumë. (JNU-FPM f. 39).

ÇALLA-ÇALLA

            10050.BËHET ÇALLA-ÇALLA fr. fol., id.- 1. (buza, toka etj.) plaset, plasaritet (buza, toka etj.). (AXH-XLIV f. 168).2. (një gjymtyrë trupi) prehet keq, rëndë (një gjymtyrë trupi), shkallohet (një gjymtyrë trupi). (HB-II f. 193).

            10051.E BËN ÇALLA-ÇALLA (një gjymtyrë trupi) dikush fr.fol.,id.- e pren,e pret keq, rëndë (një gjymtyrë trupi) dikush, e shkallon (një gjymtyrë trupi) dikush. (HB-FPD f. 61, HB-MLK f. 41).

ÇALLAT/Ë-A

            10052.BËHET ME ÇALLATA diçka  (sëpata etj.) fr.fol.,fj.- çallatohet, çallohet, quplohet, topitet, i trashet presa,tehu (sëpatës etj.), nuk pret më (sëpata etj.),i bëhet presa, tehu (sëpatës etj.) dhëmbë-dhëmbë. (AXH-VII f. 161, FGJSH f. 452). S. bëhet çatall (çekure, dhëmbë-dhëmbë, qykë) sëpata etj.) ; merr çallatë (sëpata etj.)

            10053.E BËN ME ÇALLATA (thikën, sëpatën  etj.) dikush fr.fol.,fj.-e çallaton,e quplon, e topit, e bën të mos presë më (thikën, sëpatën etj.) dikush, e trash presën ( e thikës, e sëpatës etj.) dikush, e cila më nuk pret. (KR f. 66,VK f. 97, FIA F. 246). S.e bën çatall (tyk) (thikën, sëpatën etj.) dikush

            10054.MERR ÇALLATË (sëpata etj.) fr.fol., fj.- çallatohet, çallohet, quplohet, topitet, nuk pret më (sëpata etj.). (AXH-VII f. 161).S.shih sin: bëhet me çallata (sëpata etj.)



(Vota: 54 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx